Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Ergys Arrnjeti, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike. Ndaj tij ishte vendosur masa e “Arrestit me burg”, për veprat penale veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale Vijojnë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit në Itali. Policia e Shtetit Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i…
Author: tirana
Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një prone të saj në Qerret.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë. Në një takim me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë Presidenti i Republikës vlerësoi “këtë qendër të rëndësishme akademike në zemër të një rajoni që ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe”. “Ky universitet, që është në zemër të rajonit të Kalabrisë, ka një mision tjetër shumë të rëndësishëm: të mbrojë, të promovojë dhe të trashëgojë gjuhën arbëreshe. I falënderoj nga…
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI), aeroportet e Stambollit kanë pritur 49.9 milionë pasagjerë në pesë muajt e parë të vitit,. Numri i pasagjerëve u rrit me 2.5 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga 49.9 milionë pasagjerë, 31.8 milionë përdorën Aeroportin IGA të Stambollit, prej të cilëve rreth 6.8 milionë udhëtuan me fluturime vendase, ndërsa 25.5 milionë me fluturime ndërkombëtare. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 31.2 milionë pasagjerë përdorën Aeroportin IGA të Stambollit, prej të cilëve 6.6 milionë udhëtuan me fluturime vendase dhe 31.2 milionë…
Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në aftësinë kritike të të menduarit dhe përvetësimin e njohurive. Në fokus ishte përdorimi i ChatGPT-së – një nga mjetet më të avancuara të IA-së – dhe mënyra si ndikon ai në procesin e të menduarit tek përdoruesit. Gjatë një periudhe katërmujore, studiuesit e MIT-it angazhuan 54 të rritur për të shkruar tre ese, duke përdorur secili nga tre burime të ndryshme: ChatGPT-në, një motor kërkimi dhe njohuritë personale. Qëllimi ishte të matej angazhimi njohës dhe mënyra se si secili…
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh. Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”. Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më…
Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një biznes në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi Donald Luka, rreth 30 vjeç. Në dyqanin e mishit ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.
Sërish lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë. Vendndodhja e tërmetit duket se ka qenë Fushë Kruja, aty ku lëkundje të tokës kishte edhe pak ditë më parë. Magnituda e lëkundjeve ka qenë 4.0, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat e Ksamilit, duke shkaktuar alarm në komunitet dhe ndërhyrje urgjente nga shërbimet e emergjencës. Flakët shpërthyen rreth orës 19:30 dhe përhapja e tyre u përshpejtua nga era dhe bimësia e thatë. Mungesa e infrastrukturës rrugore e bëri të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse, çka detyroi forcat zjarrfikëse, banorët e zonës, forcat policore dhe administratën e bashkisë Sarandë të ndërhyjnë manualisht për shuarjen e flakëve. Pas një përpjekjeje që zgjati disa orë, rreth orës 03:30 të mëngjesit, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht. Nuk raportohet për të…
Sipas Meteoalb, dita e sotme pritet të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, temperaturat do të rriten ndjeshëm, ku maksimalet në zonat e ulëta mund të arrijnë deri në 30–31°C, ndërsa në zonat malore ato do të shkojnë deri në 25–26°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor me shpejtësi 30 km/h, ndërsa në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, era do të fryjë herë pas here nga jugperëndimi në orët e pasdites.
Dashi Planetët do ndikojnë shumë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jenë të pafundme. Beqarët ndryshe nga të dashuruarit do kenë një dite të bukur dhe me takime mbresëlënëse. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm aq sa edhe juve vetë do iu duket çudi. Mundohuni të bëni investimet e duhura. Demi Do ndiheni si ne ëndërr gjate kësaj dite në krahët e partnerit tuaj. Ai do kujdeset edhe për detajet me te vogla dje do iu bejë ta ridashuroheni edhe me fort. Beqarëve do iu duhet ende të presin për të gjetur princin e tyre…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Seanca konstituive, e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ka nisur më 15 prill dhe deri më tani janë zhvilluar 37 vazhdime të saj – por, deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët. Në vendim, Kushtetuesja tha se seanca konstituive e nisur më 15 prill konsiderohet e papërfunduar për shkak se ende nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët. Sipas Kushtetueses, në bazë të nenit 66…