Author: tirana

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga Bjeshka e Dobërdolit në Tropojë, zonë kjo që duket sikur ka dalë nga eposi i Kreshnikëve. Kreu i qeverisë shkruan se kështu po mbahet gjallë tradita e jetës në bjeshkë. ”Dikur një kullotë verore, sot Dobërdoli është shndërruar në një fshat të vogël veror alpin, ku dhjetëra familje tropojane verojnë çdo vit, duke ruajtur gjallë traditën e jetës në bjeshkë”,-shkruan Rama. Bjeshka e Doberdolit është një bjeshkë e bukur e vendosur…

Read More

Këtë të enjte një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Çukë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar zonat përreth. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Në ndihmë të tyre është angazhuar edhe një helikopter, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për banesa të rrezikuara deri në këto momente.

Read More

Janë 400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara nga të ardhurat në internet, që për ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçoli janë një kambanë alarmi për strukturat tatimore dhe qeverisëse. Një tjetër shqetësim që ngre Çoçoli janë 400 makinat e luksit të blera në 2 vjet nga të rinj, të cilët sipas tij nuk i justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për t’i merituar. ”Të arrish të gjurmosh se ku del dhe si arkëtohet kjo e ardhur duhet të paguash pjesën që të takon. Ka qenë e vështirë edhe në vendet zhvilluara. Këto 2-3 vitet e fundit…

Read More

Portugezi Cristiano Ronaldo ka rinovuar me Al Nasr. Ai ka vendosur të firmosë deri në vitin 2027. 40-vjeçari u bashkua në janarin e vitit 2023 me Al Nasr dhe ka luajtur 105 ndeshje me Al Nasr duke shënuar 93 gola dhe ka dhënë 19 asist. Botërori i vitit 2026 vazhdon të jetë prioriteti për Cristiano Ronaldon. Gjithashtu, edhe goli numër 1000 në karrierën e tij si profesionist. Deri tani, Cristiano ka shënuar 938 gola.

Read More

Tayna ka zgjedhur të na freskojë me “Ujë”. Është kënga e saj më e re dhe është një krijim 100% personal që vjen si një frymë e lirë arti. “Ujë” është një projekt që mban vulën e saj nga fillimi në fund: nga teksti emocional, tek melodia që rrjedh natyrshëm, e gjitha e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Beat-i, i vetmi element që nuk mban firmën e artistes, është prodhuar nga Mixey dhe Gerto. Videoklipi i “Ujë” ndjek një qasje ndryshe nga projektet e saj të mëparshme. Kësaj here Tayna zgjedh të flasë me gjuhën e verës: brigje të…

Read More

Nga Elton Metaj Në San Françisko, 80 vjet më parë, 50 shtete do të mblidheshin për t’i dhënë jetë një organizate të fokusuar te liria, prosperiteti dhe të drejtat e njeriut. E miratuar më 26 qershor 1945, Karta e Kombeve të Bashkuara do të hynte në fuqi katër muaj më vonë dhe do të ishte një dritë shprese për botën e sapodalë nga lufta. Shtetet themeluese ranë dakord se Organizata e Kombeve të Bashkuara do të kishte një fushë të gjerë veprimi për shkak të karakterit të saj ndërkombëtar dhe fuqive që i jepeshin në Kartë, e cila qëndron e…

Read More

Pas debateve, Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Sula, ndërkohë që votën pro e ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq në seancë momentet e fundit të seancës plenare. Socialsitët votuan ligjet të vetëm, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim. Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dashnor Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD. Kryeministri votoi vetëm për 4 p/ligje; të bimëve, shëndetin e…

Read More

Nga i padëshiruar te Milani, Milos Kerkez po përjeton një rikthim madhështor në skenën e madhe të futbollit europian. Liverpooli ka siguruar shërbimet e tij, duke e konsideruar si pasardhësin ideal të Andy Robertson, i cili nuk ka arritur të ruajë nivelin e zakonshëm gjatë sezonit 2024-25. Ai u largua nga AZ Alkmaar drejt Bournemouthit në vitin 2023 për vetëm 15 milionë paund, ka shpërthyer si një nga mbrojtësit e majtë më dinamikë në ligë. Aftësitë e tij për të depërtuar me shpejtësi, për të krosuar saktë dhe për të rikuperuar topin lart në fushë kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve,…

Read More

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç flet përpara protestës antiqeveritare që është e thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor. Për të shteti do të ndërhyjë vetëm nëse detyrohet dhe do të bëjë çmos që askush të mos lëndohet. Protestat masive që filluan në Serbi pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, do vijojnë. Qeveria të cilën protestuesit e konsiderojnë përgjegjëse për praktikat korruptive dhe punën e dobët të ndërtimit që rezultoi në shembjen vdekjeprurëse të një tende, po i quan protestat një “revolucion me ngjyra”.…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se synimi kryesor i qeverisë është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit, nëpërmjet biokarburanteve me qëllim uljen e dioksidit të karbonit që në vend prodhohet kryesisht nga transporti. Gjatë diskutimit të projektligjit “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, Balluku tha se pr/ligji parashikon rritjen e përdorimit të biokarburanteve me 1% çdo vit duke nisur në vitin 2026, duke arritur në nivelin 7% deri në fund të vitit 2030. “Pr/ligji…

Read More

15 emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali, pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit. Anija është parashikuar të ankorohet në port rreth orës 18:00 dhe, pas procedurave në qendrën pritëse, emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit. Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.

Read More

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi e ka shoqëruar me ironi situatën paszgjedhore në Lushnje. Ai kritikoi dhe kaosin në administratë lokale, duke thënë se në Lushnje janë larguar me dhjetëra drejtorë. “Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje dhe do i kthejë sërish në Tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat. Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte…

Read More