Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme në një mënyrë mjaft të veçantë. Si rrallëherë ka publikuar një foto të vetën, ku shfaqet duke u ngrohur pranë zjarrit. “MIRËMËNGJES dhe me këtë zjarr të ëmbël malesh me dëborë, ju uroj një të dielë plot ngrohtësi me kë ju do zemra”, shkruan kryeministri Rama.
Author: tirana
Publikimi i fotove ku Tea shfaqet në krahët e Beartit ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjet, duke qenë se ajo doli nga ‘Përputhen’ si çift me Andin. Ky i fundit reagoi, duke thënë se kishte mbetur pa fjalë, ndërsa Bearti i doli në mbrojtje Teas duke thënë se mes tyre ishte dashuri e vërtetë. Ndërkohë, Tea vijon të jetë aktive si zakonisht në rrjetet sociale, duke postuar edhe mesazhe në lidhej me të gjithë situatën. Ndonëse nuk ka reaguar akoma konkretisht, ajo ka reaguar sërish me disa vargje nga poezia e Dritëro Agollit, ku mes të tjerash shkruan: “një i…
Gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria ka dhënë një lajm të mirë për 19-vjeçaren shqiptare, Artemis e cila u zhduk në 16 tetor pa asnjë gjurmë. Postimi i plotë: Informacioni i ri në lidhje me rastin e zhdukjes së 19-vjeçaresh shqiptare Artemis nga Koropi të Athinës po del në dritë. Një dëshmitar, i cili foli të Premten në mbrëmje (29/1) në emisionin “Dritë në Tunel”, pretendon se ai e pa vajzën pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në prani të një prokurori. Gjurmët e 19-vjeçares u zhdukën në mesditë të Premten, 16 Tetor,…
Si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me erë të fortë, janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Në bazë të parashikimit te kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj situata do të jetë si më poshtë: era dhe deti në drejtimin Jug-Juglindje forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës; Jashte gjirit të Vlores era dhe deti ne drejtimin Jug-Juglindje forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s. Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike per mjetet e vogla lundruese dhe…
Paraditja në territorin shqiptar paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje të pakta e të izoluara. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje me inetsitet mesatar në të gjithë vendin ku në Veriperëndim dhe Juglindje herë pas here do jenë në forme rrebeshi. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 12°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), lëshuan një urdhër, i cili kërkon mbajtjen e detyruar të maskave në të gjitha format e transportit publik, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Urdhri, i cili hyn në fuqi të hënën, kërkon që njerëzit të mbajnë maska “gjatë hipjes, zbritjes dhe udhëtimit me çdo mjet transporti kur udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara ose brenda tyre” si dhe në çdo qendër që siguron transport brenda vendit. Në urdhër thuhet: “Kërkesa për të mbajtur maskë në sistemet tona të transportit do të mbrojë amerikanët dhe…
Ekspertja e Shëndetësisë në PD, Liljana Shyqyriu Ramasaçi ka publikuar një grafik të rasteve aktive për 10 muajt e pandemisë që krahasojnë Shqipërinë me vende të tjera të rajonit dhe Europës. Sipas grafikëve të publikuar nga ajo që bazohen tek shifrat e rasteve aktive të COVID-19, në Kroaci, Bosnje, Maqedoni e Veriut, Itali apo Mal të Zi ka një rënie gjatë dhjetorit e janarit, vetëm në Shqipëri jo. Sipas Ramasaçit tashmë prej 10 muajsh COVID-19 është ende jashtë kontrollit në Shqipëri, ndërkohë që bota parandalon përhapjen e infektimit me vaksinë, kurse Ministria e Shëndetësisë rrit pikat e testimit. Po ashtu…
Një incident ka ndodhur në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku një qytetar është plasur me simpatizantë të partisë së Albin Kurtit. “Jepi zë” ka siguruar një moment të incidentit që ndodhi në këtë tubim, ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së. Sigurimi dhe aktivistë kanë ndërhyrë duke e nxjerrë jashtë qytetarin që po ofentonte ish-kryeministrin, edhe pse në video ai dëgjohet vetëm duke thënë: O Albin Kurti! Dil jashtë!
Policia ruse publikoi një paralajmërim të fortë kundër pjesëmarrjes në protestat e planifikuara për të dielën, ku do të kërkohet lirimi i udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny, kundërshtari më i njohur i Kremlinit. Paralajmërimi vjen mes arrestimeve të bashkëpunëtorëve të Navalny-t dhe disa gazetarëve të opozitës. Ai vjen ndërkohë që policia ka shpallur plane për të kufizuar lëvizjet në qendër të Moskës të dielën. Navalny u arrestua në 17 janar pas arritjes në Rusia nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare një javë…
Një 19-vjeçar nga Kosova, Uranik Agushi është arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje si dhe kishte edhe armë zjarri me vete. Në fakt Uranik Agushi, rezulton në kërkim nga Kosova për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një doktori në një spital të Prishtinës, në shtatorin e vitit të kaluar. 19-vjeçari madje ka tentuar të largohet nga patrulla e Policisë me vrap, duke braktisur edhe mjetin, por u kap bashkë me armën që dispononte. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë /Informacion shtesë në lidhje me arrestimin e 19-vjeçarit kosovar që qarkullonte me armë…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka cituar një shprehje të Presidentit të SHBA, Franklin D. Roosvelt teksa sot shënohet përvjetori i lindjes së këtij të fundit. “Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat.”- thoshte Roosvelt. Meta këtë e cilëson një mesazh të mençur e fuqishëm për çdo epokë që na fton për reflektim. STATUSI NGA ILIR META Një mesazh i mençur,…
Ish-deputetja e PD dhe ekspertja Jorida Tabaku ka prezantuar efektet që do të ketë programi ekonomik i PD mbi bizneset. Tabaku thotë se bizneset do të mund të përfitojnë nëpërmjet dy mënyrave, së pari 100 mijë biznese të vogla paguajnë vetëm 0.5% të xhiros, pa taska e tarifa vendore, ndërkohë për bizneset e mëdhaja tatim fitimi 15% ulet në 9%. Nga ana tjetër qeveria do të mbështesë praktika për 10 mijë të rinj shqiptarë të talentuar. SHPJEGIMI I JORIDA TABAKUT PËR EFEKTET E PROGRAMIT EKONOMIK TË PD, PËR BIZNESIN Si je Jorida? Çfarë përfitimesh do të kemi ne bizneset nga…