Author: tirana

Janë hapur aplikimet për skemën kombëtare të investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka përcaktuar edhe sesi do të funksionojë. ”Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor”, thotë Denaj. Postimi i plotë Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2%…

Read More

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Adriatik Lapaj në një reagim të parë vë në dukje dy standardet e KAS, duke e krahasuar me rastin e Tom Doshit. Lapaj shprehet se PSD-së iu pranuan dorëheqjet dhe mandati kaloi te lista e hapur, kurse NSHB-së nuk iu…

Read More

Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit mbi lumin Mat, ka krijuar kaos në trafik, në një kohë që jemi në kulmin e sezonit turistik. Çështja është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, ku opozita kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur kolapsin rrugor. Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se qeveria pritet të ndërhyjë në mënyrë emergjente për të riparuar urën, por nuk dha asnjë afat. “Ka ardhur zv/ministri, drejtori i rrugëve dhe deputeti Kadeli. Ka premtim që do të aksesohet ura për mjetet deri në 3.5 ton, por nuk…

Read More

Këtë të mërkurë, në ceremoninë e diplomimit të 26 prokurorëve të rinj, kryeprokurori Olsian Çela foli sërish për draftin e Kodit të ri Penal duke e kundërshtuar këtë nismë si të pa nevojshme dhe të pa konsultuar si duhet. ”Pse ky kod është i pa mjaftueshëm për tu përgjigjur sfidave qe ka shoqëria rrugëtimi që kemi për integrimin në BE patjetër që mund të ketë nevojë për përmirësimin e këtij kodi apo për draft të ri. Ama më së pari duhet të kishim vendosur binarët ku do të ecte drafti dje do e bënte dhe më të lehtë debatin”, tha…

Read More

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, thotë se Rusia synon të kontrollojë Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj shkurt se Rusia nuk ndërhyn në punët e asnjë vendi. Në konferencën për media pas mbledhjes së këshillit, shefja e shtetit deklaroi se Kremlini do të përdorë disa “instrumente politike” për të rritur gjasat e tij për të siguruar shumicën në Parlamentin e Kishinievit, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit. Ajo tha…

Read More

Aftësimi dhe kualifikimi i stafeve është një nga problematikat me të cilat përballen bashkitë e vendit. Qeveria ka vendosur ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor, që do të drejtohet nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Ai shpjegon arsyet që nxitën krijimin e kësaj akademie. ”Aftësimi i stafeve të bashkive dhe pasja e stafeve të kualifikuara ishte një nga problemet më të mëdha që bashkitë e vendit kanë. Ne krijuam këtë strukturë të re e cila është e bashkëqeverisur nga vetë bashkitë bashkë me qeverinë që do mbështesë gjysmën e buxhetit, duke përzgjedhur edhe praktikat më të mira…

Read More

Lindita është një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historinë dramatike të vajzës së saj, tashmë 29 vjeç. Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor. Në vitin 2016, Lindita tregon se pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës, e bija u largua drejt Italisë, duke lënë pas djalin e saj të vogël. Nëna e shqetësuar denoncoi rastin në Policinë e Fierit, por iu tha se vajza ishte madhore dhe nuk mund të ndërhynin. Vetëm përmes sistemit TIMS, Lindita mësoi se vajza ishte nisur nga Vlora për…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklarimeve të bëra së fundmi nga një qytetar i identifikuar si Ermion Mandreja në një intervistë mediatike, i cili pretendonte se më 17 janar 2024 është dhunuar fizikisht nga zyrtarët e komisariatit të Rrëshenit. Sipas Policisë, ngjarja ka nisur gjatë një kontrolli rutinë në terren, rreth orës 14:45, kur Shefi i Komisariatit të Mirditës në atë kohë, Kryekomisar Klodian Kondi, bashkë me Shefin e Rendit dhe Specialistin për Krimet, kanë ndaluar për verifikim një automjet që drejtohej nga Ermion Mandreja. Punonjësit e rendit janë prezantuar dhe kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, por sipas tyre…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet në Gjenevë të Zvicrës dhe merr pjesë në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin. Ajo u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner. Spiropali diskutoi me Presidenten Klöckner mbi forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, bashkëpunimin e suksesshëm mes Kuvendit dhe Budestagut dhe mbështetjen e Gjermanisë për objektivin strategjik të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. ”Shqipëria dhe Gjermania po zhvillojnë…

Read More

Skenari më i keq i urisë po zhvillohet aktualisht në Rripin e Gazës, shprehen ekspertët globalë të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB. Është arritur pragu i urisë për konsumin ushqimor në shumicën e Rripit të Gazës dhe për kequshqyerjen akute në qytetin e Gazës. Agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar tashmë se ekziston një uri masive e shkaktuar nga njeriu në Gaza, dhe kanë raportuar të paktën 63 vdekje të lidhura me kequshqyerjen këtë muaj. Ato kanë fajësuar Izraelin, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në territor. Izraeli vendosi një bllokadë totale ndaj ndihmës dhe dërgesave tregtare në…

Read More

Burg për komente që ndikojnë vendimmarrjen e Gjykatës si dhe për publikuesit që zbulojnë të dhëna sekrete të hetimit. Këto janë disa nga ndryshimet që propozohen në Kodin Penal, të cilat po kundërshtohen në publik si një përpjekje për të kufizuar fjalën e lirë. ”Duket se ka një nxitim prej tyre duke mos marr parasysh rekomandimet e BE-sw dhe vendimet e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut që lidhet me lirinë e fjalës. Kodi ynë penal është një nga më të ndryshuarit, duke bërë propozime pa u marr mendimi i ekspertëve, grupit të interesit, pa u bërë një parashikim…

Read More

Xheneta Fetahu është rikthyer me një thumbim për këngëtaren Egi Tako, e cila gjatë një performance në Drenicë doli me flamurin kuqezi në qafë. Ajo duket se kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlera të tilla nuk duhet të përdoren për marketing personal. Sakaq nga Egli apo edhe Gjesti nuk ka reagime. ”Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot dashni për famë. Kur i shkelin flamurin, heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera s’u gjeni kërkah. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë.…

Read More