Author: tirana

Ylli Ceka, ish-efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vënë në pranga, 11 vite pas shpalljes së tij në kërkim për vrasje. Ceka është arrestuar në Shkodër, teksa lëvizte me një automjet në lagjen Sarreq të qytetit verior, për llogari të Policisë së Tiranës. Ish-efektivi i FNSH-së së Tiranës është dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasje. Sipas vendimit të Gjykatës, Ylli Ceka është shpallur fajtor për vrasjen e një personi të identifikuar si Edvin Vogli, ngjarje e ndodhur më datë 11 dhjetor të vitit 2010. Në atë kohë krimi u krye me armën e…

Read More

Arjan Konomi duket se është tërhequr si opinionisti i “Përputhen”. Opionionisti i emisionit “Për’puthen”, Arjan Konomi, ka reaguar sot përmes rrjeteve sociale për rastin e ndodhur së fundmi Përmes një videoje të postuar në Instagram ai ka folur rreth rastit ku edhe dukej tejet i emocionuar teksa tregoi se ai nuk ishte në dijeni. “Unë nuk kam pasur as dijeninë më të vogël, as dyshimin më mininal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj…

Read More

Përkundër statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës lidhur me rastet e ngritura për keqpërdorimin e substancave narkotike nga të miturit dhe në shkolla, të cilat për vitin 2020 janë më të ulëta në krahasim me vitin 2019, numri i personave të moshës së mitur, të cilët abuzojnë me këto substanca është duke u rritur, thonë në Qendrën Mediko-psikoterapeutike “Labirint” në Prishtinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e…

Read More

COVID-19 ka aftësinë për të pushtuar organe të ndryshme të trupit dhe për të shkaktuar dëme serioze që mund të zgjasin me vite. Mund të dëmtojë organet e trupit tuaj, të ndikojë në lëkurën tuaj dhe madje të shkaktojë probleme neurologjike. Dëmi që shkakton në mushkëritë tuaja mund të jetë i përhershëm. Ky virus gjithashtu mund të ndikojë në sytë tuaj dhe t’ju japë konjuktivit dhe dhimbje të syve. Tani, ka dalë në dritë se koronavirusi mund të shkaktojë inflamacion të syve që mund të çojë në humbje të shikimit. Tre pacientë me COVID-19 në SHBA zhvilluan keratitin, një inflamacion…

Read More

Më në fund ëndrrat tona janë realizuar! Një studim i botuar në Men’s Health zbuloi se ngrënia e picave ju ndihmon të humbni peshë. Gjëja e rëndësishme është të dish se si dhe kur duhet t’i hani. Studimet nga Portugalia të botuara në Men’s Health tregojnë se njerëzit që marrin një “ditë pushimi” një herë në javë dhe hanë pica, akullore ose ndonjë ushqim tjetër për kënaqësinë e tyre, janë më të motivuar dhe më të përkushtuar në planin për të humbur peshë. Studimi krahasoi dy grupe njerëzish në një dietë prej 10,500 kalorish në javë. Njerëzve të grupit të…

Read More

Të gjithë kemi dëshirë që të shohim filma vetëm në një moment të caktuar. Por të bërit këtë në një ishull të izoluar është një eksperiencë shumë më ndryshe. Një infermiere suedeze ka fituar një konkurs për të parë programin me 60 filma të Festivalit të Filmit të Goteborgut në një far në një ishull në brigjet e Suedisë. Lisa Enroth mundi 12 mijë aplikantët e tjerë nga e gjithë bota. Ajo ka punuar gjatë pandemisë dhe tha se shpreson që kjo eksperiencë të jetë pjesë “e një lloji tjetër realiteti për një javë”. I gjithë programi me filmat do të transmetohet…

Read More

Të gjitha taksat dhe tatimet, që Partia Demokratike do të aplikojë kur të vijië në pushtet, kanë një kosto në të ardhurat publike prej 500 mln dollarë. Florion Mima, një nga hartuesit e këtij programi tha në emisonin “E-ZONE” se zemra e tij është trajtimi me dinjitet i individit, familjes dhe biznesit. Ndaj një taksë e sheshtë do të lërë më shumë para në xhepat e qytetarëve dhe biznesit, të cilat do të përkthehen në investime dhe konsum. “Ku do gjënden këto para? 50% e tyre do të vijnë nga rritja ekonomike, që në vitin e parë ne mendojmë se…

Read More

“Vetë Shqipëria, në atë kohë, ishte e stërmbyllur dhe nuk njihej për asgjë, nuk çmohej, kështu vetvetiu e ndieja që duhet të shkruaja për Kosovën. Kosova ka qenë herët në veprën time. Ajo, në radhë të parë, më ka tërhequr edhe nga ana e bukurisë”, thotë KadareFati i kombit shqiptar në Juglindje të Evropës është i ndarë në disa sektorë dhe Kosova përbën një nga kryesorët. Kosova zë një vend të rëndësishëm në veprën tuaj, jo vetëm letrare, por edhe publicistike. Janë disa të tilla që merren ose e kanë zanafillën nga ngjarjet e Kosovës dhe që trajtojnë identitetin kosovar,…

Read More

Mensur Hyseni, është pedagog i edukatës fizike nga Presheva. Prej vitesh ka pasur ëndërr të thyej rekord botërorë në përgatitje fizike. Këtë e ka arritur duke bërë 55 krahëpërkulje brenda një minute dhe atë në moshën 38 vjeç. Por, me një peshë prej 27.28 kilogramë të shtuar në çantën e tij. Ai titullin e të parit në botë ia ka marrë rekorderit rus, Jevgeni Los, i cili ka qenë i pa sfiduar tri vitet e fundit. “Dëshironim ta testonim veten dhe të tregojmë që edhe ne si komb shqiptar të ballafaqohemi me sportistë elitarë”. Rekordi botëror Guinness i është pranuar…

Read More

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka bërë një deklaratë të fortë. Në një video live në “Instagram”, ajo është shprehur se Melisa dhe Andi janë çift dhe po i gënjejnë të gjithë. “Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po iu gënjejnë dhe juve që jeni jashtë”, është shprehur Shqipja. Po ashtu, ish-konkurrentja ka treguar se “Përputhen” nuk ka një kontratë që të detyron për asgjë. “Programi nuk të detyron të bësh asnjë lloj gjëje, kanë dashur dhe e kanë bërë. Nuk ka një kontratë të atillë”, tha ajo.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka akorduar një fond prej 140 milionë lekësh për partitë politike për vitin 2021. Ky vit përkon me zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Projektvendimi i KQZ do miratohet me datë 2 shkurt të këtij viti. Përkatësisht, Partia Socialiste do të marrë 63 417 047 lekë, Partia Demokratike 38 911 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20 012 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7 447 477 lekë, Lista e Barabartë 4 841 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5 369 137 lekë. Ndarja e fondeve, thotë KQZ, është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga transformimi i Bulevardit “Zogu I”. Ai shkruan se është kënaqësi të kalosh tani në këtë zonë, sidomos gjatë mbrëmjeve, teksa thekson se gjithë investimi i kryer i ka rritur vlerën pronës. “📍Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në Bulevardin Zogu I, kur ka përfunduar tanimë projekti i Rilindjes Urbane që i ka dhënë aksit historik një vezullim mbresëlënës – pa llogaritur rritjen e mënjëhershme të vlerës së pronës së banorëve e të tregtarëve të krejt zonës😍#PunëJoGjumë. SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama në Facebook.

Read More