Author: tirana

Në takimin e parë, Antonela i ka vënë në pah Mevlanit paraqitjen me flokë të pakrehura. Ai u shpreh se ka fjetur nga mullarët dhe filloi të qeshte. Më pas biseda kaloi tek dashuria dhe ana e “fshehtë” e Mevlanit, për të cilën i tha Antonelës se do e zbulojë ajo së shpejti. Mevlani: Antonela, e ëmbël si nutella, flokët e tua kaçurrela. Qenke bërë shumë e bukur. Kaçurrelat… Antonela: Nuk i lëviza, thashë kështu të vij, si më njohe. Ti si i pakrehur, çfarë ke bërë dje? Mevlani: Kam fjetur nga mullarët. Antonela:Po pse e ke hequr xhupin? Se do thojë mami…

Read More

Korrupsioni në radhët e uniformave blu vijon të jenë në nivele shqetësuese, pavarësisht masave të marra nga vetë drejtoria e Policisë apo Ministria e Brendshme. Në një raport të IDM mbi integritetin dhe korrupsionin në radhët e uniformave blu, policia rrugore dhe ajo e kufirit rezultojnë dy departamentet që u kanë kërkuar qytetarëve ryshfet. Publiku mendon se korrupsioni është më i përhapur mes gradave të larta drejtuese, sesa tek oficerët e rangut të ulët dhe të mesëm. Sipas raportit, qytetarët renditin edhe drejtorinë e Antidrogës dhe trafiqeve si dhe Departamenti i Krimit Financiar. Rreth 60% e të anketuarve, akuzojnë punonjësit…

Read More

Mëngjesin e sotëm u grabit shtëpia e një të moshuare në Lushnje. E moshuara Lume Zela jetonte e vetëm dhe në mëngjes një vajzë 16-vjeçare i ka trokitur në derë për t’i kërkuar ndihmë pasi ishte e sëmurë. Pasi e moshuara e ka futur brenda, ajo e ka spërkatur me spraj lotsjellës dhe ka filluar të kontrollojë shtëpinë për të vjedhur sende me vlerë. Më pas 16-vjeçarja është ndihmuar nga i dashuri i saj 18-vjeçar për t’u larguar nga banesa. Mësohet se 16-vjeçarja është Kristjana Beqiri një personazh i njohur i rrjeteve sociale si “Tik Tok” dhe “Instagram”. Madje ajo…

Read More

Kastriot Dema dhe Carlotta Dossena zotërojnë një kompleks turistik në Vilëbashtovë. Konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme dhe Carlotta rrëfen se bashkëshorti do t’i marrë gjithçka që ka investuar. “Unë isha në restorant, po darkonim me stafin. Dëgjova tre goditje të forta, hapa dritaren për të parë. Mendova se ishte pistoletë, hoqëm fëmijët. Kur hapa dritaren, shoh kokën e bashkëshortit që ndodhet në arrest shtëpie në katin e dytë dhe filloi të më kërcënonte dhe ofendonte“. Kastriot Dema ndodhej në katin e dytë të ndërtesës, në arrest shtëpia, pas denoncimit të Carlottës për dhunë. “Kur filloi të kërcënonte ndërhynë…

Read More

Nuk ka më dyshime rreth hamendësimeve që shumë kishin, për një lidhje të fshehtë mes Teas dhe Beartit, të dy konkurentë të emisionit “Përputhen”. Tea para dy javësh zyrtarizoi lidhjen e saj me Andin, ndërkohë që shumë e akuzonin për shtirje, pasi ishin të bindur që po e tradhëtonte Andin me Beartin, djalin nga Kosova, shkruan newsbomb. Newsbomb.al siguron fotot intime të Teas me të, gjatë pushimeve dhe nga shtrati. Fotot janë publikuar dhe në mediat kosovare si dhe nga vetë motra e Beartit.

Read More

Një studim i botuar në revistën “Reproduccion” ka zbuluar se rastet e rënda të Covid-19 mund të ndikojnë në cilësinë e spermës së një mashkulli dhe në pjellorinë e tij. “Ky raport ofron provat e para të drejtpërdrejta deri më tani se Covid-19 dëmton cilësinë e spermës dhe potencialin riprodhues të meshkujve”, thuhet në studim. Sidoqoftë, ekspertët që nuk u përfshinë në këtë studim ishin spektikë në lidhje me përfundimin e raportit dhe kërkuan kujdes në mbivendosjen e gjetjeve të hulumtimit sipas CNN. “Kur je i sëmurë nga ndonjë virus gripi mund të bjerë përkohësisht numri i spermatozoideve (ndonjëherë në zero) për…

Read More

Shqipëria në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit po bashkëpunon ngushtësisht më Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Financial Service Volunteer Corps.Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin e parë në kuadrin e asistencës teknike që Departamenti Amerikan i Shtetit do të ofrojë si angazhim i luftës kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Ky projekt nëpërmjet FSVC (Financial Services Volunteer Corps), e cila ka një përvojë të gjatë, do të mbështesë institucionet shqiptare. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe përfaqësues…

Read More

Mjeku reanimator Roland Xhaxho u shpreh se qeveria shqiptare duhet të miratojë çfarëdolloj vaksine të prodhuar edhe nga Kina apo Rusia. Ai thotë se aktualisht në vendin tonë ka një kaos për marrjen e vaksinave ndaj qeveria nuk duhet të kufizohet vetëm në 2 lloje. “ Vihet re një kaos për vendin se ku duhet marrë vaksina. Unë mendoj që janë shumë dyer që qeveria duhet të sigurojë vaksinën. Që nga Kina dhe deri në Afrikën e Jugut nëse ka. Derisa populli serb apo maqedonase pranon vaksina nga Rusia. Çfarë jemi ne, të rënë nga qielli. Duhet t’i bëjmë të…

Read More

Moderatori Ermal Peçi inskenoi një situatë me ish-konkurrenten e Për’puthen Shqipen, për shkak se është aluduar se debaton me zë të lartë. Për t’ia demonstruar publikut këtë, ajo duhet t’i bërtiste Ermalit. Debati u duk sikur ishte në të vërtetë një përplasje mes tyre. Shqipja: Ermal boll fole kur të them boll fole Ermali: Kam të drejtën time Shqipja: Ti nuk ke të drejtën tënde boll fole

Read More

Johnson & Johnson, zotërues i kompanisë farmaceutike Janssen, ka njoftuar rezultatet pozitive të testimeve të fazës së 3-të të vaksinës së tyre kundër Covid-19. Ata njoftuan se vaksina është 66% efektive në parandalimin e formës së moderuar dhe të rëndë të Covid-19, por “ofron mbrojtje të lartë kundër njerëzve që kanë nevojë të shtrohen në spital”. Johnson & Johnson thotë se injeksioni i tyre është 85% efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë “dhe ka demonstruar mbrojtje të plotë kundër shtrimeve në spital apo vdekjeve nga Covid-19, deri në ditën e 28-të”. Avantazhi kryesor i saj është se merret me…

Read More