Author: tirana

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të detajuar arrestimit të 37-vjeçarit Klevis Hoxhosmanit, pronar i disa bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-ministres e Majlinda Bregu. Artikulli, i publikuar më 3 gusht 2025 dhe i përditësuar në orët e para të së njëjtës ditë, raporton arrestimin e Klevisit dhe vëllait të tij Artur Hoxhosmani, 42 vjeç, nga strukturat kundër krimit të organizuar në Shqipëri, për përfshirje në një rrjet të sofistikuar ndërkombëtar droge që dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Britanisë dhe Bashkimit Evropian. Sipas burimeve…

Read More

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që i shërbente qeverive, përfshirë ato të Vladimir Putinit, buzëqesh me hidhërim. Ai u largua si Ministër i Kulturës në vitin 2015, duke denoncuar klimën e censurës që ai besonte se kishte mbizotëruar tani. Në vitin fatal të vitit 2022, ai promovoi një dokument kundër Operacionit Special Ushtarak në Ukrainë dhe më pas një tjetër kundër përdorimit të kërcënimit bërthamor. Por pavarësisht CV-së së tij të lartpërmendur, ai nuk mund të shkelë këmbën në Evropë. Sot,…

Read More

Policia e Vlorës ka shoqëruar shtatë persona që mund të kenë dijeni për fshehjen e Flodian Plakut. Ata janë duke u marrë ne pyetje në Drejtorinë e Policisë se Vlorës. Flodian Plaku, që u arrestua sot në Orikum, teksa u kap me dy armë zjarri me vete, është një nga tre të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes. 41-vjeçari konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal.

Read More

Gjirokastra çdo fundjavë shndërrohet në qytetin më të vizituar në jug të vendit. Volumi i turistëve të huaj po njeh rekorde të reja. Më së shumti janë ofertat që kanë gjeneruar përmes rrjeteve sociale nga kompani të ndryshme turistike, ato që mbledhin turistë të shumtë kryesisht perëndimorë në qytetin e gurtë.Çdo fundjavë, Gjirokastra shndërrohet në kryeqytetin jugor të turizmit.Koncertet dhe aktivitetet kulturore me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj greke, tërheqin mijëra vizitorë. Rrjetet sociale dhe ofertat e agjencive turistike e kanë kthyer qytetin e gurtë në një magnet për perëndimorët, kryesisht holandezë, por dhe britanikë, irlandezë e…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Biseda u fokusua te zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. “Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në platformën X. Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara. Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se…

Read More

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për programet që dëshirojnë të ndjekin përmes portalit “U-Albania”.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ka kujtuar të gjithë maturantëve në një postim në rrjetet sociale se “sot është dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit në raundin e parë të aplikimit në universitetet tona”.Më herët, ministrja Manastirliu bëri me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U-Albania”. Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Al-Bassami-Prodës: “Jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Policinë shqiptare, jo vetëm në fushën e rendit dhe sigurisë publike, por në të gjitha fushat me interes të përbashkët.” Proda – Al-Bassamit: “Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjithë partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese. Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike që tashmë janë globale.” Drejtori Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim tejet miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed…

Read More

Një vatër zjarri është raportuar sot në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, me rrezik përhapjeje drejt Bashkisë Gjirokastër. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë kolegët e MZSH Delvinë, të cilët kanë nisur një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren. Sipas të dhënave më të fundit, zjarri vijon të jetë aktiv dhe në varësi të drejtimit të erës, mund të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Pikësit. Për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, MZSH Gjirokastër nuk ka mundur të ndërhyjë sot me…

Read More

Pika kufitare e Morinës po përjeton ditët më të ngarkuara të këtij sezoni turistik. Gushti ka nisur me një fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh, duke shënuar rekord krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë kësaj fundjave, nga e premtja deri te dielën paradite, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga Kosova.Ndërsa gjatë muajit korrik, mbi 1 milion udhëtarë kanë kaluar në të dy anët e kufirit, me një mesatare ditore prej 20 deri në 30 mijë kalimesh. Prej vitesh, Morina mbeten një nga arteriet kryesore të turizmit veror në rajon, duke dëshmuar…

Read More

Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë. Mediat gjermane raportojnë se përplasja ndodhi në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it. “Tetë persona u plagosën në një aksident ku përfshiheshin 14 automjete midis kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West”, shkruajnë mediat. Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje. Po ashtu aksidenti shkaktoi një trafik masiv, që arriti në një distancë prej 3 kilometrash.

Read More

Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e njoftoi këtë në një postim në Telegram. “Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky. “Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës”, shtoi ai.

Read More