Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë në faqen e tij zyrtare në Facebook një përditësim mbi interesin e madh për Paketën e Maleve, një nismë e re që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe turistik në zonat malore të Shqipërisë. Ai publikoi hartën e aplikimeve, ku theksoi se brenda vetëm 5 ditëve nga hapja e thirrjes, janë regjistruar plot 787 aplikantë nga e gjithë Shqipëria. “Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”, shkroi Rama, duke nënvizuar entuziazmin dhe interesin që ka gjeneruar kjo paketë tek qytetarët…

Read More

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos apo Ibiza, vendet ku jahtet janë më të mëdha se flota lokale e peshkimit dhe fatura për një drekë buzë detit mund të financojë edhe një vresht modest ballkanik. Por, njohësit e udhëtimeve, ata që pëshpëritin emra në darka dhe fshehurazi, dëshirojnë që ju të mos i ndiqni këshillat e tyre, pasi ata kanë rrethuar një emër të ri dhe ai emër është Shqipëria, shkruan Jordi Lippe-McGraw për prestigjiozen ”Forbes”. ”Po, Shqipëria”, shkruan ai. E vendosur…

Read More

Policia e Dibrës deklaroi se Renis Dobra u mbyt me litar dhe më pasi trupi i tij u hodh në liqenin e Shkopetit nga 4 autorët e ngjarjes. Në një deklaratë për mediat, policia deklaroi se autorët nuk ishin veshur me uniformë policie. Dobra ishte dënuar në Gjermani dhe dyshohet se me autorët ka pasur mosmarrëveshje për tregtinë e lëndëve narkotike. Ndër të tjera, policia u shpreh se vijon kërkimi për dy autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë. “U bë e mundur zbardhja e vrasjes. Në kuadër të operacionit të kduar “Bashkëfajësia”, vunë në pranga shtetasit P.Ç, u arrestua…

Read More

Petrit Çakrri, njëri nga personat e arrestuar për mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit, është edhe dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit. Ai rezulton të jetë një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Çakrri u arrestua në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa për këtë ngjarje u prangos edhe Fatjon Bushgjoka në Tiranë. 23-vjeçari u raportua i zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i pajetë i tij u gjet pranë liqenit të Shkopetit. I riu është dhunuar, mbytur me litar dhe më pas…

Read More

Autoritetet federale në SHBA publikuan imazhe të reja të tre oficerëve të inteligjencës iraniane që dyshohet se janë përfshirë në rrëmbimin e agjentit special të pensionuar të FBI-së, Robert Levinson. Imazhet e Reza Amiri Moghadam, Taghi Daneshvar dhe Gholamhossein Mohammadnia janë pjesë e një hetimi të gjerë mbi zhdukjen e Levinson në vitin 2007, tha zyra e FBI-së në Uashington, shkruan CBS News. Moghadam është ambasadori aktual iranian në Pakistan dhe më parë drejtoi njësinë e operacioneve të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë në Teheran, një agjenci anëtarët e së cilës FBI-ja i ka akuzuar për ndihmë në orkestrimin…

Read More

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas. Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë…

Read More

Autoritetet turke përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas zjarrit që shpërtheu në mesditë të së martës në një zonë pyjore në rajonin Sarkoy të provincës Tekirdag (Turqia veriperëndimore), i cili u zgjerua në rajonin e Marmarasë, me të paktën dy fronte aktive në Çanakkale. Autoritetet lokale kanë evakuuar tashmë shtatë vendbanime në zonën ku po luftohet zjarri, ndërsa katër persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes. Përveç forcave të fuqishme tokësore, 21 mjete ajrore po përpiqen të përmbajnë zjarrin, puna e të cilëve po vështirësohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë. Edhe pse…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Bavari, pati një vizitë në sipërmarrjen më të madhe gjermane, SchwarzGroup. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kompania shprehu interes për të investuar në Shqipëri. “Mirëmëngjes dhe me FotoAlbumin e një dite mbresëlënëse në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipërinë që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, nga gazetarja Klodiana Lala, trajtoi temën e rrëmbimit dhe më pas ekzekutimit të 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet në liqenin e Shkopetit. Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që e pa gjallë Renisin ishte një i afërm i tij i cili pavarësisht orëve të vona të mbrëmjes, dhe dritave të gjata të makinës që kishte ndaluar në anë të rrugës, arriti të shquajë makinën e Renisit, teksa ishte e ndaluar vetëm pak metra larg banesës së tij nga një tjetër automjet, nga ku në rrugë dalloheshin dy…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi E. M. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë…

Read More

Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit. Mësohet se dy personat e arrestuar janë Petrit Çakrri allias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, i pari i kapur në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa i dyti në Tiranë. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy pjesmarrësit e tjerë në vendngjarje. Bëhrt fjalë për shtetasit 3. Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj Ndërkohë detajet e krimit janë raportuar ditën e djehsme në emisionin “Në Shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana lala. Hetimet kanë zbuluar se…

Read More