Prej dy ditësh i gjithë rrjeti është duke komentuar lidhjen e Tea Trifonit me Beart Rexhepin, dy ish-konkurentët e emisionit ‘Përputhen’. Ajo doli çift me Andin nga emisioni, ndaj kjo ka shkaktuar ‘mllefin’ e ndjekësve të cilët tashmë ndihen të mashtruar nga ana e saj. Së fundmi ajo po përballet me komente të nivele të ndryshme. Ka nga ato që i kërkojnë dhe të vdesë. Këtë e ka postuar vetë ajo në ‘story’. ‘Vdeksh nesër’ i thotë një komentues ndërsa Tea i ka kthyer: Si do kishe dëshirë të vdisja o i panjohur?
Author: tirana
Nga Aurenc Bebja/ “La Stampa” ka botuar, të martën e 2 prillit 1991, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e Leka Zogut I mbi zgjedhjet e para postkomuniste. Ish-Mbreti Leka: “Zgjedhjet u manipuluan” Zgjedhjet e zhvilluara dje në vendin e tij u manipuluan për të garantuar fitoren e komunistëve. “Fakti që partia e punëtorëve (e punës) ka fituar ka treguar se gjithçka është përgatitur paraprakisht. Në konsultimin e ardhshëm, për t’i demonstruar botës perëndimore se diçka po ndryshon me të vërtetë në Shqipëri, një parti tjetër do të fitojë”, tha sovrani, i cili ka jetuar në mërgim…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot një çift të sapomartuar, Mikel Kungulli dhe Xhesika Rusi, të cilët jetojnë me qira dje iu shpjegoi atyre dhe të gjithë familjeve të reja shqiptare efektet e Programit Ekonomik të PD, “Shqipëria Fiton”. Lulzim Basha: Kemi shpalosur një pjesë të programit tonë ekonomik dhe pjesё kryesore ose mё mirё tё themi nё qendër tё programit tonë ekonomik ёshtё familja, familja shqiptare e nё veçanti rinia dhe familjet e reja, çiftet e reja si ju. Sepse u bёnё 8 vite qё pёr rininё nuk kujdesen askush. Mikel Kungulli: Zero! Lulzim Basha: Dhe…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i vendosur ndërsa ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë. Ai ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët. “Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët e Durrësit po vidhen çdo ditë, ndërsa shprehu bindjen se në 25 prill me largimin e Ramës, fiton Shqipëria. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bylykbashi theksoi se qeveria aktuale, bleu votat e hallexhinjve me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar e me to erdhën ne pushtet dhe sipas tij i futën thonjte Durrësit e nuk e leshojnë. REAGIMI I BYLYKBASHIT Durresi i takon durrsakëve, jo hienave! Blene votat e hallexhinjve me parate e korrupsionit dhe krimit te organizuar e me to erdhen ne pushtet dhe i futen thonjte Durresit e…
Një aksident tragjik është shënuar në Kubë. Mediat e huaja bëjnë me dije se një autobus ka rënë nga ura dhe si pasojë kanë ndërruar jetën 10 persona e kanë mbetur të lënduar 25 të tjerë. Autobusi po transportonte mësues nga Havana për në provincën Granma të Kubës, kur u ra nga një urë pranë bashkisë së Guines. Aktualisht numërohen 10 viktima, por ky bilanc mund të thellohet në orët në vazhdim pasi një pjesë e të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë policë e ekspertë ndodhen në vendngjarje për të zbardh dinamikën e plotë të saj.
Në rrjetën e kurthit të gazetarit Ronaldo Sharka ka rënë kësaj radhe ish-missi Silvana Bushati. Me pretekstin se ka lënë punën në RTV Ora dhe po krijon një media online në bashkëpunim me një sheik arab, Sharka fton Silvanën për bashkëpunim, por pasi ajo nuk pranon, diçka tjetër ofrohet. Gazetari i kërkon ish miss-it të bëhet eskortë, për të shkuar më sheikun pasi të dy ata do të mbulohem me para nëse Silvana pranon, por pas kësaj oferte debati kaloi në dhunë fizikë ndaj gazetarit. Ndiqni videon e plotë për më tepër! https://www.youtube.com/watch?v=AuebANdctKg&feature=emb_err_woyt
Pronari i një firme është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë-Durrës. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet N. D., 58 vjeç., është gjetur rreth orës 07:40, në një magazinë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë mesnatës që lamë pas, ka ndërruar jetë 67-vujeçari Ilirian Merdanaj që u aksidentua pasditen e djeshme. Ndërdsa mësohet se bashkëshortja e tij është nisur në gjendje të rëndë drejt Tiranës, për ta marrë një trajtim mjekësor më të specializuar. Çifti i të moshuarve u përplas nga një automjet tip “Seat” pasditen e së shtunës rreth orës 18:15 në unazën e qytetit Fier, ku shtetasi L,B 30-vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar çiftin e bashkëshortëve në momentin kur ata po kalonin rrugën në vijat e bardha. 30-vjecari u ndalua menjëherë nga policia ndërsa dy të plagosurit u nisën…
Gjatë vitit të fundit sipas statistikave po sëmuren më pak njerëz nga gripi. Ekspertët thonë se virusi duket se është ‘zhdukur pothuajse’ pasi numri i të prekurve ra me 95 përqind më i ulet se 130 vitet e fundit. Janari, që është edhe muaji më i keq për gripin sezonal, në fakt regjistroi një numër shumë të vogël të infektuarish. Sipas mjekëve, shkak mund të jenë edhe masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në emisionin ‘EXPULS’ është përballur me disa nga gafat e saja që kanë bërë xhiron e rrjetit. Për gabimin e bërë në ‘Twitter’ ku iu drejtua mikut të saj si biseksual, Hajdari u shpreh: ‘Këtu ka media malinje, sepse në momentin që e vura në Twitter ishte në fragment sekondi. Po panë dicka turren të gjithë. në telefona ka autokorrekt, në momentin e parë ishte bisedë dhe e bëri në mënyrë automatike në atë fjalë. Nuk ka nevojë për llogjikë të madhe se ishte një gabim, u fshi në sekonda. Mediat e kanë bërë me…
Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd, si pasojë e një aksident. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në Labinot Fushë, ku janë përplasur dy automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.