Author: tirana

SPAK ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2023. Ata janë Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha. Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se: Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal. Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje të një tjetër aksioni për lirimin e hapësirave publike. ”Iku dhe treni. Vazhdojmë”, shkruan Rama, duke nënkuptuar se aksioni nuk do mbyllet pa u hequr të gjitha. Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.

Read More

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit. Deri këtu i kuptoj. Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell? Pse nuk bëjnë asgjë për ta zgjeruar tregun tonë të vogël? Para disa ditësh bëra një shkrim ku thosha se e vetmja mundësi për të shpëtuar universitetet shqiptare është që të thithim studentë nga…

Read More

Gaforrja-Këtë javë do të përfshiheni nga një atmosferë ripërtëritjeje dhe vendosmërie. Në vend që të kërkoni vlerësim të jashtëm, do të vini re se vetëbesimi juaj forcohet përmes fitoreve të vogla dhe zbulimeve personale. Është koha ideale për të ripërcaktuar prioritetet dhe për të guxuar të bëni një hapa të mëtejshëm. Virgjëresha-Java ju fton t’i besoni procesit, pa u përpjekur të kontrolloni gjithçka. Bashkëpunimet dhe shkëmbimet e ideve janë veçanërisht të frytshme. Nëse u hapni derën të tjerëve, do të zbuloni se mbështetja është më afër nga sa mendonit. Akrepi-E vërteta, sado e dhimbshme të jetë, të çliron. I drejtohesh…

Read More

Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme ka reaguar pas deklaratës së sotme të Sali Berishës, që pretendoi se ministri Igli Hasani u ka bërë presion vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit përmes një letre. Ministria thotë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e OSBE-ODIHR, e aq më pak për presione. Sipas Ministrisë së drejtuar nga Igli Hasani, letra e dërguar pranë misionit vëzhgues është praktikë normale që përmban saktësime teknike lidhur me gjetjet e raportit paraprak. Reagimi i plotë Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit…

Read More

Belind Këlliçi nga shtatori do të ulet në Kuvend si deputet, dhe thotë se opozita është e vendosur të mos përsërisë gabimet e së kaluarës dhe se gjithë vëmendja do të përqendrohet te denoncimi i asaj që ai e cilëson si farsë elektorale e 11 Majit. Ndryshe nga viti 2021, këtë herë Partia Demokratike do të ndjekë një qasje më të unifikuar dhe të kujdesshme, duke pritur raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore para se të marrë vendime për kalendarin e protestave apo aksione të tjera politike. ”Gabimin që PD bëri në vitin 2021 nuk do ta përsërisim në…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët këtë të hënë, ka publikuar letrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati e cilëson këtë letër si skandaloze, ndërsa shton se raporti duhet të pasqyrojë me saktësi realitetin e zgjedhjeve. Letra e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe për përfaqësues të misioneve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, mes tyre Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler. Letra e plotë…

Read More

Video mes Stresit dhe Jozit mbushi mediat, rrjetet sociale dhe po komentohet kudo. Sigurisht pas një përplasjeje mes tyre, gjëja e fundit që prisnim ishte një gjest dashurie, por siç shpjegoi Stesi, e gjitha ishte një “rreng”, para se dyshja të publikojë një bashkëpunim muzikor. Duke qenë se ne jemi pro paqes, e harruam këtë episod, por duket se Gjesti s’e paska pritur shumë mirë. Reagimi i tij ishte i heshtur: Një unfollow në Instagram. Megjithatë, duhet thënë: Aq veprim i heshtur, sa Stresi ende s’e ka parë që s’është më në listën e ndjekësve të Gjestit.

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas mbylljes zyrtare të hetimeve të SPAK për dosjet e tij penale, që pas arrestimit më 21 tetor 2024. Ai përshëndeti mbylljen e hetimeve që i quajti të fabrikuara dhe të nisura prej dhjetorit të vitit 2019. Meta thekson në postimin e tij në Facebook se ka ngritur me forcë kërkesën për të hetuar se kush kishte bërë pagesat e paligjshme për llogari të ish-LSI për kompaninë në SHBA dhe se kujt ia dërgonte faturat për t’u aprovuar në partinë e Lirisë, kompania GSIS. Postimi i plotë Përshëndes mbylljen zyrtare…

Read More

Ilir Metës iu komunikua këtë të hënë mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Meta qëndron prej 9 muajsh ne paraburgim, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati mbrojtës Kujtim Cakrani tha se nuk ka asgjë të re nga dosja CEZ-DIA në hetimin prej gati 7 vjetësh. Sipas tij SPAK nuk ka asnjë provë kundër Ilir Metës. “Edhe pas 6 vitesh për çështjen CEZ-DIA nuk ka asnjë gjë të re për çështjen CEZ-DIA apo për lobimin. Zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe ka kërkuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama është kujdesur që të tregojë edhe njëherë tjetër mendimin që ka për debatin e krijuar nga drafti i Kodit të ri Penal. Sipas Ramës, problem më serioz në Shqipëri nuk është drafti i kodit të ri, por masa e atyre që e përdorin lirinë për sherr. Po ashtu kreu i qeverisë shton se drafti i Kodit të ri është tashmë për konsultim në publik për të marrë sa më shumë mendime. ”Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos…

Read More

Sezoni i ri parlamentar nis në shtator, dhe për numrin dy të selisë rozë, Blendi Klosi mandati i katërt qeverisës do të jetë në shërbim të Integrimit Europian dhe jo një mekanizëm për të treguar arrogancë me pushtetin. Pavarësisht se është i vetëdijshëm që 83 mandate në sallën e Kuvendit do ta lehtësojnë projektin qeverisës të Edi Ramës. ”Objektivi ynë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat me BE-në do të kërkojë një punë të madhe parlamentare, miratim ligjesh, miratim aktesh. Kjo padyshim do të ndihmohet nga një numër i lartë deputetësh, por sërish e theksoj se nuk ka të…

Read More