Author: tirana

Vijon që nga mesdita e djeshme zjarri pranë liqenit të Luleve në Parkun Kombëtar të Lurës. Zjarri është përhapur nga era dhe temperaturat e larta. Që nga mesdita po punojnë forcat zjarrfikëse,punonjës të pyjeve në Bashki dhe Zonave të mbrojtura, për ta vënë nën kontroll dhe kufizimin e përhapjes. Ditën e sotme ka ardhur një helikopter që po punon për fikjen e zjarrit.

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të Ervin Salianjit. Berisha: Dua të dënoj me forcë të madhe dënimin politik të deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa krerë kryesorë të organizatës së narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdolloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm se denoncoi Geron Xhafën.

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës. Aktualisht mbeten aktive vatrat: – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë,në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse dhe 7 punonjës nga Shërbimi…

Read More

Lirohet Ervin Salianji! Në orën 11:00 të ditës së sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier nisi seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane shqyrtoi raportin e Shërbimit të Provës. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori ka dhënë dakordësinë për lirimin e tij. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim. Salianji ndodhet në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të…

Read More

Të dyshuarit organizonin të gjitha fazat e kalimit të emigrantëve përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor, nga Turqia në provincën e Reggio Calabrias. Për këtë arsye, 25 shtetas të huaj përfunduan në burg si pjesë e operacionit ndërkombëtar ”Medusa” të koordinuar nga DDA e Reggio Calabrias dhe e kryer nga agjentët e Shërbimit Qendror të Operacioneve të Reggio Calabrias. Të paktën 43 persona të tjerë u hetuan gjithashtu në liri, për një total prej 68 individësh të akuzuar se ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të ndarë në katër shoqata të organizuara në mënyrë të përsosur për t’u kujdesur për të…

Read More

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji. Në këtë seance pritet te jepet vendimi i gjykatës. Shërbimi i provës pritet të paraqesë raportin e tij në bazë të të cilit trupi gjykues i përbërë nga gjyqtar Noel Veizi dhe Prokuror Genci Mane, do të vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës. Në seancën e kaluar raporti i vlerësimit nga IEVP, rezultoi pozitiv sipas avokatit mbrojtës Ledio Brahio. Salianji ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik…

Read More

Çatia e një restoranti të njohur në provincën e Latinës në rrugën Tripoli në Itali, është shembur gjatë natës. Si pasojë një grua ka humbur jetën. Mësohet se të plagosur përfshirë stafin e restorantit dhe klientët janë rreth 10. Policia dhe ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në zonë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve. Ndërsa prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e restorantit.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme. Fjala e plotë: Kuvendi i Shqipërisë, një nga pushtetet kyç në Shqipëri, si miratuesi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 që jetësuan reformën në drejtësi ka qenë, është dhe do të mbetet një nga mbështetësit dhe përkrahësit më të fortë të pushtetit gjyqësor, në bazë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve, rrjedhojë e një akti me frymëzim politik të rëndësisë së jashtëzakonshme: ndryshimit të arkitekturës së sistemit gjyqësor.Ndryshimi në filozofinë e ndërtimit…

Read More

Një 27-vjeçar azerbajxhanas ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. N. M., 27 vjeç akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës. Mësohet se një automjet taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë. Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet e kantierit në superstradën Tiranë-Durrës. Rama nënvizon se tashmë punimet janë drejt përfundimit për korsitë e reja të lëvizjes. Gjithashtu shton se paralelisht me këto punime ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra. Reagimi; MIRËMËNGJES dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë

Read More