Author: tirana

Presidenti Vladimir Putin, tha të premten se Rusia nuk po kërkon kapitullimin e Ukrainës, por që Kievi të njohë realitetin e krijuar në fushëbetejë. Duke folur në një forum ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putin deklaroi: “Ne nuk po kërkojmë kapitullimin e Ukrainës. Ne po këmbëngulim në njohjen e realitetit që është zhvilluar në terren”. Udhëheqësi rus tha se rusët dhe ukrainasit janë një popull, “dhe në këtë kuptim e gjithë Ukraina është e jona”, dhe shtoi se nuk e përjashton mundësinë që Rusia të marrë nën kontroll qytetin ukrainas të Sumit. Putin theksoi se Rusia kurrë nuk e kishte…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vijuar në Kavajë me inspektimet në plazhe. Kumbaro tha se sezoni turistik do të shoqërohet me masa të rrepta ndaj zaptimit të plazheve publike, ndërsa theksoi se sfidë mbetet pastrimi i bregdetit dhe garantimi i aksesit për të gjithë qytetarët. ”Sfidë mbetet pastrimi i plazheve dhe tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike, prandaj policia do të jetë në krahun tonë për ta përballuar një sfidë të tillë. Plazhet e Kavajës bashkë me plazhet e Durrësit janë vija bregdetare më e populluar, qoftë me pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e…

Read More

Liverpooli e ka zyrtarizuar transferimin e Florian Wirtzit nga Bayer Leverkuseni. Gjermani do t’i kushtojë Liverpoolit një shumë rekorde prej afro 117 milionë euro, ndërsa me bonuse, shuma mund të rritet deri në mbi 128 milionë euro. Ky transferim do ta bëjë atë si më të shtrenjtin në historinë e futbollit britanik. Leverkusen fillimisht kishte kërkuar 150 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili kishte tërhequr interes edhe nga Bayern Munich, por javë të tëra negociatash e ulën çmimin. Wirtz shënoi 16 gola dhe dha 15 asistime sezonin e kaluar në 45 paraqitje për Bayer Leverkusenin. View this post on Instagram…

Read More

Borshi, 17 km larg Himarës, vijon të tërheqë turistë të shumtë vendas e të huaj në stinën e verës. Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës ”Shqipëria e bukur”, ka postuar një foto nga plazhi i Borshit, si një ftesë për t’u frekuentuar nga pushuesit. Borshi nuk ka vetëm natyrën e bukur, detin, qiellin, gjelbërimin, por edhe shumë objekte kulturore dhe historike që tregojnë për hershmërinë e banorëve të kësaj zone.

Read More

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital. Provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë e kanë kryer në total 25 712 maturantë. 365 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi. Linku

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve në vend. Tabaku e ka cilësuar këtë fenomen si një realitet të padrejtë për qytetarët, teksa thotë se sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmimet e larta. Po ashtu, Tabaku vijon më tej duke thënë se pagat në Shqipëri janë të një niveli me vendet e Afrikës. ”Sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmime”,-deklaron Tabaku. Ajo nënvizon se sipas të dhënave zyrtare për vitin 2025, çmimet për produktet bazë si djathi, qumështi, vezët dhe…

Read More

Ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot. Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë sot bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për…

Read More

Faqja e bashkisë së Tiranës u sulmua nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, thotë se po punohet për rikthimin e faqes funksionale. Hakerët iranianë pretendojnë se jo vetëm kanë rrëzuar faqen online të Bashkisë së Tiranës, por kanë “nxjerrë të dhënat e tyre dhe kanë fshirë serverat e tyre”. Në faqen online të Bashkisë ofrohet edhe shërbimi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, një proces që duhej të përfundonte më 22 qershor, por u pezullua për shkak të sulmit. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë se do informojë së shpejti…

Read More

Tirana ishte mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit, ALForum 2025, që u zhvillua nga datat 18-20 qershor. Gjatë ditëve të forumit, rreth 1 mijë pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit euromesdhetar, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, medie, të rinj liderë, institucione dhe figura me ndikim, diskutuan dhe ndanë ide për forcimin e bashkëpunimit, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja u shpreh se në një “kohë me sfida të ndërlikuara, forumi tregoi se dialogu, i mbështetur në dije, krijimtari dhe respekt të ndërsjellë, mbetet mënyra më…

Read More

Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesht me rrënimin e infrastrukturës bërthamore dhe raketore të Teheranit, pra ndryshimin e regjimit, është bërë tema kryesore e debatit mes analistëve dhe vëzhguesve. Derisa udhëheqësit izraelitë nuk e kanë deklaruar haptazi ndryshimin e regjimit si qëllim të tyre, retorika nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë e kombinuar me shkallën dhe intensitetin e operacioneve të fundit nënkupton se përmbysja e republikës islamike mund të jetë synim i nënkuptuar ose aspirues. Kritikët paralajmërojnë se një strategji e tillë mbart rreziqe të mëdha: përshkallëzim rajonal,…

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në forumin e Shën Petersburgut dhe ka folur për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Ai thotë se beson se mund të gjendet një zgjidhje midis dy vendeve. Ai thotë se Rusia nuk kërkon të ndërmjetësojë midis palëve, por përkundrazi dëshiron të propozojë ide se si ato mund të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Putin shton se Moska është në kontakt të përditshëm me Iranin dhe thotë se do të donte që idetë e Rusisë të realizoheshin. Irani dhe Izraeli janë përfshirë në një konflikt të drejtpërdrejtë, ku po sulmojnë me dronë, raketa…

Read More

Në ditën botërore të refugjatëve, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e Shqipërisë ndër vite në ndihmën e dhënë për menaxhimin e flukseve, duke marrë shembujt strehimin e hebrenjve, shqiptarëve të Kosovës dhe afganëve pak vite më parë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thekson se refugjatët dhe kërkuesit e azilit të trajtohen me dinjitet, drejtësi e respekt. ”Punojmë pa ndërprerje për të ndërtuar një sistem azili më të fortë, më transparent dhe më efikas në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe të së drejtës ndërkombëtare. Bashkëpunimi me UNHCR-në, BE-në, organizatat…

Read More