Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë me ndjekësit pamje nga puna që po bëhet për teatrin ”Migjeni”. Për të ky rikonstruksion i plotë do të përkthehet në një hapësirë dinjitoze për artin dhe publikun. ”Së shpejti, në këtë teatër do të zhvillohen edhe programe kulturore të mbështetura nga fondi i mobilitetit dhe bashkëpunime me partnerë e miq ndërkombëtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke i dhënë një impuls të ri shkëmbimit artistik dhe bashkëpunimeve kulturore”,-shkruan Gonxhja. Postimi i plotë Teatri “Migjeni” në Shkodër, një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në veri…
Author: tirana
Egnatia disa vite më parë bënte përpjekjet për të ngjitur shkallët e futbollit shqiptar, dhe sot është në turin e tretë të Conference League, duke kaluar për herë të parë dy raunde europiane. Kualifikimi ndaj Dinamo Minskut nuk ishte thjesht një sukses teknik, por një provë karakteri, vendosmërie dhe pjekurie për një skuadër që nuk ndalet më në ëndërrimin e saj. Në fitoren ndaj bjellorusëve u pa qartë një skuadër me bosht të qartë, me ide të pastra loje dhe me përqendrim maksimal në momente kyçe. Në ndeshjen e kthimit, Egnatia mbrojti me mençuri avantazhin minimal dhe arriti të menaxhojë…
Covid-19 bëri që bota të përjetoi një pandemi dhe një izolim të madh, me pasoja në miliona vdekje dhe rritje të çmimeve. Kështu në draftin e propozuar për Kodin e ri Penal të vendit, i është kushtuar një kapitull të veçantë mbrojtjes së shëndetit publik. Jo më pak se njëzetë e pesë vjet dhe deri në burgim të përjetshëm parashikohet në nenin 441 të draftit, nëse dikush shkakton qëllimisht një epidemi përmes shpërndarjes së viruseve apo baktereve patogjenë. Dënim shumë i rëndë parashikohet edhe për rastet kur kjo ndodh nga pakujdesia, 10 deri në 20 vjet heqje lirie. Kodi aktual…
Mbi 110 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije se gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët. “Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. 110,367 thirrje për ndihmë mjekësore; 34,660 vizita në banesë; 12,000 këshillime mjekësore”, njoftoi Koçiu. Po ashtu Koçiu nënvizon edhe se shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti këtë të shtunë në një takim zyrtar zv/ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Amerikës, David A. Baker. Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve. Pas takimit me presidenten Osmani, zyrtari amerikan do të zhvillojë një tjetër takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ky takim do të shoqërohet me ceremoni zyrtare në ambientet e Ministrisë, duke filluar nga ora 16:00. ”Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë ngjarje e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit…
Tayna e cila u ngjit mbrëmë në ”Sunny Hill Festival” nuk dhuroi vetëm një performancë spektakolare muzikore, ajo ndau një copë nga shpirti i saj. Për herë të parë ajo foli për një periudhë të errët të jetës së saj, një kohë kur kishte ndalur së bërë muzikë dhe nuk ishte e sigurt nëse do të kthehej ndonjëherë në skenë. ”Nuk e kam dit a kam me knu më, edhe nuk e kam ditë a kam me ju pa më qysh po ju shoh sot. Se po m’vjen me kajt, e s’kam kajt kurrë në publik, po sot është një…
I arti i portës shqiptare, Etrit Berisha po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij në Suedi. Transferimi te FC Hacken, në muajin prill të këtij viti, rezultoi lëvizja e duhur për portierin shqiptar, i cili është shndërruar në një figurë kyçe për ekipin, edhe me gola të shënuar. Berisha ishte protagonist absolut në suksesin e Hacken në turin e dytë të Europa League, ku skuadra suedeze eliminoi Anderlechtin pas një serie dramatike penalltish. Ish portieri i Kombëtares shkëlqeu duke pritur një penallti dhe duke shënuar një tjetër, për të udhëhequr skuadrën drejt kualifikimit. Forma e…
Debati për draftin e Kodit të ri Penal vijon dhe Partia e Lirisë e cilëson si minues të shtetit të së drejtës, ndërsa kërkoi një proces të hapur diskutimi rreth tij. Zv/sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se projektligji i Kodit të ri Penal është një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të së drejtës. “Në formën e tij aktuale, ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore.…
Apolonia është ndër parqet arkeologjike më të mëdha në vend dhe pret një numër relativisht të lartë vizitorësh të kombësive të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të turistëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur që të vizitojnë qytetin antik të Apolonisë për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore. Parku Arkeologjik i Apolonisë ndodhet në jugperëndim të Fierit. Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut.
Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit që organizon Dua Lipa dhe familja e saj në Prishtinë. Artistja globale ka ndarë emocionet e thella për lidhjen me Prishtinën dhe festivalin ”Sunny Hill Festival” që tashmë është kthyer në një traditë. “SUNNY HILL FESTIVAL Nata e parë. Ky festival është diçka që familja ime dhe unë e kemi krijuar me aq shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN”,-ka shkruar ajo, duke theksuar se realizimi i këtij projekti është përtej çdo ëndrre që ka pasur ndonjëherë. Ylli ndërkombëtar e përshkroi përjetimin e natës së parë si të paharrueshëm, duke theksuar energjinë, gëzimin…
Qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rregullave të qarta e të zbatueshme. Ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një frymë të re në mënyrën sesi ndërtohet, menaxhohet dhe mirëmbahen bashkëpronësitë në pallate. Ligji i ri zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2009, i cili në shumë raste kishte mbetur në letër. E reja që sjell ky ligj është se çdo ndërtesë ku ka më shumë se një pronar nuk mund të jetë më “pa zot”. Bashkëpronësia trajtohet si një marrëdhënie…
Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Enrico Barduani, të shtunën, ka takuar Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Në anën tjetër Beker, sipas KFOR-it, gjatë takimit ka ritheksuar përkushtimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Baker, të premten, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Zyrtari i lartë amerikan fillimisht, të premten, u takua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. Baker, pritet të takohet edhe me presidenten…