Situata nga zjarret në Delvinë të Vlorës është tashmë drejt normalizimit. Nga një komunikim nga shtabi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut bëhet me dije se sot në Delvinë është vetëm një vatër aktive ajo në Palavli. Zjarri aty po vazhdon, por në pjesën e shpatit të malit dhe në majë si dhe një vatër e vogël. Dy helikopterët Couger janë larguar nga Delvina Momentalisht konfirmohet se nuk ka rrezik për banesa apo jetë njerëzish. Po ashtu është shuar totalisht vatra e zjarrit në majën e malit Dukat e cila prej 8 ditësh rrezikonte parkun kombëtar të Llogorasë. Sot…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të shtune, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë edhe personi i dytë që pësoi djegie nga zjarri në fshatin Kopaçëz të Delvinës. Ai është 42-vjeçari Apostol Zhupa, i cili ishte mes banorëve të fshatit që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë. Mësohet se 42-vjeçari ka pësuar djegie, kryesisht në gjoks dhe në shpatulla. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, ai u dërgua me ambulanca drejt Tiranës.
Pierce Morgan ish-prezantues kryesor i CNN u përfshi në një debat televiziv me Candance Oëens, një nga influesueset kryesore të MAGA s në USA. Kështu gazetari i njohur britanik deklaroi se 1 e 3 e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj meshkuj nga Shqipëria. “Me të vërtetë? E ka njeri këtë statistikë? Nëse nuk është e vërtetë a kemi gjë Ambasadë në Londër ne? Nëse kemi Ambasade di njeri me çfarë merren?”! Kjo ka shkaktuar reagim nga influencerja e njohur Candance Owens, e cila kërkoi që këto shifra të verifikoheshin nga ambasada e SHBA në Londër.…
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Vazhdimi i radhës mbahet nga ora katërmbëdhjetë, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht. Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 -ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë…
Edhe këtë të shtunë vatra e zjarrit që përfshiu zonën e fshatrave Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli në Njësinë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, vazhdon të jetë aktive. Sakaq flakët janë të përqendruara në kodrën përballë fshatit Palavli si dhe në zonën mbi baxhon e fshatit Kopaçëz, prej nga dyshohet se janë përhapur edhe drejt malit mbi Borsh. Për shkak të rrezikut të lartë, rreth 2000 banorë nga gjashtë fshatra u evakuuan ditën e djeshme nga banesat e tyre, për të shmangur pasojat e mundshme nga përhapja e zjarrit. 11 banesa të djegura, përfshirë edhe kishën e fshatit Senicë,…
Kjo e shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje. Era me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video domethënëse. Rama ka vlerësuar interpretimin emocional të muzikës shqiptare nga artistja britanike Sara Payman. “MIRËMËNGJES dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend, siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur”, shkruan Rama. Sara Payman ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar kohët e fundit me interpretimet e saj të ndjera të këngëve tradicionale shqiptare,…
DASHI Energjia juaj mendore dhe fizike nuk është në formën e saj më të mirë: Hëna në disonancë po ju lodh më shumë se zakonisht. Planifikoni ditën tuaj me kujdes, duke krijuar momente për të rimbushur bateritë tuaja. Në dashuri, përqendrohuni te qartësia dhe planifikoni mbledhje të vogla shoqërore, ndoshta një darkë relaksuese. Në punë, shmangni nxitimin: është më mirë të bëni një gjë në të njëjtën kohë, por në mënyrë metodike. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 26 korrik 2025), ju pret një ditë përgjithësisht pozitive, me mundësi të mira profesionale dhe disa të ardhura shtesë në…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon situatën me zjarret në fshatrat e Delvinës. ”Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme. Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër. Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas parqet e mbrojtura. Duhet të vijojmë me vigjilencë maksimale. Ne e kishim paralajmëruar një situatë…
Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë do të mbahet në datat 1,2,3 gusht dhe gjithçka nën lupën nga Dua Lipa. Por babai i saj, që është edhe menaxheri i sah, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për fenomenin e kërkesave të shumta për bileta falas ose siç i quan ai, “belesh”. Përmes një sërë storjesh në Instagram, drejtuesi i festivalit dhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka lëshuar një “manifest të drejtpërdrejtë”, duke shprehur zhgënjimin ndaj atyre që përkundër mundësive financiare, kërkojnë hyrje pa pagesë për festival. ”ASNJO prej…
Ambasada e Amerikës në Tiranë, bën me dije se 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit, morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Postimi i plotë Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac…
Edhe këtë të premte banorë nga fshatrat e Mirditës protestuan kundër shfrytëzimit të ujit të lumit Urak për HEC-in e ndërtuar nga kompania “Seka Hidropoer” në Kaçinar. Ata thonë se kompania duhet ti përmbahet kontratës sipas së cilës nga muaji maj deri në tetor, uji i lumit nuk duhet të përdoret për HEC-in. Për këtë situatë ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta, i cili shkruan se kontratat nuk janë respektuar askund. Pyetja që ai parashtron është se kush garanton se në Kaçinar do të respektohet kontrata. Për të djegia e pyjeve dhe ndërtimi i HEC-eve kuturu janë njësoj. ”Kontratat nuk…