Lirimi i hapësirave publike, është tema kryesore e qeverisë. Kryeministri Edi Rama në një video të postuar në Facebook, i bën thirrje pronarit të lavazh ”Turi” që të lirojnë vetë hapësirën e zaptuar, ose do të marrin gjobë. ”Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi? Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit. Po s’e patët…
Author: tirana
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi hedh akuza për prokurorin e SPAK-ut, Dritan Prençi, duke thënë se po zvarrit çështjen hetimore për inceneratorin e Tiranës. Në një dalje nga selia blu, ai nënvizoi se hetimet e zhvilluara ndaj Erion Veliajt kanë treguar se kompania që ka administruar venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë është paracaktuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës. Çështja e inceneratorit të Tiranës vijon të jetë një nga dosjet e nxehta të SPAK, ku sipas PD-së, shuma e paguar deri më tani ka arritur në 190 milionë euro, ndërkohë që inceneratori nuk është ndërtuar asnjëherë. ”Nëse prokurori Dritan Prençi…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit gusht, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë spitali rajonal i Durrësit. Gjatë muajit gusht, gratë dhe vajzat në Durrës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut. ”Kontrollet shpëtojnë jetë. Durrësi është ndalesa jonë e radhës! Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal”, u shpreh Koçiu. Po ashtu Koçiu solli në vëmendje se në muajin korrik, në Spitalin…
Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së rojes Renato Hoxha në Vlorë më 27 prill. Në pranga ka rënë Kleanth Bylyku alias Armando Gega. Po ashtu blutë e Vlorës kanë identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria. ”Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R.H, 58-vjeç. Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula thotë se Shqipëria renditet e fundit në Europë për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar. Sipas saj buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro ose 0,06% i PBB. ”Diferenca e thellë në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian që është 0,71% e PBB, ose afro 128 miliardë euro, tregon hendekun e pamatshëm mes kolapsit ku gjendet Shqipëria dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme për dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik”, tha Sula. Duke iu referuar Eurostat, Sula tha se investimet…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti këtë të premte në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Në një postim në Facebook, ministri tha se bashkëbisedimi u përqendrua në punën mes dy vendeve në fushën e sigurisë. ”Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të çuar përpara këtë proces jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe goditjen e krimit të organizuar, përmes ndjekjes së parave me burim të paligjshëm”,-shkruan ministri Hoxha. Postimi i plotë Prita sot në një takim të frytshëm ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e…
Bashkimi Europian ka reaguar sot për draftin e ri të Kodit Penal u prezantua javën e kaluar nga krerët e sistemit të Drejtësisë në vend. TCH pyeti Zyrën e Brukselit në Tiranë lidhur me draftin dhe Delegacioni konfirmon konfirmon se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të dispozitave të Kodit Penal, por vë theksin te procesi gjithëpërfshirës që duhet të shoqërojë miratimin e tij. ”Duke qenë se rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë, BE-ja…
Shoqatat e gazetarëve kanë bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje urgjente në draftin e Kodit të Ri Penal, duke shprehur shqetësime për lirinë e shtypit. Kryeministri Edi Rama u përgjigj, duke theksuar se drafti është punë e një grupi ekspertësh të pavarur dhe qeveria nuk ka ndikim direkt në hartimin e tij. Ai siguroi se procesi është transparent dhe demokratik, duke ftuar palët të diskutojnë me ekspertët për të arritur konsensus. Rama garantoi gjithashtu se Kodi i Ri Penal do të konsultohet me Komisionin Europian para miratimit në parlament. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se Kosova do të heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10% në mallrat amerikane. “Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0% kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, thotë Kurti.Kurti u shpreh se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregohet se Kosova dëshiron të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e…
Ish presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaccme Antikorrupsion të hënën në datë 4 gusht, ora 11.00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës Kujtim Caktani do të firmosin mbylljen e hetimeve. E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe Piro Xhixhon.
Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celulare dhe 1 automjet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, kanë vijuar kontrollet në të gjithë kryeqytetin dhe si rezultat kanë goditur 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këto raste: Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në Kamzë, kryesisht…
Avokati i popullit ka nisur verifikimet për mënyrën si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e klinikës private, ku ju nënshtrua analizave. Sipas Top Channel pas deklaratave publike të Veliajt, për trajtim jo te drejtë, Komisioneri për parandalimin e Torturës Ahmet Prençi ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin.