Author: tirana

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se Kodi i ri Penal duhet të miratohet nëpërmjet një referendumi nga populli, i cili me anë të votës së drejtpërdrejtë çimenton themelet e kodit të ri. Për të në Kodin e ri Penal duhet të shtohet një nen për dënimin me burg për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve që diskriminojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia apo nga diaspora. ”Sot për javë, Shqipëria ka qenë e shqetësuar për një goditje që po merr turizmi, për shkak të keqtrajtimit, manipulimit, vjedhjes, keqshërbimit, të metave të mëdha dhe me të drejtë…

Read More

Qeveria ka miratuar vendimin për të lehtësuar përballimin e kostos së strehimit për disa kategori të veçanta, duke ofruar mundësinë e një kredie me interes 0%, e cila do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se programi i mbështetjes përfshin disa kategori të rëndësishme të shoqërisë dhe një nga përfitimet e këtij programi është një grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës, i cili do t’u ofrohet familjeve të punonjësve të rendit që kanë rënë në detyrë dhe fëmijëve në përkujdesje të Republikës, një nismë që synon të mbështesë…

Read More

Nga Aladin Stafa Prej dekadash vendi ynë, Shqipëria po përpiqet të ecë drejt një procesi integrues që më shumë sesa propagandë, tani duhet të jetë një proces i prekshëm dhe më konkret për njerëzit/qytetarët. Ndryshimi i sistemit politik në fund të viteve ‘80, nga një regjim diktatorial drejt një rendi të ri demokratik më shumë se e shkaktuar prej të mëdhenjve të botës, ishte një etapë historike që duhej merituar. Ishim apo nuk ishim gati, këto janë zhvillime që sot tek një popull jo mirë të drejtuar përgjatë historisë, përcjellin mendësi që mbesin peng të së kaluarës duke e ashpërsuar…

Read More

Një episod i pazakontë është regjistruar në metronë e Romës, ku një vendas ka shpërthyer me zemërim ndaj një grupi turistësh të rinj meksikanë që ndodheshin në platformën e trenit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin italian duke bërtitur dhe goditur me shqelma, ndërsa turistët, që ndodhen në qytet për ngjarjen fetare Jubileu i Rinisë 2025, qëndrojnë të qetë dhe nuk provokojnë më tej situatën. Por reagimi i tyre do të mahniste të gjithë: në vend që të kundërpërgjigjen, të rinjtë vendosin të luajnë këngën simbol të paqes “Imagine” të John Lennon përmes një altoparlanti portativ. Mes tensioneve,…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë sot me një tjetër akuzë të fortë ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit 2025 si një “farsë elektorale” dhe “procesin më të diskredituar në 32 vite pluralizëm”. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letë, sipas tij të dërguar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, që sipas tij përbën një presion të paprecedent ndaj tyre për të ndryshuar tonin kritik të raportit për zgjedhjet. Letra, e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe…

Read More

Zjarri që përfshiu zonën e Skërficës është izoluar plotësisht falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë. Aktualisht, efektivët zjarrfikës dhe trupat e ushtrisë vijojnë punën në terren për të ndërhyrë në thellësi të zonës së djegur, ku ende ndodhen trungje të mëdhenj dhe shtresa toke të nxehta që mund të shkaktojnë riaktivizim të flakëve. Përpjekjet janë përqendruar në shuarjen e plotë të vatrave të mbetura, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të rikthimit të zjarrit.

Read More

Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar sot në zonën e Ksamilit, ku është prishur një banesë që konsiderohej ndërtim pa leje. Ndërhyrja u krye pa përplasje apo rezistencë nga ana e banorëve, ndërsa mësohet se objekti ishte ngritur në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kritereve të lejuara nga ligji. Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve informale, veçanërisht në zonat turistike, ku autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike.

Read More

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Durrës, pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit që qarkullonte një 35-vjeçar. Sipas uniformave blu, shkak i konfliktit ka qenë parakalimi i automjetit. Nga të shtënat u lëndua 35-vjeçari, teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ka nisur punën për kapjen e autorëve të dyshuar. Njoftimi: Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër). Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Menkulas në Durrës. Një mjet tip zetori ka dalë nga rroga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, 75-vjeçar, Hakim Lipe.Mësohet se zetori është përmbysur në rrugë dhe ka zënë poshtë drejtuesin i cili ka humbur jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Agjencia kryesore e OKB-së për ushqimin, Programi Botëror për Ushqimin (WFP), ka paralajmëruar se familjet e bllokuara në qytetin e rrethuar El-Fasher, në perëndim të Sudanit, po përballen me urie ekstreme. Sipas WFP-së, prej më shumë se një viti nuk është arritur të dërgohet ndihmë ushqimore në këtë qytet të rajonit të Darfurit përmes rrugëve tokësore, ndërsa forcat paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) e kanë rrethuar El-Fasherin për afro 16 muaj, me synimin për ta marrë nën kontroll nga ushtria sudaneze. Paralajmërimi i WFP-së vjen ndërkohë që aktivistë lokalë raportojnë për vdekje të shkaktuara nga uria në…

Read More

Në Portin e Durrësit ka pasur fluks hyrjesh ditët e fundit. Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos. Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete. Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, masat e marra nga të gjithë autoritetet dhe operatorët portualë kanë bërë të mundur një përpunim të qetë dhe të shpejtë të pasagjerëve…

Read More

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) ka nisur sot zbatimin e një programi të ri vaksinimi kundër gonorresë, i pari në botë në llojin e tij, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksionit seksualisht të transmetueshëm që po shfaq rezistencë në rritje ndaj antibiotikëve. Programi është shpallur më herët këtë vit nga NHS England dhe parashikon që grupet me rrezik të lartë të nisin të vaksinohen nga fillimi i gushtit. Tani, Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) ka konfirmuar se klinikat e shëndetit seksual do të ofrojnë vaksinën falas duke nisur nga sot. Ministrja për shëndetin publik dhe…

Read More