Author: tirana

Nga Lufti Dervishi Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një gur në dorë. I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën. Goditi një xham të godinës së bashkisë. Ky burrë, në moshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më. Mediat kombëtare e morën videon e publikuar, nga vetë protestuesi në TikTok, dhe ia përcollën menjëherë per analizë të detajuar institucioneve kompetente. Zyrtarisht thuhet se protestuesi është ndaluar nga policia, por…

Read More

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga “Paketa e Maleve” është i lartë. Prej tri javësh qytetarët po shprehin interes për të marrë në pronësi tokën në mënyrë që më pas të zhvillojnë në projekt biznesi. Enkelejd Musabelliu, zv/ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u shpreh se, “janë 3175 shprehje interesi që kanë ardhur në këtë platformë. Janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë por zonat me kërkesë më të madhe janë ato zona ku edhe ka pasur mungesë të titujve të…

Read More

Është ndarë nga jeta pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, Robert Papavrami dhe babai i Tedi Papavramit. Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta. “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni…

Read More

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi fshatin Bishnicë në rrethin e Pogradecit, ku organizata gjermane humanitare “Christliches Hilfswerk Wismar” prej shumë vitesh zhvillon punë sociale dhe me të rinjtë. Ambasada financoi sigurimin e materialeve të ndërtimit për një qendër shëndetësore, e cila u ndërtua me punë vullnetare. Mirëmbajtja e godinës sigurohet nga Bashkia e Pogradecit, e cila në të njëjtën ndërtesë menaxhon edhe një shkollë komunitare. Ky projekt është një shembull i bukur i ndihmës “Hilfe zur Selbsthilfe” dhe i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme. Ambasada gjermane shprehu në një postim në rrjetet sociale falenderime të përzemërta për…

Read More

Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të ”Sunny Hill Festival”. Në një status të ndjerë, Dua shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit. Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë. “Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të S unny Hill Festival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për…

Read More

Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit, ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH. Teksa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri. Pas publikimit të këtij lajmi, Continental Strategy…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu është mëse aktiv me video në rrjete sociale, nga çdo cep i Shqipërisë, duke prezantuar dhe trajtuar tema të ndryshme. Por kjo qasje nuk po i pëlqen, madje e ka bezdisur ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin. Ai ka një këshillë për gazetarin. ”Nejse, aman Fevzo kujdes”. Postimi i plotë Në google e në Facebook me del gjithandej Fevziu, duke u hedhur në det, në liqene, pellgje natyrore. Nuk e di juve, po mua më del gjithandej. I ka zënë vendin atij që e bënte vjet këtë punë, por e lidhën te 313-ta korbin. Tani pret rezultatin e…

Read More

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se bashkë me kolegët e tij Ahmedin Shkrijelj dhe Minela Kalender, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”. Kjo iniciativë vjen pas deklaratës së Brnabiq në një konferencë për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: ”Atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave të mbajtura disa ditë më parë në Novi Pazar. Sipas Kamberit, gjuha e urrejtjes nuk mund të mbetet vetëm çështje politike…

Read More

Dashnor Sula sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD-së. Për të demokratët duhet të zgjidhin krizën, ku propozon mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar pajtimi dhe ristrukturim të plotë nga baza deri në kupolën drejtuese. Ish-deputeti thekson se Berisha nuk duhet të largohet, por të jetë mbikëqyrësi i të gjithë procesit. Një krizë të vazhdueshme që ka nisur me largimin nga pushteti në vitin 2013, e konsideron situatën në të cilën ndodhet PD. Në një intervistë në ”A2cnn”, Sula pohon se demokratët janë në udhëkryq, por sipas tij ka ende mundësi për t’u ringritur. Zgjidhja duhet të vijë…

Read More

SPAK ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2023. Ata janë Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha. Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se: Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal. Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje të një tjetër aksioni për lirimin e hapësirave publike. ”Iku dhe treni. Vazhdojmë”, shkruan Rama, duke nënkuptuar se aksioni nuk do mbyllet pa u hequr të gjitha. Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.

Read More

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit. Deri këtu i kuptoj. Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell? Pse nuk bëjnë asgjë për ta zgjeruar tregun tonë të vogël? Para disa ditësh bëra një shkrim ku thosha se e vetmja mundësi për të shpëtuar universitetet shqiptare është që të thithim studentë nga…

Read More