Author: tirana

Analisti Ben Andoni, flet për procesin e rinumërimit. Andoni tha se në procesin e rinumërimit u vërejt se ka tjetërsim vote. Ai u shpreh se lëvizjet me mbi 800 vota për kandidatët janë shumë. Për të shqetësimet e Berishës për zgjedhjet janë të drejta. ”Rinumërimi duket se nuk ka gabime njerëzore, por ka tjetërsim vote. Mbi 800 vota janë shumë dhe kanë të bëjnë me moralin e individit, që do të jetë në parlament. Lëvizjet me mbi 800 vota për kandidatët janë shumë, Ceno Klosi s’do ketë moral në Kuvend. Narracioni i Ramës ndaj opozitës është shqetësues. Institucionet thuajse nuk…

Read More

36-vjeçari Zamir Meta shkon në burg, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, ku ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e thellë për ngjarjen tronditëse. Reagimi i plotë Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit. Ngjarje të…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një takim me sipërmarrës e fermerë, listoi arritjes në sektorin e bujqësisë gjatë dekadës së fundit, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore. Denaj tha edhe se u mblodhën për të diskutuar për vizionin e Shqipërisë 2030, e bujqësisë 2030. Ministrja tha se kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane. ”Kam kënaqësinë të nisim një tryezë të përbashkët diskutimi…

Read More

Kryeministri britanik Keir Starmer, është bërë viral. Ai u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it të mërkurën. Starmer po largohej nga zyra e tij për të marrë pjesë në seancën javore të pyetjeve ndaj kryeministrit në Parlament. 

Read More

Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit prishi vendimin ndaj Marjeta Karaj dhe e ktheu çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Karaj ishte dënuar me 22 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje, një krim i ndodhur në 2017. Hetimet e prokurorisë konkluduan se gruaja bashkë me djalin dhe një shtetas tjetër kishin vrarë dhe djegur Menduh Kurtdedën. Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro. Për këtë krim makabër është në burg edhe Gazmir Ngota i cili ishte dënuar me 22 burg dhe edhe për çështja është…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre, tha se ende sot nuk ka një ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor. ”Arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim është pikërisht se duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj mund të shtjellohet plotësisht në një hapësire informale. Pas këtij diskutimi do gjejmë rrugët sesi ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe patjetër më i…

Read More

Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik, ku një 36-vjeçar është arrestuar për shkak se dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur në Patos. Në një intervistë me gazetaren e “Shqipëria Live” Luçiana Hulej, nëna e vajzës tregon se nuk dinte asgjë rreth abuzimit dhe për herë të parë u përball me rrëfimet e vajzës në komisariatin e policisë.“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë se nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama njofton për përfundimin e punimeve në dy vepra kyçe të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë. Këto projekte sigurojnë ujitjen e mbi 8,500 hektarëve tokë bujqësore në bashkitë Kurbin dhe Lezhë. Aktualisht po përfundohet kolaudimi i rrjetit ujitës për funksionim të plotë. Ky sistem i ri pritet të përmirësojë ndjeshëm eficiencën e përdorimit të ujit në bujqësi dhe të mbështesë zhvillimin rural në këtë zonë. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po…

Read More

FIFA është vënë në qendër të kritikave pas thirrjeve për ndryshimin e orareve të fillimit të ndeshjeve në Kampionatin Botëror 2026, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat ekstreme që pritet të prekin disa qytete pritëse në Amerikën e Veriut. Sipas FifPro, sindikata globale e futbollistëve që përfaqëson mbi 70,000 lojtarë profesionistë, ndeshjet që do të zhvillohen në mesditë dhe pasdite në qytete si Miami, Monterrey dhe Kansas City duhen shtyrë në orare të vona, për të mbrojtur shëndetin e sportistëve.Qytete të tjera si Bostoni, Filadelfia dhe Guadalajara janë klasifikuar si zona me “rrezik shumë të lartë”, ndërsa Los…

Read More

Vala e të nxehtit që ka përfshirën Europën Jugore po vijon të zgjerohet drejt Lindjes me Parisin, Romën, Berlinin, Vjenën, Pragën dhe Varshavën që po përjetojnë temperatura rekord. Franca sipas ministres franceze për klimën, ka regjistruar qershorin e dytë më të nxehtë që nga viti 1900. I nxehti përvëlues besohet se ka marrë të paktën 6 jetë, përfshirë atë të një djali të vogël i cili mendohet se ka vdekur nga goditja nga nxehtësia ndërsa ndodhej në një makinë në një provincë të Katalonjës. Dy persona të tjerë u gjetën të pajetë nga zjarrfikësit në Spanjë. Në Palermo të Siçilisë,…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.Aktualisht mbeten aktive vatrat: Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë…

Read More

Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika. Ai dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po mbledhin prova shtesë për çështjen. Pezullimi i tij do të zgjasë deri në përfundim të procesit gjyqësor. Kjo masë synon të sigurojë drejtësi dhe transparencë në sistemin e arsimit në rajon.

Read More