Author: tirana

Nga adhurues të natyrës, deri tek aventurierët me kanoe e turistë që kërkojnë qetësinë, Vjosa ofron një eksperiencë të rrallë dhe të paprekur nga civilizimi modern. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga brigjet e lumit plot turistë. Me rrjedhën e saj të lirë përmes kanioneve, pyjeve të dendur dhe fushave të gjelbra, Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër në Europë. Kjo veçori e bën atë një magnet për turistët që kërkojnë autenticitet, biodiversitet dhe aktivitete të qëndrueshme në natyrë. Autoritetet shpresojnë që përmes promovimit dhe ruajtjes së Vjosës si Park Kombëtar, Shqipëria të kthehet në…

Read More

Këngëtarja Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja e saj nga aktori Orlando Bloom. Dyshja u pa duke darkuar në restorantin “Le Violon” në Montreal të hënën, gjatë turneut të Perry në Kanada. Në pamjet e siguruara nga TMZ, Perry dhe Trudeau duken të përfshirë në një bisedë të afërt, me buzëqeshje dhe gjeste miqësore, duke ndezur menjëherë spekulimet për një lidhje të re. Perry është aktualisht në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën private, por edhe për albumin e saj të fundit “143”, i…

Read More

”Plagët kufitare. Faza e re e modelit shqiptar”, u përgatit nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit në bashkëpunim me Grupin e Kontaktit të Parlamentit Italian dhe atij Europian. Në këtë tryezë u fol edhe për kampin në Gjadër, ky kjo motedë për ta krijon një sistem ndërkombëtar paraburgimi administrativ, të karakterizuar nga transparencë e ulët dhe një rrezik shumë i lartë i shkeljes së të drejtave themelore. Monitorimi në terren nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit ka konfirmuar një sërë çështjesh kritike sistemike, si në aspektin e kujdesit shëndetësor ashtu edhe në aspektet ligjore dhe organizative. “Transferimet nga Qendrat e…

Read More

”Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”,-tha Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një letër të dërguar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kos ka përsëritur në letër se të drejtat e pakicave kombëtare janë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE. Ajo ka shtuar se nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato…

Read More

Në kuadër të aksionit të lirimit të hapësirave publike, biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar pa leje një impiant gazi (TEC) në tokë shtetërore, në zonën e Delvinës. Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe Inspektoriatin e Mjedisit. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale, të cilat sinjalizuan për ndërtimin e një impianti gazi pa leje në një pronë publike. Gjatë kontrollit, autoritetet konstatuan se kompania “Delvina Gas”, degë e një kompanie të regjistruar në Ishujt…

Read More

Pas urdhër të SPAK-ut, janë sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal. Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot takim me drejtuesit e spitaleve rajonale në mbarë vendin, në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik. Në fjalën e saj, ministrja kërkoi nga strukturat përkatëse angazhim për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe gatishmërinë për menaxhimin e fluksit të shtuar të pacientëve dhe përforcimin e ekipeve të urgjencës. “Të gjithë strukturat spitalore që kanë fluks të shtuar pushuesish vendas dhe të huaj do duhet të jenë në gatishmëri njësoj si muajt e kaluar, por me një fokus të shtuar…

Read More

Kina ka prezantuar një projekt ambicioz që mund të ndryshojë rrënjësisht transportin e shpejtë në botë. Kompania shtetërore CRRC zbuloi trenin e saj më të ri me levitacion magnetik (maglev), nuk prek hekurudhën, i cili pritet të arrijë shpejtësinë prej 600 km/h, duke u bërë një nga trenat më të shpejtë në botë dhe më i shpejti në Kinë. Ky model inovativ përdor rrota gome deri në 150 km/h, përpara se të kalojë automatikisht në levitacion magnetik, çka eliminon fërkimin me shinat dhe rrit ndjeshëm efikasitetin. Sipas projektuesve, koha e udhëtimit mes Pekinit dhe Shangait do të reduktohet nga 5…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka reaguar lidhur me draftin e prezantuar nga qeveria për ndryshimet në Kodin Penal. Çela shprehet se para se të diskutohej mbi draftin e prezantuar, do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror. Në reagim zyrtar, thuhet se ashpërsimi me burg nuk është zgjidhja e vetme, pasi rritet potencialin e kriminalizimit të individit. “Fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një…

Read More

Ish-ambasadori Arben Çejku flet për situatën ku pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve prej muajsh, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Për të roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjidhja e krizave politike, por interpretimi i Kushtetutës, ndërsa theksoi se vendimet politike kërkojnë vullnet dhe përgjegjësi nga liderët. ”Le të përballen në zgjedhje. Nëse Kurti fiton sërish, le të qeverisë dhe të zgjedhë kryeparlamentaren. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që Kosova të tejkalojë këtë krizë”,-thotë Çejku. Ai paralajmëroi se vendi po humb kohë dhe energji, ndërsa Serbia po fiton terren në arenën ndërkombëtare. ”Kosova është në ngërç qesharak.…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka ndarë pamje nga vizita në Gjenevë të Zvicrës. Sipas Spiropalit, konferenca botërore e kryetarëve të Parlamenteve do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve. ”Pritja në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar, punimet e së cilës do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve, në Pallatin e Kombeve të Bashkuara”,-shkruan Spiropali.

Read More

Pak ditë më parë u prezantua drafti i Kodit të ri Penal, por aty mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Për të zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi ”për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë”. E njëjta situatë kishte përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, kryetari i së cilës Sokol Sadushi, e bëri të qartë në takim pakënaqësinë e tij, ndaj mospërfshirjes së komunitetit të magjistratëve në proces. ”Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një kodi të ri penal”, shpjegon…

Read More