Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, që promovon pamje mahnitëse nga Nepravishta. Aty ku bëhen bashkë tradita e kultura. Një atraksion unik i Libohovës me natyrë të mrekullueshme të ngrohtë dhe autentike, shprehet Rama. Gjithashtu thekson se është fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë”, nga Organizata Botërore e Turizmit.
Author: tirana
Dita e martë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me kthjellime në shumicën e territorit shqiptar. Sipas Meteoalb përjashtim do të bëjnë zonat malore, ku në orët e pasdites do të ketë prani të vranësirave dhe reshjeve të izoluara shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme, me minimumet që do të zbresin deri në 13°C dhe maksimumet që pritet të kapin vlerën e 28°C në zonat e ulëta perëndimore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 5-10 m/s në brendësi të territorit dhe deri në 14…
Dashi Do jeni më të hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca të reja me atë që keni ne krah. Do jeni gjithë kohës të entuziazmuar dhe të gëzuar. Beqarët do realizojnë një takim shumë të bukur në një vend që ata e pëlqejnë tej mase. Ditë e favorshme edhe për financat. Do kryeni të gjitha shpenzimet që dëshironi dhe nuk do keni aspak tronditje. Demi Here pas here do keni debate me partnerin tuaj, por fale maturisë qe do tregoni do i kaloni ato sa hap e mbyll sytë. Jupiteri do jete planeti qe do i…
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në qendër dhe perëndim të vendit. Sipas të dhënave paraprake tërmeti ka pasur epiqendrën e tij pranë Kamzës dhe Krujës me një thellësi prej 5 kilometrash. Tërmeti kishte një magnitudë prej 4.4 e shkallës Rihter, teksa deri më tani nuk njoftohen dëme materiale.
Katar sulmin iranian ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid, e quan një shkelje flagrante të sovranitetit të vendit dhe të hapësirës ajrore, si edhe një shkelje të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, theksoi se ”Shteti i Katarit i rezervon vetes të drejtën për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt në mënyrë proporcionale me natyrën dhe përmasat e kësaj agresioni të hapur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Autoritetet e Katarit konfirmuan se sulmi iranian është kapur me sukses nga mbrojtja ajrore dhe nuk ka asnjë viktimë apo të plagosur.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Marinsat qëndrojnë jashtë derës së ndërtesës ku është planifikuar të mbahej mbledhja. Media shtetërore iraniane ka njoftuar se Irani ka filluar përgjigjen e tij “të fuqishme dhe fitimtare” ndaj sulmeve amerikane. Agjencia shtetërore Tasnim thotë se Garda Revolucionare e Iranit lëshoi raketa në bazat amerikane në Katar dhe Irak. Në minutat e fundit, kemi parë raportime për shpërthime të dëgjuara në Katar. “Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë”, thotë Garda Revolucionare…
Sistemi i mbrojtjes ajrore është vënë në funksion në bazën ushtarake amerikane Ain al-Asad, në Irak. Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, duke cituar burime ushtarake. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se monitoron me kujdes sulmet iraniane ndaj bazave të saj në Lindjen e Mesme, konkretisht në Katar dhe Irak. Më herët u dha lajmi që Irani sulmoi bazat amerikane në Katar, ndërsa shpërthime janë ndjerë në Doha. Irani ka sulmuar me gjashtë raketa një bazë amerikane në Katar. Sakaq Katari mbylli hapësirën ajrore, ndërsa DASH u bëri thirrje qytetarëve që mund të ishin në rajon…
Irani ka marrë hak, pasi ka sulmuar bazat amerikane në Katar, ndërsa shpërthime janë ndjerë në Doha. Irani sipas medieve të huaja, mësohet se ka sulmuar me gjashtë raketa një bazë amerikane në Katar. Më herët Katari mbylli hapësirën ajrore, ndërsa DASH u bëri thirrje qytetarëve që mund të ishin në rajon të gjenin strehim të sigurtë. Ka raportime se Irani ka lëshuar raketa edhe drejt forcave amerikane në Irak.
Vlora tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj, pasi është një ndër qytetet me plazhet më të bukura në vendin tonë. Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Vlorën. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga plazhi publik në Vlorë, i cili po frekuentohet nga qytetarë të shumtë në këto ditë vere. Në stacionet e plazheve publike të ngritura në Vlorë, këtë vit të ketë edhe çadra të dedikuara për turistët dhe banorët e qytetit, të ofruara…
Hakmarrja iraniane pas bombardimeve amerikane duket se ka nisur dhe vendi i parë që rrezikohet është Katari. Ekziston një kërcënim i besueshëm ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në Al-Udaid të Katarit. Katari sakaq ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe baza ajrore është vendosur në gjendje gatishmërie të lartë. Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi në një postim në mediat sociale, se kjo është pjesë e një sërë masash paraprake që po merren bazuar në zhvillimet në rajon. Katari është shtëpia e bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, bazës…
Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar, Blerina Gjylameti, tha se zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë në vend, duke u zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Duke iu referuar raportit të prezantuar në Asamble, Gjylameti vlerësoi faktin se 95% e qendrave të votimit u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dëshmi e administrimit profesional dhe të qetë të procesit zgjedhor. ”Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht…
Gresa Gashi festoi pak ditë më parë datëlindjen, ku ish-banorja e ”BBVK3” organizoi një festë me miqtë e ngushtë dhe familjen, përfshirë edhe disa ish-konkurrentët. Aktori është kryqëzuar përshkak të veshjes. Bëhet fjalë për një fustan të gjatë me gurë e ngjyrë krem, ku edhe u komentua me të madhe në rrjet, ku shumë nga ndjekësit e panë si të tepërt. Sidoqoftë, aktorja tashmë shquhet për daljet pa komplekse dhe se nuk i pengojnë fare as komentet e njerëzve.