Author: tirana

”Arrest me burg” është masa që vendosi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për tre të akuzuarit e vrasjes së Anesti Ramës disa ditë më parë në Frashër të Fierit. Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26-vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53-vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55-vjeçari banues në Arapaj dolën sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari. Ata akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime. Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, edhe për vetë dritëhijet me…

Read More

Policia e Shtetit ka shoqëruar një djalë të ri si të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco në Pogradec. I riu është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit. Në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares. Policia ka gjetur edhe një palë rroba në kazanët e mbeturinave, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fillimisht u raportuar se Teco humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesë.

Read More

Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, po zhvillohet prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.Rama u ndal tek ndërtimet të cilat nuk respektojnë lejen e marrë duke devijuar nga projekti.  “Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë, si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë…

Read More

Në mbledhjen e kësaj të hëne, KQZ ndau mandatet e qarkut Fier, Durrës dhe Elbasan. Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ-së për certifikimin e rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim. Ajo që u kthye në fenomen të fushatës, Zegjine Çaushi do të ulet në Kuvend në shtator edhe pse nga rinumërimi humbi me 10 vota diference me kandidaten Maldrita Bardho. Celibashi njohu dorëheqjen e Bardhos nga mandati duke ia dhënë zyrtarisht Çaushit. Kurse kërkesa e…

Read More

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në daljen e kësaj të hëne për mediat, sulmoi qeverinë për draftin e ri të kodit penal, të prezantuar javën e kaluar, duke thënë se aty “goditen pa mëshirë qytetarët” dhe “trajtohen me butësi maksimale zyrtarët”. “Nga viti 1992 gjer sot, Shqipëria ka hartuar ligje të bazuara në standardet më të mira dhe të asistuar nga institucionet kompetente evropiane. Në vitin 1995, u miratua kodi i parë penal. Në vitin 2014, me ndihmën e Euralius, u hartua kodi penal që është sot në fuqi. Dhe pa u mbushur 10 vite apo fiks në 10 vite,…

Read More

Pak minuta më parë kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të vrasjes së 56-vjeçarit Anesti Rama, në Frashër të Patosit. Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26 vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53 vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55 vjeçari banues në Arapaj. Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime. Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, edhe për vetë dritëhijet me të cilat u shoqërua kjo ngjarje tronditëse për shkak të dëshmive kontradiktore.

Read More

Këtë të hënë GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatit të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Ata kërkuan përjashtimin e treshes gjykuese të dosjes “Partizani”. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vlerësoi se kërkesa pretenduese nuk bazohej në ligj dhe provë. Mbrojtësit e Berishës e Malltezit kërkuan përjashtim e anëtarëve Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj me pretendimin se nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK. Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar te zhvillohet me 15 shtator.

Read More

Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë problematike. Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe emergjencat civile vendore, vijojnë të jenë të angazhuara në terren për të përballuar vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, sot janë angazhuar 953 efektivë, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë, si dhe një avion Canadair nga Italia, në kuadër të ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Operacionet nga toka dhe ajri janë përqendruar në zonat më të prekura nga zjarret, përfshirë: Parku Kombëtar i Lurës –…

Read More

Sot kandidatët e mbetur në garë për postin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do t’i nënshtrohen fazës së fundit të konkursit, një intervistë para një paneli të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra. Kjo intervistë vjen pas përfundimit të shtatë fazave të testimit, ku kandidatët janë vlerësuar përmes një game të gjerë kriteresh, përfshirë testin logjik, testin e poligrafit, shkrimin e një eseje dhe faza të tjera vlerësimi. Çdo kandidat paraqitet individualisht për këtë intervistë. SPAK do të bëjë publik njoftimin përmbyllës me rezultatet e…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se Jerusalemi kishte ndonjë rol në mungesat e përhapura të ndihmës atje. Trump, i cili ndodhet në një vizitë katër-ditore në Skoci, u pyet nga një gazetar në lidhje me imazhet që kanë dalë nga Gaza të fëmijëve të uritur, të cilat ai tha se i mendonte “të tmerrshme”. “Dua të them, ata janë të shkatërruar. Dhe unë thashë, kur e ulni në një numër të caktuar, nuk do të jeni në gjendje të bëni një marrëveshje…

Read More

Këshilli i Europës ka miratuar paketën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me vlerë 15 milionë euro. Kjo masë e re do të rrisë kontributin në operacionet në BE dhe koalicionet ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. “Këshilli i Europës miraton masën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura Shqiptare me një shumë totale prej 15 milionë eurosh. Masa e re e ndihmës do të rrisë kontributin në operacionet e CSDP-së të BE-së dhe koalicionet ndërkombëtare, duke forcuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga zyrat qendrore në rrjetin social…

Read More

Objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensiv mbetet Kolo Muani, i cili shkëlqeu gjatë huazimit të tij në Torino me 10 gola dhe 3 asistime që nga janari. Sulmuesi francez dëshiron të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”, por negociatat me Paris Saint-Germain nuk janë të lehta. PSG nuk e sheh më Kolo Muanin në planet e trajnerit Luis Enrique, ashtu si ndodh edhe me Milan Skriniar, por kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij dhe ka refuzuar zyrtarisht një tjetër huazim me të drejtë blerjeje të propozuar nga bardhezinjtë. Në ditët e fundit, klubi francez është shprehur i hapur…

Read More