G Bani, një nga banorët më të diskutuar të ”Big Brother Albania Vip 4”, është shpallur ”non-grata” në Drenas të Kosovës. Gjithçka erdhi pas një deklarate në TikTok. Artisti në një video ku shprehej i revoltuar ndaj komenteve fyese që kishte marrë, u shpreh ndër të tjera: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën”. Kjo fjali u konsiderua e papranueshme nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas, të cilët njoftuan anulimin e koncertit të planifikuar për mbrëmjen e nesërme. Në një deklaratë zyrtare, ata shprehën shqetësimin e tyre…
Author: tirana
Mjeku Ilir Alimehmeti nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, dhe tani kërkon që procesi i analizës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër të pozicioneve drejtuese. Në një intervistë për RTSH-në, Alimehmeti shton se ndryshimet nuk janë tabu. ”Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin, aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme janë patjetër zgjedhjet vendorë të 2027-ës. Kështu që, a do të kemi ne një organizim që të optimizojë këto zgjedhje në 2027-ën apo jo, kjo është çështja. Dhe në këtë drejtim, patjetër riformatimi, rioksigjenimi…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka kujtuar Dom Ndre Mjedën, i cili u nda nga jeta më 1 gusht 1937. Sipas Spiropalit, veprat që la pas Mjeda, janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar. ”Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare”,-shkruan Spiropali. Postimi i plotë Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës, larguar nga kjo jetë më 1 gusht 1937, një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë sërish një mendim për aksionin e hapësirave publike. Për të po goditen kioska dhe aktivitete të vogla, kurse për të ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken. Për të Shqipëria në BE kërkon institucione të barabarta për të gjithë, reforma të thella dhe jo show televiziv. ”Aksioni i qeverisë nuk është për zbatim të ligjit, por për të mbuluar gabimet dhe shkeljet që vetë pushteti ka toleruar ose nxitur. Përpjekje për të fituar pikë politike në kurriz të të pambrojturve. Dhe në këtë proces, dëmtohet jo vetëm qytetari, por edhe besimi ndaj shtetit”,-shkruan…
Kroacia organizoi paradën ushtarake, ndërsa Beogradi po përgatit paradën e tij për datën 20 shtator. Përgjigja ndaj një parade me paradë është vetëm një vazhdim i garës shumëvjeçare të armatimit që po zhvillohet midis Serbisë dhe Kroacisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e lidh pothuajse çdo blerje armësh me Kroacinë dhe armët e saj. Ai shpesh e ka shpallur Serbinë si “fuqinë më të fortë ushtarake në rajon”. Për kritikët e regjimit, fakti që për shkak të të ashtuquajturit “Ćacilend” (siç quhet vendi ku janë mbledhur mbështetësit e Vuçiçit në Beograd) në qendër të Beogradit, promovimi u zhvendos në kazermat në…
Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon me akuzat dhe qëndrimet kundër qeverisë ”Rama 3”, edhe pse grupi i tij dhe pothuajse opozita është me pushime. Këtë herë në një postim të shkurtër në Facebook ku e ka përkthyer edhe në gjuhën angleze, Berisha ka një fjalë për draftin e Kodit të ri Penal. Ai thotë se narkoshteti hartoi një narkokod pa pyetur as Prokurorin e Përgjithshëm. ”Narkoshteti hartoi një narkokod pa pyetur as Prokurorin e Përgjithshëm! Ligje mafioze për qytetarët, amnisti për zyrtarët”,-shkruan Berisha.
Armando Ndreca do të përballet me drejtësinë pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, e cila e ka çuar çështjen në Gjykatën e Posaçme. Ai është vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Në një intervistë të veçantë për “The Dalina Show”, Hetem Ramadani, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë në botë, tha hapur se shumica e sipërmarrësve në Shqipëri nuk janë të lumtur. Sipas tij, prishja e ekuilibrit mes jetës dhe punës ka sjellë një shoqëri të sëmurë emocionalisht dhe fizikisht. ”Këta që punojnë shumë nga Amerika, nga Japonia, janë në nxitim dhe nuk i përjetojnë ato që kanë bërë. Misioni i tyre është të kenë. Gjatë kësaj periudhe kur kanë pasur suksesin e ashtuquajtur, a kanë qenë të lumtur? Jo. Suksesi në mungesë të lumturisë është vetëvrasje. Nëse ti nuk…
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një mesazh publik në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Dje ishte afati i fundit për largimin në mënyrë vullnetare nga hapësirat publike pranë akseve kombëtare, ndaj dhe Balluku thotë se nga ky moment IKMT, mbështetur nga Policia, do të ndërmarrin masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare. Mesazhi i plotë Dje, në 31 korrik, ka qenë afati i fundit për lirimin e hapësirave pranë akseve kombëtare, duke respektuar distancat e përcaktuara në ligj. Një fushatë këshillimor është kryer nga ARRSH dhe IKMT për 8 ditë,…
Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të rritet më tej këtë vit. Kjo nxitur edhe nga marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve, të konkretizuara së fundmi edhe me marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të pensioneve, që është bërë efektive nga 1 korriku. Por cilat janë projektet e radhës, investitorët që pritet të vijnë, si e shohin ata Shqipërinë, por edhe turistët italianë që na zgjedhin për të pushuar? Kemi realizuar një intervistë me ambasadorin e ri italian në Tiranë, zotin Marco Alberti. Si do ta vlerësonit bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë? Jam i mendimit se marrëdhëniet ekonomike…
Qeveria kërkon të bëjë për herë të parë pjesë të Kodit Penal, dispozita të veçanta që ndëshkojnë abuzimet me fondet e BE-së. Në nenin 610 të Kodit të ri Penal të hedhur për konsultim parashikohen një sërë veprash penale do të dënohen deri me 12 vite burg. Veprat penale të parashikuar në këtë nen kanë të bëjnë me paraqitjen e dokumenteve të rreme me synim shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian ose keqpërdorimi i këtyre parave për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat ato janë dhënë fillimisht. Po ashtu do të konsiderohet vepër penale shpenzimet e lidhura me…
Analisti dhe gazetari Agim Baçi teksa analizon draftin e ri të Kodit Penal, thotë se disa prej ndryshimeve të propozuara, veçanërisht ato që lidhen me lirinë e shprehjes, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe bien ndesh me Kushtetutën. ”Do të komentoj pjesën e cenimit të lirisë së shprehjes në Kodin e ri Penal. Mendoj se është antikushtetuese dhe e rrezikshme”, tha Baçi duke theksuar se qeveria duhet të jetë e hapur ndaj kritikës, pasi përfaqëson qytetarët dhe është në shërbim të tyre. Për të liria e shprehjes është një nga parimet themelore të demokracisë dhe nuk mund të kufizohet me ligje…