Author: tirana

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e një nisme në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, duke theksuar angazhimin e institucioneve për garantimin e pushimeve të sigurta për qytetarët dhe turistët në vijën bregdetare shqiptare. “Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët”, shkruan Rama, duke njoftuar se rojet bregdetare kanë marrë pjesë në një trajnim të specializuar “Lifeguard dhe Ndihma e Parë”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës. Sipas kryeministrit, trajnimi është përqendruar në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det – një aftësi jetike për ruajtjen e…

Read More

Studiuesit kanë zbuluar ekzistencën e 16 miliardë të dhënave dhe passwordeve, të disponueshme për një kohë të kufizuar në internet. Sipas studiuesve, grupet e të dhënave përfshinin kombinime URL-sh, emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh për shërbime të tilla si Google, Facebook dhe Apple ID. Edhe pse nuk kishte shkelje qendrore të serverave të këtyre kompanive, shkalla e rrjedhjes po përshkruhet nga ekspertët si një “plan shfrytëzimi masiv”. Ekspertët rekomandojnë:

Read More

Në periferi të Karbunarës zjarri ka djegur plantacione me agrume dhe ullishte. Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje Berat në dalje të Karbunarës zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës. Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët të cilat i favorizon era e fortë. Zjarri është duke u vënë nën kontroll por ka edhe vatra të vogla të cilat po shuhen nga zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mos përhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave. Për shkak të situatës së vështirë dy…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka ardhur një reagim nga ky i fundit. Braimllari e ka konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij. Ai e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. “Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë…

Read More

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë erdhën në jetë trenjake. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, vlerësoi përkushtim e stafit për lindjen e veçantë. “Një lajm i bukur ka ardhur nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Tre engjëj të vegjël, Iliriana, Amaya dhe Cataleya, kanë ardhur në jetë, duke sjellë gëzim të pafund për prindërit dhe stafin mjekësor që ka ndjekur me përkushtim këtë lindje të veçantë”, tha Koçiu. Trenjaket përfitojnë edhe bonusin e bebes. Prej vitit 2019, qeveria dhe MSHMS vijojnë të mbështesin programin e bonusit të bebes të cilin e kanë përfituar rreth 227 mijë familje që kanë…

Read More

Bashkitë e vendit po vijojnë me marrjen e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë drejtim janë vendosur dhe tabelat orientuese mbi vendndodhjen e plazheve publike. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga zona bregdetare e Bashkisë Lezhë, ku dhe janë vendosur tabelat me informacione orientuese për pushuesit se ku ndodhen plazhet publike. Tabela, të cilat i udhëzojnë për përdorimin e hapësirave publike për plazh pa pagesë. “Informacionet orientuese për pushuesit në plazhet publike të menaxhuara nga Bashkia Lezhë”, shkroi Rama. Plazhi i Shëngjinit në Lezhë është ndër zonat më të frekuentuara nga turistet vendas dhe të huaj. Bashkia…

Read More

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e PD-së për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultatit nga KQZ. Kjo qasje, sipas demokratëve, dëshmon që ky organ është noter i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo një institucion i pavarur. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ivi Kaso, që njëherësh është edhe Sekretar për Çështje Zgjedhore dhe Ligjore, pohon se Kolegji Zgjedhor nuk ka ballafaquar pretendimet e palëve, por vetëm ka rrëzuar kërkesat e demokratëve. “Është për fat të keq një provë që Kolegji Zgjedhor nuk e ka kaluar, ka patur kuriozitet të madh se si ky Kolegj i zgjedhur…

Read More

Bayern Munchen është skuadra e parë që siguroi matematikisht kalimin për ne fazën tjetër të botërorit të klubeve. Kampionët e Gjermanisë mposhtën 2-1 Boca Juniors në një ndeshje shumë të bukur e me shumë raste. Fitore të rëndësishme në grupin C mori dhe Benfica që shënoi 6 gola në portën e modestëve të Auckland City. Me katër pikë, Benfica mban vendin e dytë pas Bayern dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e treta. Fitoren e dytë në këtë botëror e shijoi dhe skuadra e Flamengos që mundi me përmbysje Chelsea-n duke prekur gjithashtu kualifikimin për më tej. Edhe pse…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, parashikon përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për ndikime të mundshme në Ballkan. Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja që ti bashkohet. Kjo sipas Vuçiç ka detyruar ushtrinë serbe të armatoset, e të bëhet më e fuqishme se kurrë. “Serbia do të jetë një fortesë e pathyeshme dhe gjithmonë e pamposhtur për çdo pushtues dhe nuk do të qëllojë askënd me shigjetë. Ne jemi një vend paqedashës, gjithmonë duam paqe, por…

Read More

Gjatë qëndrimit në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u takua edhe me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Spiropali e falenderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Spiropali nënvizoi kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe tiparit gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e saj të natyrshme europiane.

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një dokument, sipas tij të SPAK, ku tregohet se ish-anëtari i kësaj force politike, Endrit Braimllari ishte personi përgjegjës për firmosjen e lobimeve në emër të LSI-së gjatë periudhës 2018-2019. Në atë kohë, Braimllari ishte Sekretar i Përgjithshëm i PL, ish-LSI, ndërsa Meta mbrohet me faktin se ai nuk ka pasur funksione në parti, pasi asokohe ushtronte ende detyrën e Presidentit të Republikës. Në postimin e tij, Meta akuzon Braimllarin se po përpiqet të fshehë përgjegjësinë e tij dhe t’i mohojë firmat që ka hedhur vetë. “Endrit Braimllari është shembulli më…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një përmbledhje të punëve të bëra për rehabilitimin e lagjeve të kryeqytetit, në kuadër të projektit për transformimin e lagjeve. Sipas tij, që nga dita e parë në detyrë, është vendosur një objektiv sfidues për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese dhe urbanizim në lagjet ku jetojnë. “Që prej ditës së parë në detyrë i vumë vetes një objektiv sfidues, atë për transformimin e 100 lagjeve të Tiranës, për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese, urbanizim dhe hijeshi. Ia dolëm të rehabilitojmë mbi 75 blloqe banimi, duke ndërhyrë jo…

Read More