Author: tirana

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, herë pas here, era do të intensifikohet deri në 10 m/s.Sa i përket detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke e bërë të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare.

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB). Kredia me interes të subvencionuar ofrohet për kategori të caktuara familjesh, konkretisht: Familjet që jetojnë me qira në ish-pronë private Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë Fëmijët në përkujdesje të shtetit (jetimët) Si aplikohet? Aplikimi kryhet online nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, përmes portalit qeveritar e-Albania, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave. Dokumentacioni i kërkuar…

Read More

Një tjetër vendim që mori Këshilli i Ministrave, është që vendosi shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i Portit të Ri të Porto Romanos në Durrës. Në vendim thuhet se pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 815 milionë e 696 mijë e 300.40 lekë. V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT…

Read More

Drafti i Kodit të ri Penal, është lexuar edhe nga akademiku Artan Fuga. Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore, janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal. Për të ka rrezik që shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës. ”Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri, presidenti. Por duhet të përcaktohet nga dallon kritika nga denigrimi? Përndryshe rrezikohet që të gjithë shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës apo një qytetari të thjeshtë t’i mbyllet goja. Nuk pashë asnjë nen…

Read More

Në mbledhjen e kësaj të enjte të everisë, Këshilli i Ministrave miratoi dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Vendimi Kalimin te Bashkia Krujë të 150 (njëqind e pesëdhjetë) njësive individuale të banimit, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Read More

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas pamjeve të rënda të erdhën nga Prizreni, ku statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ngjyros me ngjyrë të verdhë, me një akt vandal. Shehu e quan këtë një vepër kriminale anti-shqiptare dhe vandalizmi ndaj heroit kombëtar. Postimi i plotë Një provokacion i ulët ndaj historisë e vlerave sublime të kombit shqiptar. Një veprim i verbër i atyre që këto vlera u shkatërrojnë planet ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar. Skënderbeu është figura më madhore historike e kombit tonë. Është ajo figurë që bashkon shqiptarët e të gjithë trevave tona,…

Read More

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, Tiranë, i kalon nga Bashkia Tiranë në administrim Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo pronë ndodhet në zonën ku ndodhet Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi…

Read More

Lumi Vjosa i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi magjik në jug të vendit.

Read More

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit profesional të të rinjve pjesëmarrës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët është një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. Ky edicion i X-të do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron më shumë mbështetje se kurrë më parë për të rinjtë që kërkojnë një trampolinë drejt…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, i cili sjell ndryshime në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Deputetët kërkonin shfuqizimin e ligjit si antikushtetues dhe pezullimin e tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata rrëzoi një sërë pretendimesh të paraqitura nga deputetët: Liria e kërkimit shkencor dhe siguria juridike: U konsideruan si pretendime të reja, të paraqitura vonë dhe nuk u morën në shqyrtim. Cenimi i parimit të barazisë para ligjit dhe hierarkisë së akteve normative: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh kushtetuese.…

Read More

Kaos dhe dhunë fizike u pa këtë të enjte në Parlamentin e Ukrainës. Dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion. Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, pas protestave masive që shpërthyen në vend. Ligji kaloi me 331 vota pro dhe asnjë kundër. Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në një atmosferë të tensionuar dhe u transmetua drejtpërdrejt, në atë që ishte seanca e parë parlamentare publike që nga…

Read More

Bashkia e Tiranës kryebashkiakun e votuar nga populli e ka në burg në betejë me drejtësinë, por analisti Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen. ”Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve që lidhje me çështjen penale ndaj Veliajt, këtë e ka thënë vet Dumani. Koha për paraburgimin do të zgjatet dhe do të kemi një proces të gjatë. Lidhur me çështjen e Bashksisë së…

Read More