Në Turqi rritja e çmimeve për konsumatorët, sipas të dhënave zyrtare, është ngadalësuar. Në muajin korrik konsumatorëve të shërbimeve dhe mallrave u është dashur të paguajnë 33,52 më shumë krahasuar me një vit më parë, vë në dukje Enti i Statistikave në Turqi. Kjo ishte kuota më e ulët e rritjes së çmimeve që nga nëntori 2021. Në qershor kuota e rritjes së çmimeve ishte 35,05 përqind. Nga qershori në korrik çmimet ranë me 2,06 përqind. Shtrenjtimi mujor u ndikua nga rritja e çmimeve për banimin me 5,78 përqind si dhe për pijet alkohoolike dhe duhanin me 5,69 përqind. Që…
Author: tirana
Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”. Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë zyrtarisht në radarin e vizitorëve me buxhet të kufizuar. Tirana është porta perfekte për të eksploruar Rivierën Shqiptare, shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Evropës, ende e paprekur nga turizmi masiv që ka përfshirë…
Kopshti Zoologjik i Aalborgut në Danimarkë ka nisur një fushatë të pazakontë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë kafshët e tyre shtëpiake të shëndetshme, por të padëshiruara, si pula, lepuj, derra dhe madje edhe kuaj, për të ushqyer grabitqarët që mbahen në ambientet e tij. Sipas kopshtit zoologjik, kafshët dhuruese eutanizohen butësisht nga stafi i trajnuar dhe më pas përdoren si ushqim për grabitqarët si luanë, tigra dhe rrëqebuj euroaziatikë. Ky ushqim, sipas zyrtarëve të institucionit, imiton dietën natyrore që këto kafshë do të kishin në natyrë. Në një deklaratë në rrjete sociale, kopshti thekson se ka përgjegjësi…
Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në një garazhd në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 24.07.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes,…
Ditën e sotme territorit shqiptar do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme të motit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të shoqëruara me rritje të temperaturave dhe mundësi për reshje të izoluara në disa zona gjatë pasdites. Sipas të dhënave nga MeteoAlb, mëngjesi do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të freskëta që do të variojnë nga 15 në 17 gradë Celsius në zonat malore dhe rreth 20 gradë në ultësirën perëndimore. Gjatë paradites do të mbizotërojë dielli, ndërsa pas mesditës priten zhvillime vranësirash që mund të shoqërohen me reshje…
Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës. Demi Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni që të hiqni dorë nga përgjegjësitë, sidomos nëse keni konflikte në familje. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do e keni të lehtë. Binjakët Në javët në vijim, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ndaj…
Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Vaun e Dejës. “Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau e Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, lexohet në njoftimin e policisë. Viktima është Frrok Lleshaj, kurse forca të shumta policie shkuan në vendngjarje. Viktima mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën…
Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është diçka e gabuar. Po ashtu shton edhe se është një veprim i pavend dhe pa mend. ”Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një organizate si OSBE-ja që organizon monitorimin e zgjedhjeve në gjithë botën dhe i kërkon që të mbajë anë në këtë proces dhe të mos përdoret raporti në dëm të mazhorancës. Më duket një veprim…
Plani për të ndaluar paratë e gatshme deri në fund të dekadës do të jetë i vështirë për t’u realizuar, në një vend ku nuk u besohet bankave, sipas “Politico.eu”. Në një vend ku paratë e gatshme janë mbret, ambicia e kryeministrit Edi Rama për ta lënë Shqipërinë pa para deri në vitin 2030 do ta kthente shoqërinë përmbys. Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën dyshek pranë AK-47-shit të tyre, sipas një shakaje kombëtare në vend që t’i fusnin në banka. Por nëse Rama e plotëson dëshirën e tij, Shqipëria do të bëhet…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmon vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje. “Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X. “Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”. Zyra e Kryeministrit tha gjithashtu në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen”.
Spitali Rajonal i Vlorës ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se Vlora është vendi ku takohet historia me mikpritjen, ndërsa spitali është një pikë kyçe sigurie për pushuesit, në gatishmëri 24/7 për çdo rast urgjent, me një ekip të përkushtuar dhe shërbim cilësor. Sipas Koçiut që nga 1 qershori, mbi 5,800 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe 360 turistë të huaj, të cilët kanë gjetur kujdes…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen e institucioneve dhe mungesën e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së MV. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste në vendin ku janë bashkëthemelues të shtetit”, tha Emir…