Ish-deputeti Halit Valteri dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e ngritur ndaj Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, sot deputet i zgjedhur në 11 maj i PD-së. Valteri ka thënë para të pranishmëve se ishte i ati i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës, Genci Maloku, i cili i kishte dhënë pamjet e kamerave që dispononte, për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit ku mbeti i vdekur djali i tij. Kjo ka bërë sipas Valterit, që ai të ngrinte zërin në Parlament lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë lidhur me përmendjen e emrit…
Author: tirana
Zegjine Çaushi, deputetja më e re e PS-së ka bërë një tjetër reagim drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Këtë radhë, në reagimin e saj deputetja e re i referohet deklaratave të bëra nga Bardhi gjatë një interviste televizive ku u shpreh se nuk kishte ambicie për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. “Del Gazi i bukri i dheut që mos e paftë syri i keq, me atë zërin e tij tërë ankth, sikur e ndjekin nga pas gjithmonë nja 100 vetë dhe pasi merren me mua, fiksimin e tij të jetës, lëshon një bombë. Nuk e…
Në 24 orët e fundit, Shqipëria është përballur me 18 vatra zjarri në të paktën 12 bashki të vendit, duke përfshirë Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Delvinën, Vau i Dejësin, Malësinë e Madhe, Tiranën, Kavajën, Beratin, Kuçovën, Skraparin dhe Elbasanin. Falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale, të gjitha vatrat janë shuar pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë, flakët kanë përfshirë rreth 35.9 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 efektivë, 35 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Në jug të vendit, Forca Ajrore ka shtuar…
Shtëpia e aktorit të njohur amerikan Brad Pitt në lagjen Los Feliz të Los Angeles ka qenë objekt i një grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës, njoftoi Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD). Sipas autoriteteve, tre persona të dyshuar u futën me forcë në shtëpi rreth orës 22:30 përmes një dritareje të përparme dhe “bastisën vendndodhjen”, duke marrë me vete sende ende të paidentifikuara. Ndërsa policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht se prona i përket aktorit fitues të çmimit Oscar, adresa në fjalë përputhet me shtëpinë që Pitt bleu në vitin 2023. Aktori nuk ndodhej në shtëpi në momentin e grabitjes,…
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë Lënda plasëse i është vendosur dyqanit në përdorim të 30-vjeçarit Donald Luka në aksin Fushë Krujë-Derven. Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa ende s’dihen autorët e ngjarjes. Mbrëmjen e 19 Marsit 2022, Donald Luka në bashkëpunim me vëllanë e tij, Ernest Luka, kanë dhunuar Indrit Çelën, shef kuzhine i njohur në Tiranë në zonën e quajtur “Ura e Gjolës”. Indrit Çela udhëtonte me makinën personale në këtë aks, kur dy persona i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta.…
5 vite më parë ai u dënua me vdekje për vrasjen e nëntë personave, shumica vajza me të cilat krijonte njohje përmes platformës ‘Twiter’ në vitin 2017. Ekzekutimi u tij vjen në një kohë kur ka gjithnjë e më shumë thirrje për heqjen e dënimit me vdekje në Japoni. Ministri japonez i Drejtësisë, Keisuke Suzuki specifikoi se vendimi për të ekzekutuar Shiraishin erdhi pas një analize të plotë, duke theksuar se krimet e tij kishin shkaktuar “tronditje dhe trazira të mëdha” në shoqërinë japoneze. “Nuk është e përshtatshme të hiqet dënimi me vdekje ndërsa vazhdojnë të ndodhin krime të tilla…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vulosi këtë të mërkurë rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Vlorë Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpërndau mandatet për 35 kandidatët e dalë në 11 maj nga këto qarqe, duke mbyllur kështu edhe sagën e ankimimeve. QARKU BERAT PS – 5 MANDATE Ervin DemoEnriketa JahoHysen BuzaliFadil NasufiHatixhe KonomiPD – 2 MANDATE Eno BozdoZija IsmailiQARKU DIBËR PS – 3 MANDATE Blendi KlosiAlma SelamiAgron MalajPD – 2 MANDATE Xhelal MziuDenisa VataQARKU SHKODËR PS – 4 MANDATE Marjana KoçekuOnid BejleriXhenis ÇelaBujar RexhaPD – 5 MANDATE Luçiano BoçiKliti HotiGreta BardeliRamandan LikajBardh SpahiaPSD – 2 MANDATE Tom DoshiSabina JorgoQARKU VLORË PS…
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në administratën publike. Programi do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron mundësi të zgjeruara për 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria. Ministrja Bora Muzhaqi nëpërmjet një videomesazhi të ndarë për hapjen e thirrjes, theksoi se ky edicion i X-të vjen me më shumë hapësira dhe mbështetje se kurrë më parë, duke synuar që të rinjtë të kenë akses real në institucionet publike,…
Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë. Sot është dita e nëntë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Debate me përfaqësuesit e KASPartitë politike kanë pasur debate me përfaqësuesit e KAS, në lidhje me votat, ku qytetarët nuk kanë vendosur kryqin brenda kutisë përbri emrit, por jashtë saj. Këto vota janë cilësuar të pavlefshme nga KAS, që kundërshtohet nga partitë politike pasi sipas tyre vullneti i qytetarëve është shprehur.Rinumërimi për qarkun e Tiranës pritet të mbarojë ditën e sotme, më pas ditën e hënë do të nisë rinumërimi për qarkun e Fierit e më pas edhe…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, nga ku doli vetëm pak momente më parë. Në lidhje me kontratën lobuese të Partisë Demokratike në SHBA dhe kërkimin e informacionit lidhur me të nga ana e SPAK, Noka tha se PD është transparente. Ai theksoi se PD ka vënë çdo gjë në dispozicion dhe se nuk ka asgjë për të fshehur në lidhje me këtë çështje.
Meteorologët sllovenë kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi të fortë që do të prekë të gjithë vendin sonte, me reshje të mundshme të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe raste lokale të breshrit. Gjatë ditës së djeshme, temperaturat e ajrit në Slloveni ishin midis 32 dhe 37 gradë Celsius, dhe sipas njoftimeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO), pas ditëve të nxehta, do të vijë një stuhi, shkruajnë mediat e huaja. Meteorologu i ARSO-s në detyrë Brane Gregorcic njoftoi se mbi Slloveni do të kalojnë stuhi të forta, të shkaktuara nga paqëndrueshmëria e motit. ARSO parashikon që stuhitë…
Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Ergys Arrnjeti, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike. Ndaj tij ishte vendosur masa e “Arrestit me burg”, për veprat penale veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale Vijojnë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit në Itali. Policia e Shtetit Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i…