Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë. Në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje…
Author: tirana
Liqeni i malit të Gramozit në Kolonjë është një ndër destinacionet ideale turistike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të këtij liqeni. Ky liqen një “thesar” i fshehur i bukurive natyrore shqiptare gjendet në 2400 metra lartësi, ndërsa malet e larta dhe natyra përreth ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme. Liqeni me origjinë akullnajore, sipërfaqe rreth 0,4 ha dhe formë elipsi, renditet në listën e atraksioneve më të kërkuara, sidomos në dimër kur reshjet e borës dhe temperaturat e ulta e shndërrojnë në një sipërfaqe të ngrirë mes bimësisë dhe pyjeve të shumta…
Deklarata e kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson se shpesh përdor ChatGPT dhe modele të tjera të inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë, ka ngjallur reagime të shumta në mediat vendase dhe ndërkombëtare. ”E përdor shumë shpesh, qoftë edhe vetëm për një mendim alternativ. Çfarë kanë bërë të tjerët? A duhet të mendojmë të kundërtën? të këtij lloji janë pyetjet që bëj”,-tha Kristersson. Ai shtoi se edhe kolegët e tij në qeveri përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale në mënyrë të ngjashme. Një hulumtuese e cila foli për të njëjtën gazetë, paralajmëroi se përdorimi i platformave si ChatGPT për…
Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera. Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë…
Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeç. Ai kryesoi tranzicionin kaotik të vendit nga komunizmi në demokraci. Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Iliescu ishte presidenti i parë i zgjedhur lirisht i Rumanisë dhe shërbeu dy herë, nga viti 1986-1996 dhe nga viti 2000-2004. Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë revoltës së dhunshme që rrëzoi regjimin komunist të Rumanisë në vitin 1989, por gjithmonë i mohoi të gjitha shkeljet. Akuzat u ngritën në vitin 2019, por ai nuk u…
Mbrojtja e personave që largohen nga diskriminimi, përndjekja dhe konfliktet është detyrim ligjor dhe angazhim ndërkombëtar. Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua sot një takim në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me pjesëmarrjen e drejtoreshës për Politikat e Migracionit, Azil dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, përfaqësuesve të departamentit për Kufirin dhe Migracionin, të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, UNHCR, dhe International Police Organization-IPO. Sipas Policisë së Shtetit, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e azilit, menaxhimit të kufijve dhe identifikimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.…
Sali Berisha ka dënuar në emër të PD, thirrjet antishqiptare në Kumanovë, ku sjelljen e quan një akt nacionalizmi primitiv. ”Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”. Postimi i plotë Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me…
Kryeministri Edi Rama ka postuar videomesazhin e promovimit të festivalit “Mokra n’Fest’ që fton qytetarët më 16 gusht që të bëhen pjesë e aktiviteteve e të shijojnë një ditë ndryshe. Mokra po bëhet gati të presë edicionin e gjashtë të festivalit “Mokra n’Fest”, një festë që prej vitesh mbledh bashkë mokrarët nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke kthyer këtë zonë të bukur malore në një qendër të traditës, kulturës dhe mikpritjes. ”Nga veriu në jug, muaji gusht është një kolazh festash në çdo qytet! Edhe këtë vit, më 16 gusht, rikthehet “Mokra n’Fest” në Pogradec, më shumë se…
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas incidenteve me thirrje raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut–Rumani, më 2 gusht në Kumanovë. I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, akuzohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes. Ministria e Brendshme paralajmëroi masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet në asnjë aktivitet sportiv. “Në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve…
Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po shijon pushimet në Shqipëri. Ai ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare të Ksamilit. ”Shqipëria me Amerikanë”, shkruan Grenell, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA-a. I njohur për angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit, Grenell vazhdon të jetë një figurë që ndjek nga afër zhvillimet në këtë pjesë të Europës, edhe përtej rolit të tij diplomatik.
Vlora është përfshirë nga një stuhi me rrebeshe shiu pasditen e kësaj të marte, edhe pse në kulmin e sezonit veror. Si pasojë e shndërrimeve të befasishme klimatike teksa turistët e qytetarët janë ndodhur në plazh, brenda pak minutash qielli është ngrysur dhe shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë përshkuar qytetin bregdetar. Reshjet e shiut të rëna me intensitetë të lartë për pak minuta kanë bërë që në rrugët e qytetit të ketë prezencë të lartë të ujit.
Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm shtyn për të mërkurën vendimin për dosjen Bankers. Vendimi do të shpallet në orën 10:00. Avokatët e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë që u caktuan nga Gjykata e Fierit. Për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë, Gjykata e Fierit caktoi masat e sigurisë të cilat u kundërshtuan prej tyre në Apel.