Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Hagë. Ajo që ra në sy ishte veshja e tij. Këtë herë presidenti ukrainas u pa i veshur me rroba më formale. Që prej nisjes së luftës, Zelensky në takimet e tij formale paraqitej i veshur me uniformë luftarake, por këtë herë Zelensky ka lënë mënjanë uniformën, duke veshur një kostum të zi (një xhaketë megjithëse me nuanca ushtarake, pantallona klasik dhe një këmishë elegante, por pa kollare).
Author: tirana
Ish-presidenti Bamir Topi, në një emisioni për “Gjurmë” nga Edlira Prendi, ngre akuza të forta për mënyrën se si po ndërtohet në Tiranë. “Ku është historia e shkruar dhe ku është ai muze që mbart në vetvete historinë e këtij qyteti, që po shfrytëzohet barbarisht?”,-u shpreh Topi. Ai theksoi se historia e asnjë qyteti në botë nuk është shkatërruar në këtë mënyrë si në Tiranë. ”Këtu, edhe nga pikëpamja e zhvillimit funksional të qytetit, por edhe nga ajo estetike, nuk ka harmoni. Edhe kjo tregon se gjithçka, sipas mendimit tim, nuk është bërë mbi bazën e mendimit të specialistëve, por…
Në një intervistë, Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën. Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza). Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë.
Papa Leone XIV ka një thirrje për situatën në Lindjen e Meseme, ku kërkon refuzimin e arrogancës dhe hakmarrjes në favor të paqes. Kreu i Kishës Katolike tha se zhvillimet në Iran, Izrael dhe Palestinë po ndiqeshin me shqetësim. “Le të hedhim poshtë arrogancën dhe hakmarrjen, dhe në vend të kësaj të zgjedhim me vendosmëri rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes”, tha ai sot në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa Leone do të banojë në rezidencën verore papnore në Castel Gandolfo, në jug të Romës, nga 6 deri në 20 korrik dhe në mesin e gushtit.Prej andej, ai do të…
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi në emisionin “Gjurmë” nga Edlira Prendi, e vlerëson debatin parlamentar me notën: zero. Sipas tij, në Kuvend nuk ka më debat politik. Nëse do të bënit një vlerësim për debatin parlamentar aktualisht, cili do të ishte ai? ”Zero! Zero! Unë nuk jam absolutist, por nuk shoh debat. Më thuaj, në rast se konsiderohet debat kur nxjerrin librin e shtëpisë me njëri-tjetrin, çfarë debati është ky?”,-tha ish-Presidenti Topi. Nga ana tjetër, Bamir Topi shpjegoi edhe këndvështrimin e tij për rolin e Presidentit dhe detyrimin kushtetues për të qenë mbi palët. “Unë mendoj që ka vështirësitë e…
Policia e Shtetit në cilësinë e Presidentes së SEPCA-s për vitin 2025, drejtoi nga qyteti i Beratit punimet e Asamblesë Rajonale të Drejtuesve të Policive të Europës Juglindore. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në cilësinë e Presidentit të SEPCA-s, në fjalën përmbyllëse apeloi që Kosova duhet të jetë pjesë e SEPCA-s. ”Asnjë justifikim dhe asnjë barrierë nuk duhet të pengojë bashkëpunimin në luftën kundër krimeve globale. Kemi një mision fisnik dhe të vështirë, por jo të pamundur: të luftojmë krimin dhe të garantojmë rend e siguri për qytetarët tanë. Bashkëpunimi i hapur dhe i sinqertë ndërmjet policive dhe…
Presidenti i Amerikës, Donald Trump në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë, tha se homologu Zelensky po zhvillon një betejë të guximshme. Ai tha se do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus nëse mund të arrihet një armëpushimin. “Kam folur me Zelenskyn. Në fakt, në kohë të vështira, ndonjëherë nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm. Mendoj se ai do të donte të shihte një fund të kësaj lufte. Mendoj se është një kohë e shkëlqyer për ta përfunduar atë. Do të flas me Vladimir Putinin dhe do të shohim nëse mund ta zgjidhim…
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit energjetik, duke u bazuar në investime të qëndrueshme, reformim të tregut dhe rritje të kapaciteteve prodhuese dhe transportuese. Këto zhvillime sipas saj kanë sjellë jo vetëm siguri energjetike, por edhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët përmes uljes së ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike. Gjatë një takimi me krerë të institucioneve të varësisë, Balluku theksoi ndër të tjera se Shqipëria është shndërruar në një vend gjithnjë e më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë në sektorin e energjisë së pastër, të…
Presidenti i Amerikës, Donald Trump lavdëroi veten për sukseset në fushën e mbrojtjes dhe për zotimin e ri të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake. ”Janë mbi 1 trilion dollarë në vit, nga shtete që nuk po paguanin aq sa duhet”, tha Trump në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë. Nga ana tjetër, presidenti hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e mediave se impianti bërthamor iranian, i bombarduar nga SHBA, nuk ishte shkatërruar. ”Në raportin fillestar thuhej se dëmet mund të ishin të pakta, ose shumë të rënda, por tashmë kemi informacione shtesë. Ju zgjodhët të…
Vala e fortë e të nxehtit që ka vënë nën ndikimin lindjen e Amerikës, dhe që pritet të ndikojë negativisht në jetën e 160 milionë njerëzve. 37.7 gradë Celsius në New York City, dhe temperatura në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Kennedy” arriti 38 gradë në mesditë. Pas paralajmërimeve se temperaturat mund të arrijnë 40 gradë në zonën metropolitane të New Yorkut, qytetarët blenë ftohës të rinj ajri ndërsa qytetarët në rrugë u përpoqën të freskohen me spërkatjen e ujit në formë shatërvani.
Pas 37 seancave të dështuara për të votuar drejtimin e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje sinjalizon se mund ta ndryshojë kandidaten e propozuar, Albulena Haxhiu. “Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin e saj dhe në këtë drejtim ne nuk po flasim më për emrin, po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Kushedi, ndoshta Vetëvendosja do ta ketë një qëndrim tjetër. Por, një herë po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Por, opozita s’po lejon as të shkojë te propozimi i radhës, por që është e rëndësishme që të vazhdojmë”, theksoi Albulena Haxhiu, deputete e LVV. Haxhiu përsëriti qëndrimin…
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka shpërndarë mandatet për 4 qarqet e para. 24 deputetët e parë në qarqet, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë tashmë janë një hap më pranë Parlamentit. Në qarqet Lezhë dhe Kukës, Partia Demokratike ka rezultuar fituese ku ka përkatësisht 4 dhe 2 deputetë, ndërkohë në Korçë dhe Gjirokastër fituese rezulton PS, me 6 dhe 3 deputetë. Nga ana tjetër rezultati në qarkun Elbasan nuk është certifikuar ende, pasi çështja është në KAS, ndërsa qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës presin rinumërimin e…