Shkodra me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion për turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka postuar një video me përshtypjet e disa turistëve të huaj që kanë vizituar Shkodrën ditët e fundit. Ura e Mesit mbetet një destinacion i veçantë për të gjithë vizitorët, duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Shkodrën. “Turistët e huaj shijojnë nga afër traditën dhe historinë e dasmave shqiptare pranë Urës së Mesit. Një monument kulture që çdo vit tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj”, u shpreh…
Author: tirana
Një bombol gazi ka shpërthyer në Leskovik. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari që ndodhej në banesë. “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Në ambientet e Bashkisë Fier u zhvillua prezantimi zyrtar i administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit. Takimi u zhvillua në prani të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryetarit të Bashkisë Fier Armando Subashi, deputetes Antoneta Dhima, si dhe deputetëve të rinj të Qarkut Fier, Ceno Klosi dhe Ramion Kurti. Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së burimeve të reja njerëzore në administratën vendore, si një hap i rëndësishëm për të forcuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe për të rritur efikasitetin në zgjidhjen e problemeve të komunitetit. Ndërkohë, kryebashkiaku Subashi foli për sfidat që mbeten përpara, duke theksuar nevojën…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Një lokal i ndërtuar në trotuarin ku kalojnë këmbësorët është çmontuar në videon e publikuar.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar të dyshuar për një sërë mashtrimesh ndaj qytetarëve, duke përdorur identitet të rremë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Strategjia”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 2. Sipas njoftimit zyrtar, i riu, me inicialet E.H., banues në Paskuqan, u kap në flagrancë në momentin kur po i merrte një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar më parë në disa raste të tjera. Pas kallëzimit të bërë nga viktima, Policia nisi hetimet dhe identifikoi autorin, i cili, duke u paraqitur me emër dhe profil…
Në Lushnje ka nisur faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme, ku përfshihen objekte shërbimi, tenda të palëvizshme dhe pemë të mbjella jashtë vendeve të përcaktuara. Policia bashkiake, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe përfaqësuesve të rajoneve, po vijon punën në të gjitha zonat e zëna. Faza e parë e aksionit përfundoi me njoftimin zyrtar të subjekteve që kishin zënë hapësirat për të liruar vendet. Gjatë kësaj periudhe, disa qytetarë kanë larguar vetë materialet e tyre, ndërsa puna vazhdon intensivisht për ata që nuk e…
Një ngjarje e rëndë është riregjistruar në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një shtetas mësohet se është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa mësohet se 47-vjeçari, çoban ka qenë duke ruajtur bagëtitë. Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 bagëti të imëta. “Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet…
Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat, arrestohet 55-vjeçari. Sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies. Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat. Kontrollet në…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga bukuritë natyrore të Shkodrës. Në postimin në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë pamje mahnitëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë. Krahas pamjeve, ai shkruan “Një copëz magjie në zemër të #ShkodrësTuristike (shoqëruar më një emoji zemër) Prekal dhe Ura e Shtrenjtë”.
“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim. 🔥 Vatra aktive:– Në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.– Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij. ✅ Zjarre të shuar: 👨🚒 Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.
Policia Kufitare e Korçës ka goditur dy raste të paligjshmërive në pikë-kalimet kufitare Qafë Thanë dhe Goricë. Në një rast, një shtetas nga Maqedonia e Veriut u kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm maroken. Ndërsa në rastin tjetër, një banor i Zaroshkës u kap me mallra kontrabandë pa fatura. Të dy personat janë proceduar në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës. Njoftimi i policisë Korçë: DVKM Korçë/Goditen në PKK Qafë Thanë dhe në PKK Goricë, 2 raste të paligjshmërive në kufi. Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj…