Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ku një taksi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore dhe një pemë, pranë Ambasadës amerikane. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një taksi e kompanisë “Blue Taxi”, ka humbur kontrollin e automjetit, duke përfunduar jashtë korsisë së rrugës. Fatmirësisht, përplasja me pemën dhe kangjellat anësore ka shmangur një tragjedi të mundshme, pasi automjeti rrezikonte të dilte në trotuar dhe të godiste kalimtarët. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur…
Author: tirana
Një aksident rrugor në veri të Egjiptit të premten vrau 19 persona, përfshirë 18 punëtorë dy prej të cilëve ishin adoleshentë 14-vjeçarë, raportuan mediat shtetërore. Një kamion u përplas me një autobus që transportonte punëtorët nga fshati i tyre, Kafr al-Sanabsha, në provincën Menufiya, rreth 100 kilometra në veri të Kajros në deltën e Nilit, njoftoi gazeta zyrtare Akhbar al-Youm. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt, ku ligjet e trafikut zbatohen në mënyrë të pabarabartë dhe pjesa më e madhe e rrjetit rrugor është në gjendje të keqe. Mijëra kilometra autostrada dhe ura janë ndërtuar vitet e fundit si…
Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina ruloti në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë sezonit turistik në Shëngjin ndihma mjekësore në raste urgjente përveç autoambulancave po ofrohet dhe me motoambulanca. Motorët përdoren për të mbërritur më shpejt në vendngjarje në zona ku makina kalon me vështirësi apo trafiku është i rënduar. Motoambulanca sipas koordinatorit të urgjencës në spitalin e Lezhës është e pajisur me të gjitha mjetet për të ofruar ndihmën e parë. Vetëm javët e para të sezonit veror pranë shërbimit të urgjencës kanë mbërritur mbi 1 mijë thirrje për ndihmë nga pushues dhe banorë në Shëngjin.
Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”. Në pranga është vënë një 40-vjeçar, i akuzuar për trafik droge në Itali. Ndaj shtetasit, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.
SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademikë dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre Dosja po bëhet gati për t’u dërguar për gjykim
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Sipas raportimeve të gjitha vatrat janë neutralizuar, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve. Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua…
Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë. Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran. Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Sot në Kosovë, qytetarët serbë festojnë festën e Vidovdanit. Policia e Kosovës ka bërë thirrje për manifestim të qetë e pa provokime e ka hartuar një plan operativ. “Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë, të zhvillohen qetë dhe pa incidente“, kanë njoftuar nga policia. Krahas kësaj ka bërë apel për shmangie të provokimeve. “Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo…
Disa muaj pas dy operacioneve të njëpasnjëshme në Greqi që çuan në goditjen e dy grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës, të zbuluara pas komunikimeve në “SKY ECC”, policia greke ka zhvilluar operacionin e tretë. Sërish në skenë kanë dalë përdorues shqiptarë të platformës, duke çuar në zbulimin e dy grupeve të tjera kriminale që kanë vepruar në vitet 2020-2021. 4 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e dy grupeve kriminale, në përbërje të së cilës ishte edhe një oficer i lartë i policisë greke. Nga mbledhja, korrelacioni dhe vlerësimi i përmbajtjes së…
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% e pagesave, duke mbuluar 6,940 lindje për periudhën janar-prill. Ndërkohë, për vitin 2024, me një fond të ngjashëm prej 2,2 miliardë lekësh u realizuan 27% e pagesave për 8,672 lindje, ku 6,985 përfitues të bonusit ishin për lindjet brenda vendit dhe 1,687 bebe përfituese apo…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se një armëpushim në Gaza mund të arrihet javën e ardhshme. “Mendoj se është afër”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë duke shtuar se sapo kishte folur me disa nga palët e përfshira. “Ne mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim”, tha ai. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, duke e lënë të paqartë se çfarë fshihej pas deklaratës së tij optimiste. Ndërmjetësit në Katar dhe Egjipt kanë punuar prej kohësh për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re armëpushimi midis Izraelit dhe milicisë islamike palestineze Hamas. Si pjesë…