Author: tirana

Një studim i fundit gjerman ka treguar se Covid-19 mund të ketë një efekt afatgjatë në fertilitetin mashkullor.Shkencëtarët krahasuan cilësinë e spermës në grupe burrash që ishin rikuperuar nga virusi me ata që nuk ishin prekur. Ata zbuluan se pasi pacientët kishin pasur Covid-19, kjo duket se çonte në “cilësi më të ulët të spermës dhe ulur potencialin e fertilitetit. Spermatozoidët kishin më shumë gjasa të deformoheshin, zbuluan studiuesit, të ishin më pak të lëvizshëm dhe të gjendeshin përqendrime më të ulëta në spermë. Efektet e Covid-19 në aftësinë e njerëzve për të pasur fëmijë nuk është studiuar gjerësisht sepse…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i 1”. Qytetarët kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në rubrikën Kallëzo në tvklan.al. Në video duket tymi që del nga automjeti. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por dëme materiale. Shkaqet dyshohet që të jenë aksidentale.

Read More

Një numër i madh nxënësish në gjimnazin “Dervish Hekali” të Ballshit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton newsbomb. Ky gjimnaz do të mbyllet për të paktën dy javë, ndërkohë që mësimi do të zhvillohet online.Ndërkohë po diksutohet mundësia që të mbyllen të gjitha shkollat e Ballshit dhe mësimin ta bëjnë online, për të mos rrezikuar një përhapje më të madhe të virusit.Kujtojmë se ditët e fundit shifrat e të infektuarve në 24 orë kanë arritur rekorde të reja, por deri më tani Komisioni Teknik i ekspertëve nuk ka marrë ndonjë masë shtesë për kufizimin e lëvizjeve.

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Thumanë-Milot. Sipas informacioneve, si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar i identifikuar me iniciale D. Gj. Mësohet se makina tip “BMW” është përplasur me mbrojtëset metalike. 24-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsëore. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.

Read More

Temperatura në frigorifer mund të jetë e paqëndrueshme me kalimin e kohës, dhe gjithashtu ndryshon nga vendi në vend, gjë që ndikon në cilësinë dhe jetëgjatësinë e ushqimit tuaj. Cili është vendi me ndryshimet më të mëdha të temperaturës? Dyert e frigoriferëve, dhe mund të shkaktojnë prishjen e ushqimeve, veçanërisht të qumështit, i cili zakonisht vendoset në derë. Megjithëse kutia apo shishja e qumështit mund të përshtatet në mënyrë të përsosur në derën e frigoriferit, temperatura mund ta prishë ata para se ju ta konsumoni. Bakteret potencialisht të dëmshme rriten në temperatura më të ngrohta. Sa më gjatë që qumështi…

Read More

Bamir Topi është një nga njohësit dhe ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës. Si i tillë, është edhe një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të veprimtarisë së Sali Berishës. Por si me këdo tjetër që i dilte nga rreshti, Berisha e shpalli Topin puçist dhe armik në 21 Janar 2011, i rrethoi shtëpinë me SHIK-as dhe helikopterë të ushtrisë, e përndoqi këmba-këmbas, deri sa e nxori nga politika. Dy vjet më parë, Bamir Topi botoi një libër me shumë dëshmi tronditëse mbi veprimtarinë kriminale të politikës shqiptare, por sidomos të Sali Berishës. Ky libër duhet të administrohet sot nga…

Read More

Mbledhjet në ambientet e mbyllura kanë revoltuar zv.kryeministrin Erion Braçe, i cili ka publikuar në rrjetet sociale disa foto. Braçe ka folur për moderatorin Ermal Mamaqi dhe ish-deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj, të cilët kanë zhvilluar disa organizime në ambiente të mbyllura. Mamaqi ka mbledhur një numër të madh qytetarësh në ambient të mbylur në një trajnim në Tiranë, ndërsa Xhaferraj ka zhvilluar një takim të ngjashëm me banorët e Spitallës në Durrës. Braçe shprehet se këta persona shpërfillin ligjin, bëjnë krim dhe pastaj “pëllasin” se gjendja është jashtë kontrollit, ndërsa kërkon që policia të bëjë detyrën. Postimi i plotë:

Read More

Vetëm një javë, pasi Andi doli çift me Tean nga “Për’Puthen”, në rrjetet sociale u publikuan disa foto ku shihej ashiqare Bearti teksa po puthte në buzë Tean. Lajmi mori aq shumë komente, ndërsa në rrjete sociale të gjithë komentojnë për to. Edhe pse lajmi u bë shumë viral dhe meme në çdo rrjet social, reagimi i Teas nuk ka ardhur ende. Por veç atyre video-ve dhe fotove të postuara, në videon më poshtë do të shihni edhe një takim romantik mes Beartit dhe Teas. Në video shihen, Tea dhe Bearti të cilët dalin nga kafeneja krah për krah me…

Read More

DASHI Pesë yje për Dashin. Ka ardhur koha ta lini veten të përfshirë në dashuri si dhe ta lini të kaluarën pas jush. Bëni zgjedhjen e duhur dhe mos kini frikë sepse Venusi është kthyer në favor. Favorizohen takime të reja, qielli premton: marrëdhënia me ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit dhe Shigjetarit është e mirë dhe e fortë. Në punë, duhet të bëni zgjedhjet e duhura dhe të kërkoni zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Situata ekonomike duket më mirë, por mos harroni se po dilni nga 6 muaj shumë të vështirë. Rimëkëmbja është gati,…

Read More

Një dëshmi tronditëse, ngjarje nga ato që nuk mund të lënë askënd të pandjeshëm. Një 89-vjeçare është dhunuar dhe përdhunuar nga nipi i saj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, në fshatin Grabian, teksa policia arrestoi autorin Sajmir Meçani pas ngjarjes, e moshuara përfundoi në spital. Në një prononcim për mediat, gruaja e mbuluar nga hematomat në fytyrë tregon me vështirësi çfarë kishte ndodhur teksa shpërthen në ngashërima. “Më ka rrahur. Më bëri si do vetë. Më torturoi. Punën e vet (qan)”, thotë ajo nga krevati ku ndodhet në gjendje të rënduar në një shtëpi të rrënuar nga varfëria.…

Read More

Politikania e njohur Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në episodin ‘EXPULS’ me gazetarin Ronaldo Sharka. Gazetari i ka lexuar disa nga pyetjet e Facebook-ut, ku shumë njerëz e akuzonin si tradhëtare e misionit të babait të saj, Azem Hajdarit dhe për faktin që tashmë thuhet se po e përdor Rama. “Dëgjo, e di se çfarë ndodh në politikë? Duan që të të vënë damka! Kjo është një damkë që duan të… e provojnë një herë, do ngjisi apo jo! Dakort? Nëse dikush thotë tradhtëtar, e bëjnë këtë që ti të mos ecësh përpara në politikë. Nëse ka tradhtarë më…

Read More

Moderatori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka anashkaluar të gjitha rregullat anti Covid-19 dhe ka organizuar një trajnim në një sallë të mbushur plot me njerëz. “Ju falenderoj të gjithëve që ishit prezent në ditën e parë të trajnimit “Mendo-Ndrysho-Fito”. Ju sot keni mbjellë farën e suksesit dhe të jetës që dëshironi. Nesër na pret një ditë edhe më shpërthyese. Gati Miq 💥”, shkruan vete Mamaqi ne rrjetin social! Në fakt pamjet janë bërë publike nga vetë Mamaqi i cili përmes postimeve në “Instagram” kanë ndarë momente nga trajnimi në sallën e mbushur në Tiranë. Ashtu siç mund të shihet edhe…

Read More