Author: tirana

Ish-deputetja e PD, Flutura Açka ka ironizuar demokratët për të cilët thotë se po bëjnë “luftë” për ti rënë në sy kryetarit të PD, Sali Berisha. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se janë vënë të gjithë në radhë dhe po shajnë SPAK. Për të e gjitha kjo po ndodh që me nisjen e punimeve të Kuvendit të ri në Shtator, njëri nga nënkryetarët e Partisë Demokratike të zgjidhet si kreu i Grupit Parlamentar. “Janë vënë në radhë nënkryetarët e PD-së tuj sha me të madhe SPAK me i ranë në sy Kryetarit për t’i zgjedh Kryetar të Grupit…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali”. Si pasojë është arrestuar një 21-vjeçar i identifikuar si O.H. pasi vidhte në qytetet e Tiranës dhe Durrësit në vila, biznese , tabakino dhe parkingje. Njoftimi i Policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zonat turistike dhe të banuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seriali”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga 21-vjeçari O.…

Read More

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate. Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë drejt Brukselit.Disa tjerë mendojnë se do të jetë Moldavia shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat. Mirëpo, përgjigjja e saktë mund të jetë Islanda.Synimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për ta aneksuar territorin…

Read More

Humbja e PD në zgjedhjet e 11 Majit, nuk do të kalojë lehtë. Sali Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe ish-deputetja Dhurata Çupi. “PD është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin…

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon edhe në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion, ku ka edhe një mesazh. “Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

Read More

Tilman Fertitta, miliarderi 68-vjeçar nga Teksasi dhe pronar i ekipit të basketbollit Houston Rockets, i emëruar ambasador i SHBA-së në Itali nga Donald Trump në dhjetor dhe i konfirmuar nga Senati në prill, nuk u vendos menjëherë në rezidencën zyrtare në Romë, Villa Taverna. Fertitta, një figurë e njohur në industrinë e hotelerisë dhe pronar i rrjetit të restoranteve dhe kazinove Landry’s, zgjodhi të jetojë për rreth 3 javë e gjysmë në jahtin e tij prej 150 milionë dollarësh, “Boardwalk”, gjatë kohës që në Villa Taverna kryheshin renovime në ambientet familjare. Sipas një zëdhënësi të kompanisë së tij, shpenzimet për…

Read More

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

Read More

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit, Jakov Millatoviq, menjëherë pasi është bërë publike se kreu i shtetit e ka kthyer Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim. Në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Millatoviqit e ka thirrur kryeministrin Millojko Spajiq që menjëherë ta shkarkojë Gjeloshajn, dhe që gjithçka është raportuar te drejtori i Policisë, shkruan Evropa e Lirë. Zyra e presidentit vlerëson se arsyeja për kërcënime ka të bëjë me disa konteste në gjykatë që…

Read More

Emanilda Rama vrau në bashkëpunim me të dashurin, babanë e saj. Krimi që tronditi shqiptarët ndodhi në fshatin Frashër të Fierit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar një procedim penal në lidhje me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më 23 korrik 2025 në fshatin Frashër. Tre persona po procedohen penalisht për dy vepra të rënda penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas hetimeve paraprake, rreth orës 21:16 të asaj dite, një telefonatë në Sallën Operative të…

Read More

Po vijon puna për rrugën e Dukagjinit, apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj. Teksa ka ndarë pamje, kryeministri Edi Rama shkruan se ky është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibajn në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë. “Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj”, shkruan Rama. “Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që…

Read More

Ditën e sotme, 2 gusht, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve. Në zonat malore do të ngjiten deri në 30 gradë dhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë 35 gradë celsius. Era e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s.

Read More

DASHI Ndërkohë që të tjerët janë përfshirë në një debat të ashpër, ju keni fatin të shihni të dyja anët e debatit. Mos hezito të ndërhyni dhe të qetësoni situatën, të tjerët do të jenë mirënjohës. DEMI Mundohuni të përshtatni të renë me të vjetrën dhe suksesi nuk do të mungojë. Mbajtja e një dialogu të hapur, të ndershëm dhe të qëndrueshëm me njerëzit përreth do të jetë thelbësore. Jeni në pozitën e duhur për të bërë progresë. BINJAKËT Qëndrimi i hidhur dhe i zhgënjyer i dikujt mund t’ju prishë ditën sot. Ka gjasa që këta persona të përpiqen t’ju…

Read More