Author: tirana

Rama: “Është e rëndësishme të kuptohemi që ideja nuk është të ndëshkojmë. Do hiqen të tëra. Do hiqen hap pas hapi dhe është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces, duke çuar në mënyrë të vazhdueshme denoncime. Do hapet dhe një portal i posaçëm. Siç u nda mendja që nuk ndërtohet te Lana etj., do të ndahet mendja që nuk mund të ndërtohet vend e pa vend. E mira është që kemi vendosur plazhe publike. Jemi më mirë se vjet, por jo aq mirë sa duhet të ishim. Plazh publik, nuk mund të…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush, të Vaut të Dejës. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shtetasi Q. K., 74 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, nga bashkëshortja. Nga hetimet e para dyshohet se i moshuari është vetëvarur.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me arsyet e mundshme që mund të…

Read More

Media e njohur në Luksemburg, RTL Radio, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke përshkruar Alpet deri në Dhërmi, Ksamil e Himarë, si një destinacin gjithnjë e më i preferuar. “Nga Alpet Shqiptare në bregdetin Jon, kjo perlë e Ballkanit po bëhet një nga vendet më joshëse për t’u arratisur në Evropë. Në këtë kapitull të tretë, po njihemi me Shqipërinë, një vend që është në mes të transformimit nga një informacion i brendshëm në një pikë të nxehtë në hartën e pushimeve të Evropës.Vendi ofron një larmi të jashtëzakonshme në një zonë të vogël, me natyrë shumë larg turizmit…

Read More

Dita e parë e muajt gusht nis me mbingarkesë në qarkullimin e automjeteve në drejtimin verior. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News, vargu i makinave nis nga mbikalimi i Patokut dhe vazhdon deri në qytetin e Lezhës. Një nga shkaqet e ketij trafiku mbetet bllokimi i urës së vjetër disa ditë më parë pranë Milotit. Pritet në orët në vijim trafiku të rëndohet akoma dhe më shumë, nga fluksi i lartë i automjeteve në këtë fillim muaj, me pushues nga zona të ndryshme të vendit, që preferojnë bregdetin e Adriatikut.

Read More

Një ngjarje makabre ka tronditur qytetin Gemona del Friuli, pranë Udines në Italinë verilindore, ku një burrë dyshohet se është vrarë dhe më pas copëtuar nga nëna dhe e dashura e tij. Viktima është Alessandro Venier, 35 vjeç, i cili punonte në një pozicion të ulët në një spital lokal. Mbetjet e trupit të tij u gjetën të enjten nga policia, të futura në një kosh plehrash brenda shtëpisë së tij dhe të mbuluara me gëlqere të pashuar – një përpjekje për të fshehur erën e keqe.Dy të dyshuarat janë nëna e tij, Lorena Venier, 61 vjeçe dhe infermiere me…

Read More

GJKKO ka liruar nga masa “arrest shtëpie” kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të akuzuar për shpërdorim detyre. Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe Kërnaja kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milione Lekësh.Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Sipas SPAK, hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak…

Read More

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur në plazhin e Shëngjinit. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit të një shtetaseje 16-vjeçare, e cila deklaroi se është ngacmuar seksualisht prej tij një ditë më parë, teksa ndodhej në zonën bregdetare.Policia bëri me dije se veprimet e mëtejshme procedurale janë në vijim dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…

Read More

SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, përfshirë para cash, objekte me vlerë dhe sende luksiProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H. Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër…

Read More

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në segmentin Gramsh–Korçë, ku një pjesë e rrugës është bërë përkohësisht e pakalueshme për automjetet për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve. Ndër zonat më të goditura nga kjo situatë është fshati Bratilë, ku një rrëshqitje masive e dherave dhe rënia e gurëve në njërin krah të rrugës ka krijuar bllokim dhe rrezik real për drejtuesit e mjeteve.Për rreth gjashtë orë me radhë, automjetet janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale dhe në kushte tepër…

Read More

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga “subjekti juridik”, mund të jepet në masë plotësuese, përveç gjobës, edhe “ndalimi për të kryer veprimtarinë” deri në pesë vjet, një nen ky që, me gjasa, mundet të përdoret për të goditur mediat dhe gazetarët për çdo gjë kritike që ato mund të thonë. Neni 236…

Read More

DASHI Ka një atmosferë emocionuese, por diçka po ju pengon. Sot, mund të ndiheni të ndarë midis dëshirës për të bërë gjithçka dhe mosdijes nga t’ia filloni. Këshilla ime: përqendrohuni te një gjë në të njëjtën kohë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 1 gusht 2025), Hëna është e favorshme dhe ju jep energjinë që ju ka munguar kohët e fundit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zgjidhur çështjet praktike. Në dashuri, një pajtim është i mundur, por vetëm nëse jeni të gatshëm ta angazhoni me gjithë zemër. BINJAKËT Është një ditë disi nervoze: shumë për…

Read More