Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Hetem Ramadani tregon arsyet pse politikanët tanë janë të traumatizuar dhe të palumtur

16:57 / August 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 01 164952
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë të veçantë për “The Dalina Show”, Hetem Ramadani, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë në botë, tha hapur se shumica e sipërmarrësve në Shqipëri nuk janë të lumtur. Sipas tij, prishja e ekuilibrit mes jetës dhe punës ka sjellë një shoqëri të sëmurë emocionalisht dhe fizikisht.

”Këta që punojnë shumë nga Amerika, nga Japonia, janë në nxitim dhe nuk i përjetojnë ato që kanë bërë. Misioni i tyre është të kenë. Gjatë kësaj periudhe kur kanë pasur suksesin e ashtuquajtur, a kanë qenë të lumtur? Jo. Suksesi në mungesë të lumturisë është vetëvrasje. Nëse ti nuk i përjeton rezultatet e suksesit se s’ke kohë, kur do jetosh? Unë i kam ndërruar këto paradigma. Kam dashur të jetoj”,-tha Ramadani.

Për të, gjithçka nis nga një zbrazëti shpirtërore, një mungesë kuptimi që maskohet me vila, jahte dhe pozita. Përmes kompanisë së tij Salbatring, Ramadani ka aplikuar filozofinë e tij në praktikë, duke futur meditimin si pjesë të përditshme të punës për të gjithë punonjësit.

”U thashë ‘rrogat i keni dyfish’. Atë vit dhe vitin tjetër Salbatring bëri rritje eksponenciale. U bëra shqiptari i parë që me 13 punëtorë arrita 1 miliard dollarë qarkullim”. Kritika më e fortë e Ramadanit është për politikanët dhe mënyrën se si ata ndikojnë psikologjikisht te shoqëria. ”Politikanët tanë reagojnë direkt, s’e lejojnë veten të mendojnë një moment. E bëjnë për shkak të injorancës, tregut që ekziston. Janë në stres të pakufi dhe ne që i dëgjojmë bëhemi të varur. Palumturia e tyre shpërthen. Lideri i madh është meditues. Duhet të jetë proaktiv”.

Ramadani thotë se trauma e pashëruar e Ballkanit ka krijuar liderë që nuk janë në paqe me veten dhe si pasojë, as njerëzit që udhëheqin. ”Mendja ballkanike është mendje e stresuar. Kemi trauma, është idhnim. Liderët kanë qenë të traumatizuar nga mosarritja e qëllimeve, janë bërë liderë dhe e kanë harruar veten. Zgjedhësit e tyre janë të stresuar dhe këta ua shtojnë stresin”. Për ta mbyllur, Ramadani dha një reflektim filozofik për karmën dhe egon.

”Çfarë ndodh me këta që janë nëpër burgjet e Kosovës dhe Shqipërisë? Luftuan dhe i kapi ai Zot që them unë. Egoja u ka mundësuar lekë dhe pozita dhe identifikohen në mënyrë të rreme me to. Mirëpo karma është si fara që e mbjell, është memorie që e fut në fushën që quhet tokë dhe çfarë të mbjellësh do të korrësh”.

Hetem Ramadani politikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.