Author: tirana

Nga muaji korrik janë hapur regjistrimet për klasën e 10 për arsimin profesional dhe do të zgjasin deri në fund të muajit shtator. Procesi kryhet përmes e-Albania ku çdo prind mund të aplikojë online përmes këtij shërbimi dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla. Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy-tre dhe katër vjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.“Ndër vite ka një kërkesë në rritje, janë 22 drejtime dhe 31 shkolla profesionale në të gjithë vendin. Drejtimet më të kërkuara janë Hoteleri turizmi, TIK, Mekanikë, Shërbim…

Read More

Mediat greke njoftojnë se është arrestuar një 48-vjeçar shtetas shqiptar në Kakovatos Zacharos në Greqi, pasi u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e nënës së saj, me të afërm dhe kalimtarë të pranishëm. Siç raporton patrisnews.com, ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna, motra e saj dhe gjyshja e fëmijës dolën me fëmijët për një shëtitje. Papritmas, 48-vjeçari e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën. Nëna luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e tyre u turrën drejt tij për ta ndaluar. Britmat mobilizuan edhe…

Read More

Prej datës 1 korrik Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini dhe Mykonos me kroçera për të frenuar mbiturizmin dhe për të mbledhur të ardhura që do të shkojnë tek përmirësimi I infrastrukturës. Ishulli vullkanik i Santorinit në Detin Egje tërheq rreth 2 milionë turistë në vit, por me një popullsi prej rreth 15,000 banorësh, një port të vetëm kryesor dhe shqetësime në rritje për aktivitetin sizmik, qeveria është përpjekur të zvogëlojë ndikimin e turizmit. Në 10 ditëshin e parë të zbatimit të kësaj tarife reagimet e turistëve kanë qenë të ndryshme.Futja e…

Read More

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Silent Load”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si…

Read More

Një gjykatëse federale mori dje vendimin se Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka kryer ndalime dhe arrestime gjatë kontrolleve të emigracionit në Los Angeles pa pasur dyshime të arsyeshme dhe urdhëroi që të ndalohen ndalimet që bazohen vetëm mbi racën, gjuhën e folur apo profesionin e personave, sipas CNN. Gjykatësja e Distriktit, Maame Ewusi-Mensah Frimpong, e emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, urdhëroi që DHS të hartojë udhëzime të qarta për oficerët, për të përcaktuar “dyshimin e arsyeshëm” pa u mbështetur tek raca apo etnia e dukshme, gjuha apo theksi, “prania në një vend të caktuar” apo “lloji i punës që…

Read More

Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kishte shkuar në lokal me sëpatë dhe kishte kanosur dy persona. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S.,të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 5 mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë, Kamëz, Dimal, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Librazhd, Belsh, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Pogradec dhe Korçë. Deri më tani, janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe, si dhe 20 rrënjë ullinj. Vatrat ende aktive Qarku Dibër – “Livadhi i Peladhisë”, Bulqizë Zjarri ka pasur intensitet të ulët, pa rrezik për përhapje në zonat pyjore.…

Read More

Policia e Shtetit ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë. Një nga drejtuesit e rinj është grua. Ajo është komisare Edjona Dano e cila është emëruar shefe e komisariatit ts Policisë Kuçovë. Ish-shefi i komisariatit të policise Kuçovë Kleant Serdari është emëruar shef i komisariatit të policisë Mallakastër. Ish-shefi i komisariatit të policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar shef sektori i policisë rrugore në DVP Vlorë.

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka njoftuar pezullimin e inspektorëve pak javë pasi Kryeministri Edi Rama kërkoi që të pezullohej urgjentisht veprimtaria e AKU-së. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, u shpreh se do të ngrihet një Komision prej 5 personazh nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit. Anila Denaj: Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimit pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër ka në bazë ngritjen e një komisioni të posacëm me 5 anëtarë. Falënderoj…

Read More

Krejt pa asnjë lajmërim, duket se një ‘dramë’ e re ka lindur në showbizz-in tonë. Dhe e kemi fjalën për një krizë të mundshme mes Fifit dhe Adisit. Gjithçka ka nisur nga disa statuset që ata kanë bërë në rrjetet e tyre sociale. Fifi ka ripostuar së fundmi disa video dhe citate në TikTok që lënë pak vend për interpretime të tjera përveç një dhimbjeje personale të thellë. Në një prej videove thuhet: “Një ndër ndjenjat më të vështira për një grua është kur ajo përpiqet të flasë me një burrë lidhur me atë që e lëndon, por në vend…

Read More

Policia e Sarandës ka sqaruar arrestimin e tre personave të arrestuar mbrëmjen e djeshme ku një prej tyre u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit. Policia ka sqaruar se në pranga kanë rënë 3 shtetas, Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali, ky i fundit i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale. Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Read More

FIFA ka publikuar renditjen e re. Bie në sy se Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të. Nga renditja e mëparshme, janë luajtur vetëm dy ndeshje. Ishin barazimet ndaj Letonisë dhe Serbisë. Hondurasi dhe Gjeorgjia janë skuadrat që kanë kaluar mbi kuqezinjtë. Hondurasi ka edhe skuadrën që ka fituar më tepër pikë gjatë kësaj kohe.

Read More