Author: tirana

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se janë në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Për të pas ekspozimit të farsës elektorale, është jetike për fatin e opozitës dhe shoqërisë shqiptare që të fillojë një debat i shëndetshëm. Do të shkojë opozita në Parlament dhe të fillojnë jetën normale? Deputeti nënvizon se nëse ndodh kjo, i bie që beteja për farsën elektorale kthehet në vetvete një farsë. ”Nëse do të shkojnë në Parlament, teza e farsës bie. Nuk do të isha për një refuzim të mandateve, por bllokim të mandateve. Pra do t’i kërkoja…

Read More

Studiuesi Auron Tare ka një thirrje për institucionet përgjegjëse, që të mos lënë në harresë urat e dikurshme mbi Luginën e Vjosës, të cilat për të janë dëshmi historike e rëndësishme. Tare thotë se për dekada me radhë, urat kanë qënë e vetmja mundësi e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës. ”Të ndërtuara me beton arme, struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më sot edhe pse të lëna në harresë. Me shumë pak para ato mund të riparohen duke vendosur përsëri dërrasat prej druri dhe zëvendësur ndonjë prej kavove të çelikut. Duke i pastruar dhe…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se hartimi i një Kodi tërësor të ri Penal është i nxituar. Sipas tij, ka munguar puna përgatitore, që do mirëorientonte edhe debatin cilësor mbi dokumentin e propozuar. Kundër Kodit të ri Penal të propozuar u rreshtua edhe komuniteti i avokatëve. ”Ky proces kërkon më shumë përgatitje dhe përfshirje të gjerë të profesionistëve të drejtësisë”, tha avokati Maksim Haxhia. Drafti i Kodit të ri Penal u prezantua nga Ministria e Drejtësisë më 25 korrik. Projekti përmban 952 nene, më shumë se trefishi i Kodit aktual.

Read More

Partia e Lirisë edhe këtë të mërkurë i ka bërë një analizë draftit të Kodit të Ri Penal. Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e Territorit” janë tradhti kombëtare e Edi Ramës pasi zbusin ndëshkimin penal duke i hapur rrugë cenimit të sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. ”Kodi i ri Penal nuk është asgjë tjetër veçse një alibi për të nxjerrë në shitje territorin e Republikës së Shqipërisë. Asnjë centimetër tokë i Republikës së Shqipërisë nuk është i negociueshëm. Askush që e dorëzon, përkohësisht apo përgjithmonë, nuk mund të trajtohet ndryshe veçse…

Read More

Nesër 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, inspektoi sot aksin rrugor Kamzë-Laç, ku paralajmëroi penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen. ”Po zbatohet reforma e kthimit të ligjshmërisë të territorit të Shqipërisë për sa i përket sigurisë rrugore por edhe hapësirës publike e cila duhet liruar. Ne i kemi bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe…

Read More

Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari. Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që…

Read More

Në rrugën e re Elbasan-Librazhd, një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit 8, puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ndërtimin e urave dhe realizimin e veprave të tjera inxhinierike. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë pamje nga kantieri i punës, teksa e cilësoi atë një segment strategjik të Korridorit 8. ”Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, pjesë e “Korridorit 8”, është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ku puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike”,-shkruan Balluku. Rruga e re Elbasan-Librazhd përfshin dy tunele me gjatësi 1,1 km, të cilët do të lidhin Elbasanin…

Read More

Mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik, në të kundërt do të përballen me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar. “Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, përfshin: pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit”, thuhet në njoftimin e QKB-së. Sipas të dhënave të siguruara nga A deri më tani janë dorëzuar 26.500 bilance dhe 2000 të tjera janë ende në shqyrtim.…

Read More

Një festë për të treguar bashkim, vlera dhe nxitje për zhvillim të Matit, do të mbahet më 31 korrik në qendër të qytetit. Matjanët përtej bindjeve politike janë të bashkuar nga dashuria për vendlindjen. Intelektualë, profesionistë, artistë, sportistë, banorë të Matit dhe të diasporës do të mblidhen, të enjten në ora 18:00 në Parkun “Geraldinë”, për të marrë pjesë në një takim mbarëmatjan. Ky takim ka për qëllim: Unifikimin e qëndrimeve dhe ideve për të mirën e Matit. Shpalosjen e vlerave kulturore, artistike, historike dhe sportive. Nxitjen e ndryshimeve pozitive dhe zhvillimit të qëndrueshëm në trevën e Matit. Promovimin e…

Read More

Xheneta Fetahu i është rikthyer çështjes së Gjestit. Ajo ka folur hapur për përballjet e saja me të. Finalistja e ”BBVK3” zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër. ”Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha ajo duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë. E pyetur për raportin e tyre, Xheneta rrëfeu se i ka dërguar një urim për ditëlindje Gjestit, por nuk ka marrë përgjigje. ”Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka…

Read More

Në rrugën e re Elbasan-Librazhd, një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit 8, puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ndërtimin e urave dhe realizimin e veprave të tjera inxhinierike. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i punës, teksa e cilësoi atë një segment strategjik të Korridorit 8. ”Segmenti strategjik Elbasan–Librazhd, pjesë e Korridorit 8, është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ku puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike”, shkruan Rama. Rruga e re Elbasan-Librazhd përfshin dy tunele me gjatësi 1,1 km, të cilët do të lidhin Elbasanin me…

Read More

Burgim të përjetshëm ka dhënë këtë të mërkurë Gjykata për Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak se po ushtronte detyrën për udhëtimin e rrezikshëm me mjet nga i pandehuri në rrugët e fshatit Baltëz. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dha vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale: ”Vrasje me…

Read More