Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Programi ekonomik i PD/ Tabaku: Ja dy mënyrat se si do të përfitojnë bizneset

19:48 / January 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e PD dhe ekspertja Jorida Tabaku ka prezantuar efektet që do të ketë programi ekonomik i PD mbi bizneset.

Tabaku thotë se bizneset do të mund të përfitojnë nëpërmjet dy mënyrave, së pari 100 mijë biznese të vogla paguajnë vetëm 0.5% të xhiros, pa taska e tarifa vendore, ndërkohë për bizneset e mëdhaja tatim fitimi 15% ulet në 9%.

Nga ana tjetër qeveria do të mbështesë praktika për 10 mijë të rinj shqiptarë të talentuar.

SHPJEGIMI I JORIDA TABAKUT PËR EFEKTET E PROGRAMIT EKONOMIK TË PD, PËR BIZNESIN

Si je Jorida? Çfarë përfitimesh do të kemi ne bizneset nga programi i qeverisë së Partisë Demokratike?

Jorida Tabaku: Biznesi është në qendër të programit të Partisë Demokratike, sepse ne besojmë që biznesi është motori i zhvillimit. Nuk është mirë ekonomia në qoftë se biznesi nuk është mirë.

Si do e arrini këtë?

Jorida Tabaku: Në dy mënyra: së pari, 100 mijë biznese të vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërkohë që pulla fiskale e vendosur në çdo biznes, nuk do të lejojë asnjë tatimor, asnjë inspektor që të shkojë në dyert e këtyre bizneseve. Për të gjitha bizneset e mëdhaja 15% tatim fitimi do të ulet në 9%. Të gjitha bizneset shqiptare përfitojnë nga kjo.

Bizneset kanë nevojë dhe për njerëz të kualifikuar apo jo?

Jorida Tabaku: Sigurisht! Për këtë arsye do të mbështesim me praktika 10,000 të rinj shqiptarë të talentuar të cilët do të shkojnë të punësohen në bizneset private, biznesi nuk do të paguaj asgjë për kualifikimin e tyre.

Shumë faleminderit Jorida!

Jorida Tabaku: Unë besoj që Shqipëria është më mirë në qoftë se qytetarët kanë më shumë para në xhepat e tyre. Për këtë arsye më 25 prill Shqipëria Fiton.

Programi ekonomik tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.