Author: tirana

34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, dhe në ambientet e jashtme të selisë, kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalën e tij. Rama tha se kjo festë vjen me një fitore të madhe ai ajo më 11 Maj, për të cilën theksoi se është një përgjegjësi e madhe dhe një besim për të udhëhequr vendin drejt BE-së. Rama falënderoi të pranishmit dhe kontribuuesit ndër vite në Partinë Socialiste. PS është edhe partia e cila ka qeverisur vendin më gjatë se çdo forcë tjetër politike në 34 vite demokraci. Socialistët morën drejtimin e vendit nga 1997-a deri në vitin 2005, për 8…

Read More

Kancelari gjerman Friedrich Merz, mësohet se pati një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Merz shprehu mbështetjen në parim të Gjermanisë për sulmet ushtarake izraelite ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit gjatë telefonatës së së mërkurës në mbrëmje, por theksoi po ashtu rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për konfliktin. Gjermania planifikon të organizojë bisedime bërthamore me partnerët e saj evropianë dhe ministrin e jashtëm iranian në përfaqësinë e saj të përhershme në Gjenevë të premten.

Read More

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, thotë se presidenti Donald Trump nuk dëshiron që rrjeti social TikTok të bllokohet. Po ashtu mësohet se Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që shtyn afatin përpara ndalimit të aplikacionit në SHBA. Këtë herë, ai i ka shtuar edhe tre muaj të tjerë “jetë” platformës, e cila, sipas një ligji të nënshkruar nga administrata Biden në vitin 2024, duhej të ndalohej përgjithmonë në vend. “Presidenti Trump do të nënshkruajë këtë javë një tjetër urdhër ekzekutiv për ta mbajtur TikTok-un aktiv dhe funksional”,-tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Read More

Një breshkë ka dalë në bregdetin e Sarandës, dhe pushuesit janë mahnitur. Breshka e fotografuar është një breshkë deti e llojit Caretta caretta, e njohur ndryshe si breshka e gjelbër. Ky lloj është shumë i njohur në bregdetin shqiptar dhe shpesh herë mund të shfaqet gjatë verës, kur ato dalin në plazhe për të shtruar vezët. Caretta caretta është një lloj i rrezikuar dhe është e mbrojtur nga ligjet ndërkombëtare, pasi numri i saj ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë, ndotjes dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë është gjithashtu shumë e rëndësishme për ekosistemet detare, pasi ndihmon në…

Read More

Me Vendim të Këshillit të Ministrave, pronësia e Stadiumit “Niko Dovana” ka ndryshuar. Sipas asaj që shkruhet në Fletoren Zyrtare, kemi të bëjmë me “Transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, sh.a., me NIPT: M01917011D, të pronave shtetërore sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit “Niko Dovana”, Durrës”. V E N D I M PËR TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE TË PRONAVE SHTETËRORE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT TË INVESTIMIT “RIJETËZIMI I STADIUMIT “NIKO DOVANA”, DURRËS” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të…

Read More

Interpol Tirana me njësinë e të kërkuarve në NCA, kanë vënë në pranga një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut. Ai është Lorenc Lala, 47 vjeç. Drejtësia shqiptare e kërkon për akuzën e konspiracionit për të realizuar vrasje. Ai është lënë në paraburgim. Drejtësia shqiptare e akuzon Lorenc Lalën për përfshirje në vrasjen e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, vrasje e kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa sipas hetimeve është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala. Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku…

Read More

Nga avokat Gurali Brahimllari Ndonëse Gjykata Kushtetuese në vendimin e shpallur në datën 30.12.2024 (dhe të publikuar nën presionin e përgjimeve më 12.02.2025) zgjodhi të mos jepte përgjigje për çështjet esenciale të rezultateve të përgjimeve të platformës SkyECC, Gjykatat e vendeve të BE gjithnjë e më shpesh, po konkludojnë në papërdorshmërinë e transkripeteve të bisedave të enkriptuara për shkak se përfitimi i tyre nga autoritetet Franceze, vlerësohet se ka qenë në kundërshtim me legjislacionit vendas dhe me parimet e së drejtës . Ka qënë kuriozitet i shtuar për ne (besoj për çdo profesionist të së drejtës që ka qenë i…

Read More

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, thotë se raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët. Nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale Facebook, ajo nënvizon edhe se raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin për të cilin u krijua. ”E vërteta është se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, kjo si pasojë e hartës së re gjyqësore që uli numrin e gjykatave në vend, rriti stokun e dosjeve dhe shtoi…

Read More

Gentiana Hudhra u vra më 14 qershor 2025 në Tolentino nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga doktori Antonio Tombolini në morgun e spitalit të Maceratas konfirmoi se Gentiana ishte goditur 17 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë kokën, shpinën dhe fytin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 45-vjeçarja shqiptare punonte si kujdestare në Itali, dhe ngjarja tronditi thellë komunitetin vendas. Pas vrasjes, Nikollaq Hudhra u arrestua menjëherë dhe u përball dje në gjykatën e Maceratas për konfirmimin e arrestimit. Ai u shfaq në video-lidhje nga burgu i Montacutos dhe iu…

Read More

Në kantierin e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga momentet e punës në këtë kantier. ”Kantieri i punimeve për hyrjen e re të Shkodrës, ku ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook. Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi. Ky projekt përfshin krijimin…

Read More

160 kuti votimi të Tiranës janë rinumëruar deri më tani. Rezultatet paraprake nga ky proces tregojnë luhatje të lehta deri më tani. Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 59 vota. Megjithëse këto shifra nuk ndryshojnë në mënyrë drastike balancën e rezultatit, ato tregojnë se ka pasur një numër pasaktësish në numërimin e parë.

Read More

Kombëtarja shqiptare U-14 luajti ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi i luajtur në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, u mbyll në barazim pa gola 0-0. FSHF” bën të ditur se trajneri Francesco Vitobello e nisi takimin me këtë formacion titullar: Flori Zeka (GK), Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Denian Avdylaj, Deni Duka, Aleksandros Shofiti, Santjago Perkola, Elio Tavani, Aleks Basho, Alesio Gjomarkaj, Elez Elqeni (C). Në pjesën më të madhe të lojës, ndeshja ishte e barabartë. Të dyja ekipet tentuan të gjenin rrugën e rrjetës, por sfida nuk prodhoi asnjë gol. Mundësitë më të mira për shënim…

Read More