Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar. Në kërkesën e depozituar javën e kaluar në gjykatë nga avokati, Meta e motivonte zëvendësimin e masës me faktin se në 8 muaj SPAK nuk kishte bërë raportimet periodike 2-mujore në gjykatës dhe se ai ishte numri 2 i opozitës në vend. Hetimi ka zbuluar edhe një kartë bankare, të vënë në dispozicion nga një biznesmen, që dyshohet të jetë përdorur…
Author: tirana
Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku po merr pjesë në seancë. Sot po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë. Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg. Që nga…
Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe familja e tyre. Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar, tek i cili kanë postuar edhe një foto. Në sfond perëndimi, dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë një super resort në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollar, edhe me shtetin shqiptar…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se tashmë qytetarët kanë mundësi që me aplikacionin TEA, të prezantohen më bukuritë shqiptare. Një udhërrëfyes digjital 360 gradë i Shqipërisë turistike. “Udhëtimi juaj në Shqipëri nis me TEA-n. Me TEA-n, stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në çdo portë hyrëse të vendit për t’u prezantuar vizitorëve bukuritë që Shqipëria ka për të ofruar: nga deti në male, nga qytetet historike te plazhet mahnitëse. Shkarko tani aplikacionin TEA – udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike”, thotë Rama.
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat. Sipas informacionit të dërguar nga…
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk ka asnjë surprizë në qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij përsëriten prej vitesh, pa asnjë fakt konkret. “Nuk kam asnjë surprizë. As unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje lart, as publiku që ndjek këtë seancë. Sepse gjithçka që dëgjojmë është një përsëritje prej shumë vitesh. Para zgjedhjeve ua kemi thënë që do vini përsëri me të njëjtin refren: ‘U vodh vullneti i shqiptarëve, u manipulua’,” deklaroi Balla. Ministri theksoi se ende po bëhen…
Prej ditësh raportohet në media për një përplasje në SPAK në lidhje me garën nga ku do përzgjidhet kreu i ri i FBI shqiptare. Por juridikisht asgjë se ka penguar SPAK të verifikoj dokumentat e 13 garuesve pas përfundimit edhe të afatit shtesë me 24 orë. Komisioni vijon të jetë i njëjti, ai me 3 anëtarët Altin Dumani Arben Kraja dhe Behar Dibra. WebLajm.com mëson se nga faza e parë e kontrollit 6 nga 13 garuesit kanë probleme me dokumentat dhe kushtet formale. Kjo pritet të sjellë edhe mos kualifikimin e tyre për 6 fazat e mbetura. 11 ditë më…
Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas kallëzimeve nga disa qytetarë, për vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave të tyre, në lagje të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2, për zbardhjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 10 rasteve të vjedhjes së biçikletave dhe motomjeteve elektrike, të kryera gjatë muajve janar, prill, maj dhe qershor, nga shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili…
Si rezultat i kontrolleve sistematike Policia e Tiranës dhe Seksioni për Gjurmimin e Aseteve Kriminale gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur 2 raste të mbajtjes në mënyrë të paligjshme.Si pasojë e operacionit janë arrestuar dy persona të identifikuar si Petrit Kurti dhe Halit Ajazi dhe një tjetër është rpoceduar.Blutë kanë sekuestruar 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale në cilësinë e provës materiale. Njoftim i Policisë: Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e…
Platforma TikTok është rikthyer zyrtarisht në Shqipëri, pas më shumë se tre muajsh nga vendimi i qeverisë për ta ndaluar për një periudhë njëvjeçare. Qytetarët shqiptarë kanë raportuar sot se kanë akses të plotë në aplikacion, pa asnjë kufizim, siç ishte përpara datës 13 mars 2025 kur ndalimi hyri në fuqi. Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin e deklaruar për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e përshkroi atëherë masën si një ndërhyrje…
Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se kandidatura e Avokatit të Popullit nuk votohet nga PS për shkak se është propozuar nga opozita. Ai theksoi se Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, duke theksuar “hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë”. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju nuk pranoni kandidaturën e opozita ndonëse plotëson çdo kriter, Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtime pa…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar këtë të enjte lidhur me krimet zgjedhore të 11 majit në eventin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Ai u shpreh se janë ushtruar kontrolle në banesa dhe zyra si dhe janë sekuestruar dokumente të rëndësishme. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit, theksoi kreu i Prokurorisë së Posaçme gjatë fjalës. “Janë ushtruar disa kontrolle banese, zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të…