Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit. Postimi i plotë Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë. Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë…
Author: tirana
Zjarret që ranë në vend, që shkaktuan pasoja të rënda, do të vlerësohen nga institucionet përgjegjëse, që të ketë edhe një faturë. Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit. Kreu i qeverisë shkruan se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. ”Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së…
”Arrest me burg” është masa që dha Gjykata e Korçës për autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec. Avokati i këtij të fundit, Denis Mekolli në një prononcim për mediat tha se Ilirjan Selmani asnjëherë nuk e ka pranuar se e ka kryer krimin. “Fillimisht dua të shprehim një ndjesë për viktimën, pavarësisht nëse është apo jo i mbrojtur nga unë. I mbrojturi nga unë në asnjë moment nuk e ka pranuar autorsinë e kryerjes së veprës penale, as në polici, as para gjykatës dhe as gjithë procedurës të pyetjeve të bërë ndaj tij. Ka mbajtur një qëndrim…
Nga data 1 gusht 2025 në Shqipëri do të aplikohet receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ky model i recetës së re ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve. ”Mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Nga 1 gushti, Receta e re mjekësore hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat. Ky model i…
Kryeministri Edi Rama përgjatë një interviste të dhënë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit”, thotë se është 8 cm më i gjatë se presidenti i Amerikës, Donald Trump. Nga ana tjetër, nënvizon edhe se kandidatët më të gjatë fitojnë 80% të fushatave zgjedhore. Ju ishit dikur një lojtar profesionist basketbolli. Jeni 2.02 metra i gjatë. Jo, 1.98 metra i gjatë. Si Friedrich Merz. Tetë centimetra më i gjatë se Donald Trump. A është avantazh të jesh i gjatë në politikë? Është e mundur. Unë di një statistikë që thotë se kandidatët e gjatë fitojnë…
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar koordinimin mes misionit të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacionin e kërkim-shpëtimit per 33-vjeçarin që ishte zhdukur në liqenin e Ujamanit në Zubin Potok. Në reagim nënvizohet se ky operacion është dëshmi e aftësive të shkëlqyera të FSK-së në kërkim dhe shpëtim dhe se bashkëpunimi me KFOR-in është në përputhje me marrëveshjet mes dy institucioneve. Edhe Ambasadori i Francës në Kosovë ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit francez për KFOR-in dhe Komandantin e tij. ”Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një takim informal me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Spiropali bëri të ditur se gjatë bisedës u ritheksua miqësia e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, e rrënjosur në shkëmbime të hershme, e mbi të gjitha në aktin e rrallë kolektiv të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike si siguria, mbrojtja kibernetike, teknologjia, energjia dhe…
Me mirënjohje dhe vlerësim të sinqertë, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë lajmin për pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në thirrjen për të kontribuar në administratën vendore. 393 aplikime për Becin janë më shumë se një shifër, ”janë dëshmi e vullnetit për t’u angazhuar bashkë për një Shkodër më të mirë”. Postimi i plotë 393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes sonë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës vendore. Fakti që morëm 393 aplikime është një dëshmi e besimit dhe gatishmërisë suaj për…
Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendimi përfundimtar për këtë çështje. Në vendimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale po ashtu vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm. “Të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të paditurës [ZRRE-së]…
Abdallah Jaber jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, dhe sot ndodhet në Gaza. Jeta aty është në mes të luftës, dhe jeton së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn. Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit. ”Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer. Shumë njerëz më pyesin Abdullah pse qëndron aty në këto kohë të vështira? Unë i thashë Albinës dhe kalamajve ikni se nuk mund ta lë mamin këtu vetëm. Dhe…
Kryeministri Edi Rama përgjatë një interviste të dhënë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit”, ka rrëfyer kujtimet nga sulmi në janar të vitit 1997, por edhe nga fëmijëria. Për sulmin e vitit 1997, kreu i qeverisë tha se ishte një tentativë vrasjeje teksa ka treguar momente nga nata e ngjarjes dhe çfarë e pasoi. Pjesë nga intervista Z. Kryeministër, le të fillojmë me gjatësinë tuaj. Ju jeni një nga krerët më të gjatë të qeverisë në Evropë, apo jo? Apo në të gjithë botën? Nuk e di, por sigurisht në Evropë. Milo Gjukanoviç, ish-presidenti…
Këngëtarja Dilan Çıtak, e cila është vajza e artistit të mirënjohur turk, İbrahim Tatlıses është përfshirë në një incident në Bodrum. Ajo nuk i’u bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie. Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën. Ajo u arrestua nën akuzat për “rrezikim të trafikut”, “mosbindje ndaj urdhrave të policisë” dhe “rezistencë ndaj zyrtarit publik”. Procesi i hetimeve ndaj saj në komisariat është ende në vijim. Dilan Çıtak Dörter ishte përfshirë edhe më parë në një incident të ngjashëm. Më 17 shtator, gjatë…