Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni. Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta. Ky është një “bast” personal i sekretarit të “Lega Nord” dhe ministrit të Transportit Matteo Salvini, i cili këmbënguli veçanërisht në domosdoshmërinë e projektit, me logjikën se ndër të tjera do…
Author: tirana
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të gjykatës më të lartë të vendit në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. “Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thënë se e respektojmë…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti në një takim Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU). Gjatë bisedës, Berisha tha se Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare. Nga ana tjetër, kreu i PD e cilësoi si të turpshme letrën e dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa Ministri i Jashtëm sipas tij, tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e…
Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm, është kjo ecuria e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit. Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ky trend do të vazhdojë. ”Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë…
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi komenton incidentin me thirrje raciste në Kumanovë. Sipas tij, situatat e fundit kërkojnë një analizë të thelluar dhe veprime të qarta institucionale. Për të Kosova po kalon një moment kritik për shkak të ngërçit politik dhe mungesës së funksionalitetit të plotë të institucioneve, çka po ndikon drejtpërdrejt në procesin e dialogut me Serbinë. Ndërsa për incidentin me thirrje antishqiptare gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, Elezi ngriti alarmin për një përpjekje të organizuar destabilizuese. ”Kumanova është një zonë pranë kufirit me Serbinë, dhe nuk përjashtohet dora e shërbimeve serbe dhe ruse për të tensionuar situatën…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Njësia Kavajë, Silvana Bala inspektoi nga afër detajet e fundit të punimeve për rikonstruksionin e spitalit në Kavajë, një investim që ka mundësuar rehabilitimin tërësor të ambienteve duke sjell standarde të reja shërbimi për mbi 100 mijë banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth. Gjatë vizitës në ambientet e rinovuara, ministrja Koçiu theksoi që punimet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit janë drejt përfundimit ku qytetarët do marrin shërbime shëndetësore në kushte dhe ambiente modern. ”Jemi në përfundim…
Analisti Ben Andoni flet për ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal. Ai thotë se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe që gjithashtu mungon transparenca. Sipas Andonit një Kod Penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar. ”Drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe gjithashtu mungon dhe transparenca.Mund të shtoj se presidenti është i padukshëm në vendimet e rëndësishme të vendit. Një Kod Penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim vërtet shkencor…
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, nuk ka kaluar pa përplasje, pasi kjo situatë ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin e PD-së, Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejojnë prerjen e pemëve. Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët 30-vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal dhe se nuk kanë asnjë studim urban për zonën. “Ka ardhur bashkia ka një urdhër që kryetarja e bashkisë i lë në ajër, që të lirohen trotuare. Kjo pema…
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vendimi vlen edhe për Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm.
Me koncertin “Meloditë e Mesdheut”, sopranoja Inva Mula dhe artistë të tjerë, sollën emocione për publikun me një udhëtim muzikor mesdhetar. Amfiteatri antik i Durrësit u kthye në një skenë magjike ku muzika, arti dhe historia u bashkuan në koncertin “Meloditë e Mesdheut”, duke sjellë emocione të forta dhe përjetime të veçanta për publikun. Mula një nga zërat më të mëdhenj të skenës operistike shqiptare dhe ndërkombëtare, u ngjit për herë të parë në skenën e këtij monumenti historik, e shoqëruar edhe kori i fëmijëve “Okarina” Pjesë e kësaj mbrëmje magjike, ku muzika dhe historia u harmonizuan si rrallë herë…
Gjesti ka tërhequr vëmendjen e publikut me një veprim mjaft të papritur dhe intrigues ndaj ish-banores së ”Big Brother Kosova Vip 2”, Kader Kicaj. Në një prej fotografive të publikuara në profilin e saj në Instagram, ku Kader shihej duke pozuar me bikini dhe duke rrezatuar vetëbesim e hijeshi, Gjesti nuk i kurseu reagimet. Ai i komentoi me një emoji të çokollatës, një detaj i vogël por që nuk kaloi pa u vërejtur nga ndjekësit e shumtë. Reagimi i Kaderit erdhi menjëherë, ajo iu përgjigj me fjalën e shkurtër, por shumë domethënëse: ”Jom”, një pranim i drejtpërdrejtë që konfirmoi komplimentin…
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë reagimin kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me një emoji të nervikosur, ku e ka edhe një koment për këtë veprim. ”Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”,-shkruan Rama. Aksioni është pjesë e nismës së re të qeverisë për rikonfiguruar përqindjen që do të shfrytëzojnë lokalet në pjesën e jashtme, si dhe për t’u dhënë qytetarëve aksesin e munguar në hapësirat e përbashkëta.