Inxhinjer Luigj Pjetri është një prej njerëzve që ndezi turbinën e hidrocentralit të parë në kaskadën e Drinit, hidrocentralit të Vaut të Dejes. Në “Gjurmë” për gazetaren Edlira Prendi, inxhinjeri Pjetri tregon detaje për sfidat e ndërtimit të këtij hidrocentrali në vitin 1971. “Hidrocentrali i Vaut të Dejës është i pari që është ndërtuar në kaskadën e Drinit. Mbas hidrocentralit të Ulzës, Shkopetit, Bistricës, radha i erdhi kaskadës së Drinit. është hidrocentrali i parë dhe në vitin 1971 është vënë në punë turbina e parë dhe ka filluar prodhimin e energjisë elektrike. -Nga kërkimet që une kam bëre Z. Pjetri…
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë. “Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut…
Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur. Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit. Sipas dëshmive të pronarëve, ndërhyrja e zjarrfikëses ka ardhur me vonesë, ç’ka ka vështirësuar kontrollin e situatës. Për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin edhe strukturën ngjitur, gjatë natës është bërë evakuimi…
Kërkimet për gjetjen e turpit të Arben Anamalit nisën që prej të martës, ku i ndjeri u hodh në ujërat e liqenit në tentativë për të shpëtuar turistët e huaj. Kapiteni Anamali, babai i dy fëmijëve vinte nga një familje e thjeshtë shkodrane, ku vendosi jetën e të tjerëve para asaj të vetës. 51-vjeçari, kishte ndjekur gjurmët e të atit, i cili gjithashtu ishte mjeshtër i motorrave të barkave dhe skafeve.
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë që prej fund-qershorit nuk jep shenja zbutjeje. Sipas parashikimeve të MeteoAlb, kjo e enjte do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta, duke përforcuar më tej kushte të motit përvëlues në gjithë territorin. Në zonat qendrore dhe të brendshme të vendit, si Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati, temperaturat maksimale pritet të kapin vlera ekstreme, nga 38 deri në 40°C. Këto zona do të përballen me një ndjesi përvëluese që e bën të vështirë çdo aktivitet në ambiente të hapura. Ndërkohë, bregdeti ofron një freski më të…
Dashi-Mundësia, nga e cila prisnit të përfitonit në disa aspekte, do t’ju zhgënjejë pasi nuk do të ndodhë direkt. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë asgjë. Në sipërfaqe gjërat duken të qeta, por gjërat gradualisht po punojnë në një nivel tjetër. Demi-Keni një arsye që të ndiheni të irrituar me partnerin/en. Keni fshehur prej kohësh disa çështje sepse shqetësoheni për reagimin që mund të keni. Nuk është nevoja të jeni të inatosur. Gjeni një zgjidhje në vend që të fajësoni. Binjakët-Situata aktuale do të bëjë që të keni një diskutim me personin e zemrës. Rreziku…
Pas arrestimit të shtunën, më 5 korrik, nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, për reperin e njohur shqiptar Noizy është kërkuar masa e paraburgimit. Zyra e Policisë Kantonale të Zyrihut njoftoi të hënën se ky veprim u ndërmor me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë së Zyrihut për Krimet e Rënda, por siç raporton Watson, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me ndalimin e tij. Zyra e prokurorisë njoftoi të martën se 38-vjeçari akuzohet për disa krime të ndryshme. Ndaj tij ka nisur një procedim penal dhe për shkak të natyrës së hetimit, Watson shkruan se autoritetet…
Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Ervin Salianji e ka potencialin për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Megjithatë Korreshi vë në dukje se PD nuk është në fazën e zgjedhjes së kryetarit, pasi duhet më parë të shihet çfarë ka ndodhur me zgjedhjet. “Është një lajm i mirë dalja e Salianjit, unë e kam shok, mik te pjesa personale, edhe koleg për një pjesë kohe. Salianji është një aset për PD-në, si çdo koleg tjetër, pavarësisht se ndryshe nga kolegë të tjerë Salianji ka bërë shumë beteja, siç ishte kjo betejë. Është një figurë publike. Ka treguar që ka…
Analisti Arben Meçe përmendi tre rastet e parashikuar nga legjislacioni shqiptar sa i takon tre rasteve të shkarkimit të kryetarit të bashkisë. Sipas tij, ligjërisht Këshilli Bashkiak nuk mund të marrë iniciativë për shkarkimin e Veliajt pasi masa e sigurisë së tij është ‘ e arsyetuar’ ligjërisht. “Kryetari i Bashkisë shkarkohet në tre raste: lidhet me gjendjen fizike, me shkelje të rëndë të ligjit dhe dënim të formës së prerë. Një rast tjetër thotë që nëse nuk paraqitesh në detyrë për 3 muaj shkarkohesh. Dhe për deputetin ka një dispozitë të tillë, për deputetin është 6 muaj. Berisha ndenji 1…
Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar ditën e martë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra. Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloj në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.
Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Europën nga fundi i qershorit deri në fillimin e korrikut konsiderohet fajtore për pothuajse trefishimin e numrit të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta në qytetet e mëdha të kontinentit të vjetër. Hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Holanda dhe Zvicra analizuan kushtet në 12 qytete të mëdha europiane ndërmjet 23 qershorit dhe 2 korrikut. Ata kanë dalë në përfundimin se rreth 2.300 njerëz kanë vdekur nga shkaktarët e lidhur me të nxehtin gjatë periudhës 10-ditore, ndërsa për dy të tretat e vdekjeve – rreth 1.500 – u fajësuan ndryshimet klimatike.…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Crossline”, për goditjen e veprimtarisë krimininale të trafikimit të shtetaseve të huaja, me qëllim shfrytëzimin e tyre, për prostitucion. Vihet në pranga një 20-vjeçar, punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i dyshuar shtetas kolumbian. Procedohen penalisht 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme. Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive,…