Morena Taraku është ndër artistet që zgjedh të ndajë shumë detaje nga jeta e saj me fansat. Ashtu ka ndodhur edhe ditën e djeshme, teksa modelja ka postuar një foto ku shfaqet në spital duke bërë serum. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me shëndetin e Morenës, por natyrisht që të shumtë kanë qenë ata që kanë aluduar edhe për një infektim të sajin me COVID. Do të na duhet të presim vetë reagimin e saj për të zbuluar nëse ka qenë virusi, apo një rënie e imunitetit.
Author: tirana
Ish-deputeti i PD, Ndriçim Babasi ka humbur parakohe vëllain e tij Pëllumb Babasin. Nuk dihet ende arsyeja e ndarjes së tij nga jeta, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit pasditen e sotme, në orë 15:00 Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, ku nëpërmjet një mesazhi në facebook, i shpreh ngushëllime ish-deputetit Babasi dhe familjes së tij, për humbjen e madhe. Postimi i PD: Partia Demokratike Dega 5 Tirane, me dhimbje te thelle i percjell kryetarit te deges tone z. Ndricim Babasi, ngushellimet me te sinqerta per humbjen e parakohshme te vellait Pellumb Babasi. Puna…
Vendi i fundit të tabelën e klasifikimit dhe mbi të gjitha humbja e rëndë kundër Kukësit i ka kushtuar stolin trajnerin Julian Ahmataj. Në Korçë tifozët dhe i gjithë ambienti kërkonin një reagim nga ekipi, për ti dhënë skuadrës impulse të reja, Ahmataj dhe drejtuesit e klubit kanë gjetur mirëkuptimin për të mbyllur me konsensus marrëveshjen ndërmjet tyre. Me anë të një njoftimi për mediat klubi i Skënderbeut ka falënderuar trajnerin për bashkëpunimin që patën që nga fillimi i sezonit: “KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin” Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit…
Max Allegri vijon të marrë kohë, në këtë periudhë të gjatë pa punë, që kur u largua nga stoli i Juves, ka refuzuar oferta të shumta por sërish emri i tij lakohet në çdo pankinë prestigjioze. Së fundi u fol se mund të marrë drejtimin e Romës në fund të sezonit por në garë është futur edhe Real Madrid, një emër shumë i madh që mund të ndryshojë përpara kohë planet e tij. Humbja e fundit që spanjollët pësuan kundër Levante në shtëpi ka trazuar edhe një herë të ardhmen e Zidane. Presidenti Perez nuk e ka pritur mirë këtë…
Ish-deputetja Jorida Tabaku zhvilloi sot një takim me biznese të ndryshme në Tiranë për t’i njohur ata me programin e PD-së për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit. Bizneset pohuan të gjithë se situata është shumë keq, njerëzit blejnë shumë pak, se nuk kanë lekë, pandemia i ka goditur keq, qeveria nuk i ka ndihmuar dhe mezi ia dalin. “Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën…
Zgjedhjet e 25 Prillit po afrojnë, ndërsa partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës duke zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe promovimi i sipërmarrjeve të veçanta lokale, agroturizmit dhe zonave me potencial të madh zhvillimi. E tillë ka qënë edhe tema e takimit të drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, cila është ndalur në Prezë ku ka vizituar një dyqan suveniresh dhe produktesh artizanale. Përmes një statusi në rrjetin social facebook shprehet se “Sfida për rritjen e numrit të turistëve në këtë zonë është tejkaluar, ndërsa sfida si tezgjahiste mbetet…
Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, ndërsa thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren. Mesazhi i plotë i Peleshit: Rrugë të mbarë! Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support. Shqipëria mbetet e vendosur për të…
Pas zbulimit të skandalit të lidhjes së fshehtë të Teas me Beartin, konkurrentet po justifikohen me kontratën e ‘frikshme’ që kanë nënshkruan para se të bëheshin pjesë e spektaklit ‘Përputhen’. Ditën që u publikua skandali, Andi doli me deklaratën se ishin të detyruar të dilnin si çift, për shkak të kontratës që kishin firmosur. Në një pjesë të publikuar në rrjetet sociale nga një faqe e fansave të tyre, në kontratë ndër të tjera thuhet se në rast prishjeje të imazhit të emisionit, konkurrenti detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh. Megjithëse, ende nuk është konfirmuar që kjo…
Mediat britanike raportojnë se muzikanti i njohur Sophie Xeon ndërroi jetë në një aksident të tmerrshëm në Athinë, ku ai jetonte kohët e fundit. Artisti skocez 34-vjeçar, i nominuar dhe për çmimin Grammy mbahet mend për bashkëpunimet e tij me yjet e muzikës si Madonna dhe Charlie XCX. Kompania “Transgressive” e DJ “Sophie” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se artisti humbi jetën aksidentalisht pasi ra nga një lartësi, ku ishte ngjitur për të parë Hënën e plotë. Muzikantë dhe admirues të tij shkruan mesazhe ngushëllimi për vdekjen e parakohshme të muzikantit, i cili në vitin 2017 doli hapur…
President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur këtë të diel për një vizitë pune në Francë. Ai pritet që gjatë të hënës të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron, ku ndër temat që do të diskutohet është dhe ajo e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Vuçiç, përmes një postimi në “Instagram”, ku shkruan: “Rrugës për në Paris. Bisedime të rëndësishme për Serbinë na presin dhe tema të ndryshme, nga Kosova dhe Metohija, rruga evropiane e Serbisë, për ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze”.
Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se biznesmeni me iniciale N.D është gjetur i vdekur në magazinën e firmës së tij në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ai ishte me origjinë nga Kukësi, importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve. Gjithashtu ishte President i “Lindi Al”. Sipas raportimeve të para ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale ndërsa varrimi i tij pritet të zhvillohet ditën e nesërme. Identitetin e tij e ka zbuluar faqja në Instagram ‘kukësi jonë’ të cilët bëjnë të ditur se Dedja ishte një bamirës i madh. Njoftimi i policisë: Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në…
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ka dhunuar gjyshen e tij. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M. dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.