Author: tirana

11 banesa të djegura është bilanci i zjarrit që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë. Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, thotë se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Read More

Sakrificë e përditshme për një pikë ujë. Kështu fillon dita për 120 familjet e fshatit Gjerbës të Mallkastrës. Me bidona në duar dhe duke mbajtur radhë në të vetmen çezmë të njohur si çezma e Vidhajt, banorët e Gjerbësit detyrohen të mbushin ujë për të pirë, për t’u larë dhe për përdtishmërinë. Kush ka mundësi me mjete motorrike ose gomerë vjen dy herë në ditë. Të tjerët një herë. Edhe personat më aftësi të kufizuara nuk përjashtohen nga kjo përditshmëri, që i sfidon për të siguruar pikën e ujit. Edhe banorët e tjerë tregojnë vuajtjet për të siguruar elementin kryesor…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Ajo që pritej, ndodhi. Dje, flamuri kombëtar shqiptar u shkel me këmbë dhe u shtyp me makinë nga disa të rinj, të shoqëruar me sharje antishqiptare. Nuk ndodhi në Serbi. Nuk ndodhi në Maqedoninë e Veriut. Nuk ndodhi në Greqi. Dje, flamuri kuqezi u përdhos pikërisht atje ku, vitet e fundit, është kultivuar dhe sponsorizuar më shumë urrejtja ndaj Shqipërisë: në Kosovë. Ndodhi atje ku po tentohet ndarja nga kombi shqiptar dhe po promovohen idetë e një “kombi kosovar”. Ndodhi atje ku, prej gjashtë muajsh, vendi është pa qeveri dhe pa Kuvend. Ndodhi atje ku dyert për…

Read More

Prej 1 viti, sporteli One Stop Shop në bashkinë e Kamzës ofron asistencë të drejtpërdrejtë për aplikimet elektronike në platformën e-Albania. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi sot bashkinë e Kamzës, ku gjatë 2024-ës janë ofruar rreth 1500 shërbime, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për qytetarët. ”Falë dixhitalizimit të administratës, 95% e shërbimeve publike sot realizohen online, pa nevojë për prezencë fizike në institucionet shtetërore, ndaj lehtësimi i aksesit në përdorimin e platformës është më i rëndësishëm se kurrë”, u shpreh ajo. Spiropali theksoi se aktualisht në këtë bashki funksionojnë 5 sportele mbështetëse, të shpërndara në Njësitë Administrative, ku mesatarisht.…

Read More

Anesti Rama u vra me tel nga e bija, Emanilda Rama. Nipi i viktimës, Neritan Trifoni nga fshati Frashër ka zbardhur detaje tronditëse. Sipas tij në trupin e pajetë të xhaxhait ka dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës. ”Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë vura re dhe kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë”, u…

Read More

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë. Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA. Sipas Ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA. “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes…

Read More

Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur në zonën e plazhit. Gjithashtu në Prokurori janë referuar për vlerësim pesë raste të lypjes nga shtetas të tjerë, moshave 21 – 40 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Pezë të Tiranës. Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se 67-vjeçari është vetëvarur. “Rreth orës 11:20, në fshatin Pezë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi N. P., 67 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Totali”. Ky person u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, një shtetasi. Ndërkaq, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe një 42-vjeçar. Ai akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin. Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar bilancin sa i përket situatës së zjarreve në territorin e Shqipërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim.Vatrat aktive më problematike janë regjistruar në këto zona, ku forcat në terren vijojnë të punojnë për izolimin dhe kontrollin e flakëve: Në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

Read More

Sekuestrohen nga Prokuroria e Tiranës pasuritë e pajustifikuara dhe të padeklaruara të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha, Edmond Çaça, si dhe bashkëshortes së tij. Pas hetimeve të kryera, rezultoi Çaça ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. Njoftim: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit E.Ç., ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe…

Read More

Marathon Enkelana do të zhvillohet nesër në Pogradec në edicionin e saj të IV-ët. Këtë vite do te ketë dy disiplina, e para është ajo 21.195 m Lin-Pogradec, dhe tjetra 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec. Për mbarëvajtjen e kësaj maratone, policia ka dalë me një njoftim për akset që do të jenë të bllokuara dhe oraret. Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë: Dt 26 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës…

Read More