Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka vënë në pranga V. A., punonjës policie me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese e Kontrollit të Territorit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër. Arrestimi i tij u krye në flagrancë, pas hetimeve të para që ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova, se më 2 korrik 2025, rreth orës 01:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë ushtrimit të detyrës, V. A. është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin F. K., banues në Dibër, duke ushtruar ndaj tij veprime arbitrare në kundërshtim…
Author: tirana
Media turke raporton se, komunitetet turke alevi dhe bektashi në Trakinë Perëndimore kanë reaguar ndaj përpjekjeve në Shqipëri për të krijuar një strukturë shtetërore mbi bazën e besimit bektashian. Kryetari i Shoqatës së Arsimit dhe Kulturës së Pakicës “Seçek”, Necmettin Kahya, në një takim të mbajtur në Komotini, lexoi një deklaratë ku theksoi se ky formim është në kundërshtim me parimet e besimit dhe i papranueshëm. Në deklaratë u theksua se kjo nismë është e papërshtatshme jo vetëm në bazë të besimit, por gjithashtu për paqen rajonale dhe strukturat multikulturore. Duke nënvizuar se në traditën bektashiane nuk ka vend për…
Një aksident ku janë përfshirë tre automjete është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, pranë kryqëzimit të Treshit. Si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. “Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë–Fushë Milot, te kryqëzimi i Treshit, janë përplasur tre automjete.
Mëngjesin e kësaj të diele deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka nisur me një apel dhe lutje për të gjithë qytetarët dhe pronarët e restoranteve, hoteleve e bareve. Në llogarinë e tij në “Instagram”, e cila tanimë njihet edhe si “dritarja” ku pasqyrohen një sërë problemesh në vendin tonë, Braçe ka ngritur alarmin për çmimin e shalqinit duke thënë se është i pamjaftueshëm dhe nuk mund të përballojë as koston e punëtorit që e vjel. Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë sa më shumë shalqi, ndërkohë që biznesmenët ta përfshijnë atë në…
Xhek Smith (Jack Smith), prokurori special amerikan që burgosi Hashim Thaçin dhe hetoi Donald J. Trump, ka përfunduar nën hetim për veprimet e tij. Zyra e Prokurorit Special në SHBA ka nisur një hetim për ish-prokurorin special JackSmith, i cili drejtoi hetimin ndaj Presidentit Trump në vitin 2020 për zotërimin e papërshtatshëm të dokumenteve të klasifikuara dhe përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Sipas medias amerikane, hetimi mund të jetë nisur për shkelje të atij që quhet “Akti Hatch”, i cili i kufizon punonjësit qeveritarë nga disa aktivitete politike. Prokurori amerikan Jack Smith, i cili kishte…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar, nën akuzën se kishte mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike. Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Peruxhias dhe nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore. Ato kishin marrë informacione se një shtetas shqiptar po i mbante me forcë ish-gruan dhe fëmijët e tij në territorin italian. Pas kontaktit me Shërbimin e…
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e shoqëruar nga Komisioneri për Parandalimin e Torturës, vizituan në qelitë e paraburgimit 313 ish-presidentin e vendit, Ilir Metaj. Ballanca dhe Komisioneri dëgjuan nga afër pretendimet e ish-kreut të Shtetit, i cili ka ngritur pretendime lidhur me mënyrën e arrestimit, duke e konsideruar atë si rrëmbim. Mbi bazën e ankesës është nisur një hetim administrativ nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe gjatë këtyre muajve, që nga tetori i 2024, kur u arrestua kryetari i Partisë së Lirisë, është kërkuar informacion nga Policia e Shtetit lidhur me planin operacional për arrestimin e Ilir Metajt. Ish-presidenti…
Flamingot, zogjtë lozonjarë me qafën e hollë dhe me ngjyrë mjaft interesante, po folezojnë në lagunën e Nartës. Një video unike e ka postuar këtë të shtunë në rrjete sociale edhe kryeministri Edi Rama. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Laguna e Nartës, renditet e dyta më e madhe nga rëndësia për shpendët e ujit. Në këtë lagunë janë rreth 20,000 shpendë dimërorë të rreth 40 llojeve, duke u kthyer në një habitat shumë të pasur, gjithashtu vendushqimi…
Këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, një 22-vjeçar plagosi nënën e tij. Mësohet se i riu është kapur nga policia, dhe ka kryer studimet e larta. Ndërsa kohët e fundit ka shfaqur shenja të pazakonta për sjelljen e tij, duke u mbyllur në vetvete. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sakaq, policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti në familje.
Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit. Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë. Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se me datë 01 gusht, rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur…
Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor. ”94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara, gjatë kontrollit në terren, në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin dhe sigurimin e gjurmueshmërisë së produkteve nga grumbulluesit, përpunuesit dhe tregjet me shumicë. Aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të…
Nuk ka qetësi në vend, pasi lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë pasdite të së shtunës. Sipas tabelës, epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë, ndërsa thellësia fokale ishte 15 kilometra.