Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka ndarë një mesazh të deputetit gjerman Johannes Volkmann, teksa mban një fjalim në parlamentin gjerman ku përmend Kosovën. Ajeti ka shkruar se Volkmann, i cili është nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës, ka kërkuar që Kosova të pranohet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. ‘‘Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag – dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën,…
Author: tirana
Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me AKKSHI dhe ASIG organizuan sot workshopin “Përdorimi i GIS/RS në vlerësimin e riskut dhe parashikimin e shëndetit pyjor në menaxhimin efektiv gjeo-mjedisor në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”. Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e teknologjive të avancuara si GIS dhe Remote Sensing për të kuptuar më mirë dinamikën e ekosistemeve tona, për të parashikuar rreziqet dhe për të ndërmarrë vendime të bazuara në të dhëna shkencore. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili theksoi se Divjaka…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Pandeli Bozha i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal Vladimir Lushkaj i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë për gjendjen aktuale të ekonomisë në vend, duke e quajtur atë të rreme dhe të paqëndrueshme. Ajo shkruan se kriza e xhepave nuk është rastësi është pasojë direkte e qeverisjes socialiste. Për të konsumi i brendshëm ka rënë ndjeshëm dhe turizmi nuk mund të kompensojë as shpopullimin dhe as varfërimin në rritje të familjeve shqiptare. Ekonomia nuk mbahet me pushues sezonalë, por me një popullsi që punon, prodhon dhe konsumon. Postimi i plotë Një ekonomi që nuk punon për qytetarin. Shqipëria po jeton një rritje ekonomike artificiale, të mbështetur vetëm nga rritja…
Nga Artan Hoxha Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e largët, saqë Artan Santon, themeluesin e bankës së parë me kapital 100% shqiptar dhe njërës nga bankat më të rëndësishme në vend, e kanë harruar të gjithë. Të gjithë ata që dikur prisnin në radhë para derës së zyrës së tij politikanë të nivelit më të lartë, qeveritarë, gjyqtarë e prokurorë, pronarë mediash e moderatorë të cilët përfituan sa mundën prej tij, nuk gjetën kohë as për një minutë të vetme ta kujtonin. Fiks sipas shprehjes popullore: “I vdekuri…
Qarku i Fierit është me risk të lartë për zjarre në kushtet kur edhe temperaturat po shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Në këtë kontekst vlen edhe apeli drejtuar banorëve të zonave bujqësore, që janë të shumta në qarkun e Fierit, që të jenë të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve të tokat e tyre. Njoftimi në kohë i rasteve kur konstatohet zjarr nga çdo person është një tjetër element që ndikon në përmasat apo minimizimin e dëmeve në këto ditë të nxehta.
Deputeti i PD-së dhe drejtues politik në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti flet për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe për gabimet gjatë procesit. Ai u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se PD-ja ka defektet e saj. Për të sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen. “Me këtë sistem që është ndërtuar nuk ka zgjedhje. Nuk është vetëm kodi zgjedhor, por është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren kudo”,-tha ai. Deputeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë nga shteti dhe…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi këtë të premte fabrikën e përpunimit të fruta-perimeve në Lezhë, një sipërmarrje e ngritur nga fermeri Tom Malshi, i cili prej vitesh i është përkushtuar konservimit të ullinjve të tavolinës. Denaj tha se me një kapacitet prej mbi 6000 tonë në vit dhe një rrjet eksportesh në zgjerim të vazhdueshëm, kjo sipërmarrje sjell prodhime cilësore “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare, përfshirë kontratën më të fundit me Azerbajxhanin. ”Në këtë vizitë prezantova edhe tri linjat e reja të financimit, ku përmes Skemës Kombëtare të Investimeve (50% grant), të kombinuar me Kredinë…
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 30-vjeçaren E.D, pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshorti i saj. Çifti është në proces për zgjidhjen e martesës, ndërsa 30-vjeçarja akuzohet se ka marrë pa të drejtë fëmijën e tyre nga banesa familjare. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasen E. D., 30 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj (me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës) se ka marrë pa të drejtë, nga banesa familjare, fëmijën e tyre. Punohet për kapjen e 30-vjeçares dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”.
Parlamenti i Gjermanisë votoi për të pezulluar bashkimet familjare për refugjatët pa status të plotë azili. Kjo është një lëvizje e përpjekjes së Kancelarit Friedrich Merz për të ashpërsuar rregullat e imigracionit. Ligji i ri nënkupton se refugjatët me atë që njihet si “mbrojtje plotësuese” nuk do të mund të sjellin anëtarët e afërt të familjes në Gjermani për dy vitet e ardhshme. Projektligji zbatohet për të afërmit e personave që jetojnë në Gjermani pa status të njohur azilanti. Ai u miratua me 444 vota pro dhe 135 kundër. Partia e ekstremit të djathtë, AfD kishte njoftuar paraprakisht se do…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të MEPJ për të thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile grupeve të interesit duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës të politikave. ”Transparencë, llogaridhënie e hartim gjithëpërfshirës i politikave dhe të orientuar për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile e grupeve të interesit. Me disa prej tyre u fokusuam sot tek diskutimi për Kapitullin 31-pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme – që mbulon…
Ish-deputeti Halit Valteri dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e ngritur ndaj Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, sot deputet i zgjedhur në 11 maj i PD-së. Valteri ka thënë para të pranishmëve se ishte i ati i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës, Genci Maloku, i cili i kishte dhënë pamjet e kamerave që dispononte, për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit ku mbeti i vdekur djali i tij. Kjo ka bërë sipas Valterit, që ai të ngrinte zërin në Parlament lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë lidhur me përmendjen e emrit…