Author: tirana

Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj. Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga plazhi publik i Velipojës, i njohur për rërën me efekte kurative. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët. Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të…

Read More

Edhe këtë të shtunë deputetët në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen, për herën e 35-të me radhë, në përpjekje për ta konstituuar institucionin legjislativ. Edhe pse deputetët e rinj janë betuar, Kuvendi ende nuk është konstituar për shkak të mungesës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të tij. Seancat tashmë janë kthyer në një çështje numrash dhe procedurash që po përsëriten çdo 48 orë. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, ndërkohë që partitë e tjera kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin atë.

Read More

Agjencia iraniane e lajmeve IRINN raportoi se Irani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa konflikti me Izraelin intensifikohet. Ky veprim do të rriste çmimet e naftës dhe do të rrezikonte zgjerimin e luftës. Po çfarë është saktësisht kjo rrugë ujore strategjike dhe pse është jetike për tregtinë globale? Hormuzi është e vetmja hyrje detare në Gjirin Persik. Ai ndan Iranin nga njëra anë dhe Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga ana tjetër, si dhe lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik në Oqeanin Indian. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë, rreth 20 përqind…

Read More

Dashi Sot dita ju sjell shumë pasiguri dhe mendja juaj nuk po funksionon si duhet, për të gjykuar në mënyrë objektive. Nga ana tjetër, dita favorizon sqarimet dhe vendimet që ju shqetësojnë. Demi Kushtoni më shumë kohë projekteve tuaja të ardhshme. Ju duhet të bëni disa ndryshime kryesore dhe të shikoni çdo lëvizje tuaj në mënyrë që të ecni me besim më të madh në arritjen e qëllimeve. Binjakët Sot do të shihni zhvillime pozitive kryesisht në çështje të së kaluarës, të cilat mbetën pezull. Atje ku kishit pranuar se asgjë nuk mund të bëhet, tani gjithçka ka filluar të…

Read More

‘‘Ardhja e klerikëve katolikë nga burgu i Shkodrës disi e gjallnoi pjesën katolike të kampit te Tepelenës që përbanin gjysmën e tij, veç me mirditorët e malësorët, që ruenin ne vetvete besimin e tyne me devocion. Në këto rrethana, një ma i gjallë dhe nismëtar i tyne ishte Dom Nikoll Mazrreku, që i kishte ra me qenë në kazermën tonë. Po afroheshin Pashkët, që binin me 13 Prill. Dom Nikolli ndërhyni pranë Shefit te degës, nëse i lejonin të ngrinin një meshë aty në kamp, ku kishte shumë katolikë. Feja akoma nuk ishte ndalue zyrtarisht, dhe shefi e akordoi lejën.…

Read More

Eksperti Faik Basha e ka cilësuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor të mirëmenduar dhe të përgatitur prej vitesh. Basha tha se qëllimi i Izraelit ka qenë i ditur se ishte rrëzimi i pushtetit të Jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore. ”Izraeli prej vitesh po përgatitet për të kryer sulmin final që është rrëzimi i pushtetit të jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit nuk ishte i papritur, por i koordinuar. Ka marrë më shumë kohë për të arritur në 13 qershor…

Read More

Presidenti Vladimir Putin, tha të premten se Rusia nuk po kërkon kapitullimin e Ukrainës, por që Kievi të njohë realitetin e krijuar në fushëbetejë. Duke folur në një forum ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putin deklaroi: “Ne nuk po kërkojmë kapitullimin e Ukrainës. Ne po këmbëngulim në njohjen e realitetit që është zhvilluar në terren”. Udhëheqësi rus tha se rusët dhe ukrainasit janë një popull, “dhe në këtë kuptim e gjithë Ukraina është e jona”, dhe shtoi se nuk e përjashton mundësinë që Rusia të marrë nën kontroll qytetin ukrainas të Sumit. Putin theksoi se Rusia kurrë nuk e kishte…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vijuar në Kavajë me inspektimet në plazhe. Kumbaro tha se sezoni turistik do të shoqërohet me masa të rrepta ndaj zaptimit të plazheve publike, ndërsa theksoi se sfidë mbetet pastrimi i bregdetit dhe garantimi i aksesit për të gjithë qytetarët. ”Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike, prandaj policia do të jetë në krahun tonë për ta përballuar një sfidë të tillë. Plazhet e Kavajës bashkë me plazhet e Durrësit janë vija bregdetare më e populluar, qoftë me pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e…

Read More

Liverpooli e ka zyrtarizuar transferimin e Florian Wirtzit nga Bayer Leverkuseni. Gjermani do t’i kushtojë Liverpoolit një shumë rekorde prej afro 117 milionë euro, ndërsa me bonuse, shuma mund të rritet deri në mbi 128 milionë euro. Ky transferim do ta bëjë atë si më të shtrenjtin në historinë e futbollit britanik. Leverkusen fillimisht kishte kërkuar 150 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili kishte tërhequr interes edhe nga Bayern Munich, por javë të tëra negociatash e ulën çmimin. Wirtz shënoi 16 gola dhe dha 15 asistime sezonin e kaluar në 45 paraqitje për Bayer Leverkusenin. View this post on Instagram…

Read More

Borshi, 17 km larg Himarës, vijon të tërheqë turistë të shumtë vendas e të huaj në stinën e verës. Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës ”Shqipëria e bukur”, ka postuar një foto nga plazhi i Borshit, si një ftesë për t’u frekuentuar nga pushuesit. Borshi nuk ka vetëm natyrën e bukur, detin, qiellin, gjelbërimin, por edhe shumë objekte kulturore dhe historike që tregojnë për hershmërinë e banorëve të kësaj zone.

Read More

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital. Provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë e kanë kryer në total 25 712 maturantë. 365 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi. Linku

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve në vend. Tabaku e ka cilësuar këtë fenomen si një realitet të padrejtë për qytetarët, teksa thotë se sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmimet e larta. Po ashtu, Tabaku vijon më tej duke thënë se pagat në Shqipëri janë të një niveli me vendet e Afrikës. ”Sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmime”,-deklaron Tabaku. Ajo nënvizon se sipas të dhënave zyrtare për vitin 2025, çmimet për produktet bazë si djathi, qumështi, vezët dhe…

Read More