Kreu i Kishës Katolike shqiptare, Imzot Arjan Dodaj dënon sulmin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, 17 korrik, ndaj Famullisë Latine të Familjes së Shenjtë në Gaza. Në reagimin e tij, Imzot Dodaj i bashkohet trishtimit të shprehur nga Papa Leoni XIV. “Nuk u kursye nga bombardimet as Famullia Latine e Familjes së Shenjtë”, thekson Dodaj për ”Tv Klan”. ”Ne si Kishë Katolike, përjetojmë të njëjtin trishtim që ka shprehur sot edhe Papa Leoni XIV mbi ngjarjen e sotme në Kishën Katolike në Gaza. Nuk u kursye nga bombardimet as Famullia Latine e Familjes së Shenjtë. Ne lutemi për…
Author: tirana
Dashnor Sula komenton sherrin dhe ”telenovelën” në kampin e “Nismës Shqipëria Bëhet” se kujt i takon mandati i fituar. Sula shprehet se të dyja palët kanë përgjegjësi për situatën e krijuar, teksa shton se Lapaj bëri shumë deklarata populiste gjatë fushatës që nuk mund t’i gëlltiste lehtësisht. Ai nuk u bë pjesë e listës së PD për zgjedhjet, por as edhe tek ”Nisma Shqipëria Bëhet” nuk qëndroi dhe u hodh nga lista për deputet. ”Shyqyr që pata një nuhatje politike dhe nuk rashë në atë gropë që ra Lapaj. Kjo është një telenovelë meksikane, por po të shikosh u harrua…
Detaje të reja mësohen nga plagosja e dy të rinjëve pranë stadiumit të Sarandës. Për këtë policia e qytetit bregdetar është vënë në lëvizje në kërkim të dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve ditën e sotme. Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. Po ashtu në kërkim…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se këtë vlerësim që e ka bërë edhe në Uashington ditë më parë, e ka bazuar në informatat e vazhdueshme që i ka marrë nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja i ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”. “Më konkretisht në fund të muajit maj kemi…
Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t’u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte. Plani u zhvillua përmes një bashkëpunimi dyvjeçar midis Ministrisë së Shëndetësisë të Berlinit, ushtrisë gjermane dhe dymbëdhjetë prej strukturave mjekësore të kryeqytetit, dhe mbetet i klasifikuar për arsye sigurie. Çështjet kryesore të trajtuara në kuadër përfshijnë mirëmbajtjen e shërbimeve kritike spitalore gjatë konflikteve, shpërndarjen e pacientëve gjatë emergjencave dhe sigurimin e energjisë së mjaftueshme emergjente, furnizimeve mjekësore dhe medikamenteve. Plani i ri i mbrojtjes civile vjen mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Udhëheqësit ushtarakë dhe të inteligjencës gjermane kanë lëshuar…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se asnjë ndërtesë e prishur në Theth nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha janë në zonën urbane. Në një konferencë për shtyp, nënvizoi se Thethi përbën në historinë e Shqipërisë një nga krimet shtetërore më të rënda, më të shëmtuara. ”Edi Rama e ka shndërruar Thethin në një shesh shkatërrimi, në të cilin ky fshat, kjo zonë nuk është shndërruar kurrë nga asnjë pushtues, qoftë edhe më barbarët”. Berisha theksoi se asnjë ndërtesë nuk ishte në zonën e mbrojtur, të gjitha ndërtimet janë në zonat urbane. ”Po, Thethi është park kombëtar, por…
Prej datës 1 korrik 2025 ka hyrë në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e sigurimeve shoqërore. Që prej asaj date, deri më tani kanë aplikuar 150 qytetarë shqiptarë për njohjen e këtyre sigurimeve me Italinë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka pritur në një takim sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, dhe së bashku me përfaqësues të ambasadës italiane në vendin tonë, panë nga afër punën për zbatimin e kësaj marrëveshje. “Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në…
Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan emër me origjinë sanskrite që simbolizon “dhuratë e Zotit” ose “bekim”. Lajmin e ka ndarë vetë Dafina me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të këmbëve të vogla të të porsalindurit, duke e shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, por shumë emocional, që nënkupton fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj. Ajo është komentuar gjerësisht për paraqitjet e saj skenike gjatë pritjes…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş. Në delegacionin e Kuvendit bëjnë pjesë edhe deputetët Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Ekonominë,Milva Ekonomi, Damian Gjiknuri, Lefter Gështenja, anëtarët e Grupit të Miqësisë Bardhyl Kollçaku dhe Kreshnik Çollaku, si edhe Anbasadorja e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej. Kryetarja Spiropali dhe delegacioni që e shoqëron u pritën paraditen e sotme nga kryeparlamentari turk Numan Kurtulmuş. ”Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë mbështeten në dy shtylla të fuqishme:…
Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur. Shkresa e depozituar këtë të enjte nënvizon se dorëheqja është bërë nga kandidimi dhe si e tillë, emrat në listën e mbyllur kanë humbur të drejtën e përfitimit të mandatit. Shkresa mbyllet me kërkesën…
Pranë stadiumit të Sarandës, këtë të enjte janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihen gjendja e tyre shëndetësore dhe identiteti. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa hetimet paraprake kanë nisur për të zbardhur motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.
Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Komunikimit në PD, thotë se selia blu po përgatitet për një fazë të re të aksionit të saj opozitar në muajt në vijim. Lela tha se forumet e partisë do të mblidhen së shpejti për të përcaktuar një axhendë të mirëmenduar, që do të nisë në vjeshtë dhe do të përfshijë zhvillimet politike që lidhen edhe me zgjedhjet e pjesshme lokale në disa bashki. “Braktisja e institucioneve, në kujtesën politike të PD-së, nuk ka rezultuar një veprim që ia vlen të përsëritet. Bojkoti i parlamentit solli atë që tashmë të gjithë e dimë”, u…