Author: tirana

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me kostot shumë të larta – kur vendosni në minutën e fundit, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”. Nga Costa Brava e Spanjës, duke kaluar Rivierën Franceze, deri në Bregun Amalfi të Italisë dhe deri në Bregun Dalmatian idilik të Kroacisë, nevojitet një buxhet ditor deri në 194 dollarë ose më shumë, për të mos përmendur turmat masive. Megjithatë, jo çdo destinacion veror evropian është aq i…

Read More

SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Akuzat do t’i komunikohet sot dhe se avokatët dhe Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme. Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit. Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai…

Read More

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Read More

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit. Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë zonave malore Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë 12°C ndërsa maksimumi do të mbetet lehtësisht mbi 40°C përkatësisht në; Koplik; Urën Vajgurore…

Read More

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne krah dhe nuk do i shmangni dot debatet. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë kurrsesi ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni një riorganizim te situatës dhe te ulni për pak kohe shpenzimet. Demi Sot do ndizet drita jeshile ne jetën tuaj ne çift dhe mund t’i shprehni pa dorashka te gjitha ato qe ndieni. Atmosfera do jete aq e këndshme sa emocionet do jene te…

Read More

”Kurti ka prodhuar krizë me BE dhe SHBA dhe e ka futur Kosovën nën sanksione”,-thotë gazetari dhe analisti Melaim Zeka. Për të kryeministri Albin Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje edhe me Tiranën. ”Kurti e ka prodhuar krizën dhe dëshiron që ta mbajë sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe s’do të kemi zgjidhje të problemeve nëse s’do të kemi një marrëveshje mes partive politike se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kurti ka prodhuar krizë më BE dhe SHBA, e ka futur Kosovën nën sanksione dhe ka shpërndarë një urrejtje të madhe ndaj lidershipit në Tiranë. Marrëdhëniet…

Read More

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që kishte përfshirë një banesë në një lagje periferike të Korçës, për të shpëtuar jetën e 72-vjeçarit Jorgo Kostreci, i cili ndodhej i vetëm në banesë në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët. Ka qenë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në banesë, ndërkohë që policët e drejtorisë vendore të Policisë Korçë kanë ndërhyrë për të shpëtuar 72-vjeçarin. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë…

Read More

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me mbrojtjen që është ankuar se nuk ka kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastin dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar që ka kërkuar më shumë detaje për dëshmitarët që do të paraqiten. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Përveç Krasniqit, që ndoqi seancën përmes video-lidhjes, ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të pranishëm në gjykatë. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq,…

Read More

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës dhe ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, ka firmosur me durrsakët dhe menjëherë do t’i bashkohet skuadrës. Aktualisht, Teuta është në Ohër ku po zhvillon fazën përgatitore. Sezonin që lamë pas, Ardit Toli luajti në 29 ndeshje me Dinamon dhe dhuroi 3 asist. Më parë, ai ka qenë pjesë dhe e skuadrës së Tiranës me të cilën u shpall kampion i Shqipërisë.

Read More

Sherrin Lapaj-Shabani për një mandat, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori e sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. Për të ata nuk kanë asnjë ideal. ”Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë ideal. Mua ata më akuzonin si egoist, kur unë sot s’jam deputet, unë si dal fjalës që them, Redi Muçi do të jetë deputet. Dihej se do të vinim në këtë situatë…

Read More

Nga Majlinda Bregu Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gjuha e urrejtjes nuk përbën një formë të mbrojtur të lirisë së shprehjes, sipas Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky është një vendim me peshë: sepse rivendos ekuilibrin mes dy parimeve shpesh të ndeshura në hapësirat publike dhe digjitale, lirinë e shprehjes dhe dinjitetin e gjithkujt. Neni 10 i Konventës është themelor për mbrojtjen e fjalës së lirë. Por ai nuk është absolut. Ky nen parashikon qartë se liria e shprehjes mund të kufizohet nëse kjo shprehje: – cenon reputacionin ose të…

Read More

Antonela Berisha është përfshirë sërish në një situatë të diskutueshme në rrjete sociale, pas një komenti të hedhur në profilin e saj nga një ndjekëse nga Peja. Komentuesja i rikujtoi episodin e bujshëm të vitit të kaluar, kur Antonela u përfshi në një përplasje fizike me Klea Prengën gjatë një debati publik, ngjarje që më vonë Berisha e justifikoi si një përpjekje për të mbrojtur motrën e saj. Komenti përmendte faktin që ajo nuk ishte ndëshkuar për atë incident dhe e lidhte këtë me mungesën e drejtësisë në Shqipëri. Pas këtij reagimi, Antonela i është drejtuar ndjekëses përmes mesazheve private,…

Read More