Author: tirana

Një grua nga Zelanda e Re u arrestua të martën pasi u kap në një autobus me një vajzë dyvjeçare të mbyllur në një valixhe, tha një burim policor. Gruaja 27-vjeçare është akuzuar për abuzim dhe neglizhencë ndaj fëmijëve, tha oficeri i policisë Simon Harrison. Shoferi i autobusit ishte ai që njoftoi policinë kur bëri një ndalesë në Kaiwhaka, 100 kilometra në veri të Oakland, pasi vuri re diçka që lëvizte brenda një valixhe. “Kur shoferi hapi valixhen, zbuloi vajzën dyvjeçare”, përshkroi Harrison, duke theksuar se shoferi parandaloi “një rezultat shumë më të keq” të ngjarjeve. Fëmija, i cili kishte…

Read More

Disa qytete në Australinë lindore janë përfshirë nga reshjet më të dendura të dëborës ndër dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë fundjavës. “Moti i keq shkaktoi përmbytje, bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra banesa”, thanë autoritetet. “Moti pritet të përmirësohet sot, ndërsa ekspertët parashikojnë deri në 50 centimetra dëborë në disa zona – dhe mbi 10 centimetra shi të priten në zona të tjera”, tha Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor. Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet…

Read More

Në një fshat të vogël në luginën e bukur Loetschental të Zvicrës, Matthias Bellwald ecën në rrugën kryesore dhe përshëndetet çdo disa hapa nga vendasit që buzëqeshin, ofrojnë një shtrëngim duarsh ose një fjalë miqësore. Bellwald është kryetar bashkie, por ky nuk është fshati i tij. Dy muaj më parë, shtëpia e tij, tre milje larg në Blatten, u fshi nga harta kur një pjesë e malit dhe akullnajës u shemb në luginë.300 banorët e fshatit ishin evakuuar ditë më parë, pasi gjeologët paralajmëruan se mali ishte gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Por ata humbën shtëpitë, kishën, hotelet dhe fermat…

Read More

Tre persona janë arrestuar këtë të diel në Kukës. Shtetasit me iniciale D.D., G.SH., dhe V.E., janë kapur me 14 doza kanabisi të ndarë, me qëllim shitjen.Njoftimi i policisë: U kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 3 shtetas.Procedohet në gjendje të lirë një tjetër shtetas, të cilit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike.Sekuestrohen sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e ndarë në doza.Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës…

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. Kjo nismë është pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, dhe ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet. Sot, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra në një subjekt privat, ku u liruan zona të zëna në mënyrë të paligjshme. Në një mesazh të shkurtër, ai theksoi progresin me fjalën “ecim”.

Read More

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur 28-vjeçari Juglen Abazi. Sipas Policisë, autori që shkrepi armën dhe plagosi të riun është Klejvis Caka (Lusha). Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Thoma Filipeu”. Po ashtu është arrestuar 27-vjeçari Xhonatan Qerimi i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Nga verifikimet e kamerave është dokumentuar se autori i dyshuar është ndihmuar të largohet nga vendngjarja edhe nga një person i dytë, i identifikuar si Andi Gurra,…

Read More

Për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka ushtruar kontroll zonat bregdetare. Si pasojë janë bllokuar 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil.Njoftimi: Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në…

Read More

Arrestohet 32-vjeçari i cili dyshohet se plagosi me thikë dy persona pas një sherri në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I.H., 32 vjeç, pasi akuzohet për ‘plagosje me dashje’, të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Njoftimi: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H.,…

Read More

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli, ish-portier i njohur i futbollit shqiptar, ka thyer xhamat e godinës së Bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. I riu u arrestua nga policia e Korçës.Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”. Sipas tij, revolta erdhi si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh. Kostandin…

Read More

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Petrit Malaj njofton se ka përfunduar faza e parë terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se administrata tatimore do të nisë fazën e dytë, ndërsa shton se qëllimi është formalizimi i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.“Tashmë ka përfunduar faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Administrata Tatimore do të nisë fazën e…

Read More

Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër. Në Divjakë, u arrestua Koçi Allkanjari, 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri. Në Mallakastër u arrestua Pëllumb Jançaj, 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë. Ai dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka vënë në pranga V. A., punonjës policie me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese e Kontrollit të Territorit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër. Arrestimi i tij u krye në flagrancë, pas hetimeve të para që ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova, se më 2 korrik 2025, rreth orës 01:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë ushtrimit të detyrës, V. A. është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin F. K., banues në Dibër, duke ushtruar ndaj tij veprime arbitrare në kundërshtim…

Read More